Pranga në doganën e Kosovës, tentoi të kalonte 200 mijë euro ilegalisht

11 Nëntor 2017, 16:08Kronika TEMA

Një person që ka tentuar të kalojë ilegalisht 200 mijë euro kesh nga Maqedonia në Kosovës, është ndaluar ditën e djeshme në doganën e Hanit të Elezit

. Sipas zyrtarëve të doganës, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit është kapur sekuestruar shuma e konsiderueshme e parave.

 

 

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se këto para po futeshin në mënyrë ilegale në Kosovë.

“Kjo sasi e parave është kapur sot gjatë ditës. Zyrtarët doganorë kanë hetuar një person që është kapur duke i futur këto para në Kosovë në mënyrë ilegale”, është shprehur zëdhënësi.

Ai ka thënë se detaje tjera të këtij rasti do të bëhen publike nesër, pasi sipas tij ende nuk ka përfunduar i tërë raporti për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje