Organizatat mjedisore paralajmërojnë shkatërrimin e parkut Divjakë-Karavasta nga megaresorti

10 Nëntor 2017, 16:42Sociale TEMA
Organizatat mjedisore paralajmërojnë shkatërrimin e parkut

Koalicioni i organizatave mjedisore në mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta organizoi të enjten një forum ndërgjegjësues, duke paralajmëruar ndikimin shkatërrues të projektit turistik të planifikuar për t’u ndërtuar në lagunën kryesore shqiptare.

Duke analizuar me detaje shpendët dhe kafshët që kanë për shtëpi parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Ferdinand Bego, profesor në Universitetin e Tiranës argumentoi se 22 mijë hektarët e këtij parku- zonë Ramsar, janë një ekosistem i pasur dhe një parajsë për shpendët në Mesdhe.

“E gjithë laguna popullohet nga shumë faunë… 30-85 mijë shpendë të ujit gjatë dimrit, pra rreth 35% e shpendëve dimërues dhe folezues në vend,” tha prof. Bego.

Ai shtoi se projekti i resortit turistik nuk do të prekë vetëm pjesë të caktuara të parkut Divjakë-Karavasta por të gjithë ekosistemin, ndërsa theksoi se është një detyrim i Shqipërisë ta ruajë zonën, jo vetëm si pasuri kombëtare, por edhe globalisht prej statusit të dhënë.

“Zona në Karavasta është shumë e lidhur dhe e pandashme. Nëse i prishim zemrën këtij ekosistemi, zor se ai do ta mbajë veten në plan afatgjatë,” përfundoi ai.

Një tjetër ekspert në mbrojtje të natyrës në Divjakë-Karavasta, Taultant Bino nga AOS paralajmëroi se efekti i një megaresorti turistik në Divjakë do të kishte ndikim në 100 për qind të natyrës dhe jo vetëm në zonat që parashikohet ndërtimi.

Bino përshkroi planet e kompanisë ndërtuese Mabetex në Divjakë, duke arsyetuar se bashkë me ndërtimet që arrijnë deri në 20 kate vijnë edhe rrugët ndërlidhëse dhe ndriçimi i vazhdueshëm që do të dëmtojë gjendjen natyrore të parkut aktualisht, i cili gëzohet nga qindra mijëra shpendë dhe gjitarë.

“Aty ku sot mbizotëron natyra, do të mbizotërojë njeriu. S’po flasim për natyrë më, po ndërtojmë një qytet të ri në park,” u shpreh ai, duke e cilësuar projektin si urbanizues në ligatinën më të rëndësishme të Adriatikut Lindor.

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është shpallur zonë e mbrojtur në vitin 1964. Ai zë një sipërfaqe prej më shumë se 22 mijë hektarësh dhe përbën një ekosistem unik, i përbërë nga laguna, duna ranore dhe pyje bregdetare me florë dhe faunë të pasur. Në këtë zonë ndodhen pyje me pisha 400-vjeçare, të cilat shërbejnë si një zonë qendrimi për miliona shpendë shtegtarë.

Projekti i kompanisë “Mabetex” në Divjakë përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 370 vilave si dhe objekte ndihmëse si një fushë golfi me 12 vrima e pista për ulje-ngritjen e helikopterëve.

Projekti aktualisht po shqyrtohet nga qeveria shqiptare, ndërsa kompania ka aplikuar për statusin e investitorit strategjik.

“Megaresorti do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm deri të pakthyeshëm për faunën që mund të zhduket gradualisht,” tha biologu Olsi Nika nga EcoAlbania, duke shtuar se kundërshtimi i ekspertëve do të vazhdojë në forume të tjera.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duhet të garantojë mbrojtjen e Parkut Kombëtar Natyror dhe të mos lejojë një investim privat të cenojë integritetin e tij, duke lejuar shndërrim në një qytet të ri turistik,” përfundoi ai.

13 komente në “Organizatat mjedisore paralajmërojnë shkatërrimin e parkut Divjakë-Karavasta nga megaresorti”

  1. TR says:

    NUK NA I RRISIN EKONOMINE LEJLEKET .

    1. Xha Braho says:

      O toc natyra do te ta ktheje reston. Ti perze kafshet dhe.bimet cdo behet “shkretetire”. Edhe lejleku do vendin e vet ne kete bote. Pastaj ai koqevari rus i Mabetex don sa me marr licensen pastaj tok e xanun. Ku.ka 500 milion euro te investoje ai fytyr grisur. Sa ka investu ne Kosove nji muttt te madh. Jo shkaterimit te natyres

  2. Fiqo says:

    Eshte “vellaji” i kryeministrit, pacoll bilioneri….e mbani mend urimin e pacollit, pa u zgjedhur akoma Rama kryeminister….!

  3. Monkey says:

    Po kush ta rrit ekonomine ty TR ? Ke shkuar ndonjehere ne Divjake ti TR?

  4. Monkey says:

    Po kush ta rrit ekonomine ty TR ? Ke shkuar ndonjehere ne Divjake ti TR ?

  5. Matosh says:

    Kushedi se ku e keni hallin ose interesin sepse Ju te mjedisit nuk cate buthen per ndertimet e vjehrrit te Bashes mbi det ne Vlore,nuk cate bythen as per H/Centralet qe po ndertohen mbi Valbone(Sali hajduti i dha lejet),nuk cate mender per asgje.Kushedi doni ndonje cope per vehte,jeni mesuar me gjykate dhe prokuror ti vidhni te gjitha pronat.Sa per dijeni edhe parku i Divjakes ka qene prone e beut,por tani proletaret u bene zengjine dhe pronaret te varfer.E gjith popullata e Divjakes eshte nga me te varferat ne shqiperi,as buke s’kane.

    1. Kopenahgen says:

      Per ty pallosh/matosh.
      E para duhet te dish se emri qe i ke vene vetes ne dialektin myzeqar ka nje kuptim shume te keq.
      E dyta qe duhet te jete e para eshte se Divjaka dhe Myzeqeja ne pergjithesi, kane qene dhe jane nga vendet me te pasura te Shqiperise. Une nuk e di se cili bej e ka patur prone, ti nese e di, mundesh te na e tregosh.
      Me aq sa di une, Divjaka ka qene prone e divjakasve, dhe nuk ka patur bej/agallare, nder te tjera edhe se kane qene te gjithe ortodokse (edhe sot qe kane ardhur ardhacake, prape shumica jane ortodokse).
      Dhe ne fund fare, mesa duket nuk ke shkuar asnjehere ne Divjake, ose e ngaterron me katundin tend te bukur malor, ku ha pula gur.
      Divjaka eshte mbushur me vila dhe shtepi te reja, sepse eshte nga popullatat me punetore ne Shqiperi.
      Nese di shkrim dhe lexim, po te informoj se nje m2 ne Divjake eshte njelloj si ne Durres, dhe me shtrenjte se shume qytete si Lushnja, Berati, Elbasani etj.
      Tani ik mbyll dhite se po ti can ujku.

    2. Shkullaku Uturaku says:

      Po beut kush.ja dha o i tredhur? Saliu…..

  6. Lani says:

    Keq me investime dhe keq pa investime!

  7. Kuq e zi says:

    Nqs kta organizata jane po ato qe mbrojten kendin e lojrave ne tirane per muaj te tere kuptohet qarte kush jane

  8. #a#=°°° says:

    Valbona, Vjosa, Divjaka .ikên bukuritê e Shqipêrisë nga një grup horrash në parlament

  9. fllad says:

    TR eshte ne autobuz i ziu, cfare te beje , mire qe i di emrin edhe lejlekut!

  10. Shkullaku Uturaku says:

    Jo shkaterimit te natyres o njerez. Ne shkretetire do te rroni pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje