Autoriteti i dosjeve ka nevoje per fonde dhe punonjes shtese qe te funksionoje

13 Nëntor 2017, 13:28Sociale TEMA

Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i nevojiten fonde shtesë për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve dhe rritjen e stafit të punonjësve.

Kështu u shpreh sot kryetarja e këtij Autoriteti, gjatë mbledhjes në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2018.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Si mund ta bëjmë me paratë e donatorëve”, tha ajo.

Sa i takon investimeve, Sula nënvizoi se, “kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve“.

Ndërsa përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa. “Të zgjedhim me prioritet. Të bëjmë godinën për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve”.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi nga komisioni që të rrisë stafin për Autoritetin në 60 punonjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje