Fqinja greke ekzekuton me thikë 35 vjeçarin shqiptar në Kretë

11 Nëntor 2017, 11:25Kronika TEMA

Një 26- vjeçare është arrestuar pak pas mesnatës së djeshme në qytetin e Heraklio në Kretë.

E arrestuara akuzohet se ka vrarë një  shqiptar 35- vjeçar me thikë, i cili ishte fqinji i saj. Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur nga aitoritetet greke.

Shërbimet e emergjencës janë lajmëruar menjëherë por shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia greke bën të ditur se 26- vjeçarja është arrestuar në vendngjarje, ndërkohë që autoritetet janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

1 komente në “Fqinja greke ekzekuton me thikë 35 vjeçarin shqiptar në Kretë”

  1. Gaqi says:

    E kishte lene barse dhe nuk njihte atesine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje