Nga Anri Bala
Është kthyer në modë, që në çdo cep mediatik, ku ka pak vend bosh për të shkruar apo argumentuar, gjen “lehës” me pagesë, por që në vend që të hanë bukë, pjesën më të madhe të kohës e harxhojnë duke ngrënë m*t. Nuk mund të rri pa ua thënë, se ndjej keqardhje për ta, por prapë se prapë, i’u jap të drejtë në zgjidhjen e tyre. Gjithsecili ka të drejtë ta zgjedh vetë “ushqimin” e tij dhe nuk na lind ne e drejta që ta ndalojmë e as t’i ofrojmë tjetër “tas”, deri në momentin kur ngrënësi i … tenton që ushqimin e tij t’ua shes për “bukë lepurushi” qytetarëve, e ta kthejë në biznes profesioni.
Nuk kishte shfaqje më të shëmtuar dhe për të ardhur keq, se sa ajo kur “lehësit”, kacafyteshin me njëri tjetrin për një copë kockë. Shfaqjet e tyre me të gjitha rolet: Herë interpretonin qengjin, për të mikluar atë që i’u kishte ofruar shtesë racioni, e herë shndërroheshin në ulkonja, për të ruajtur kockën që kanë marrë, herë u lëpiheshin e jargaviteshin pagatorëve duke u premtuar besnikëri deri në vdekje, e herë u puthnin dorën agallarëve, pronarëve, gomarëve dhe pushtetarëve… por kurrë nuk ndryshuan duke mbetur ashtu siç janë: Të poshtër deri në palcë ndaj qytetarëve.
Jam vërtet i çuditur këto kohë, kur shikoj, se “lehësat” janë zhdukur nga qarkullimi. Jo për ndonjë gjë, por ishim mësuar, siç mësohet i zoti i shtëpisë me lehjet e qenit, të lidhur pas gardhit të oborrit. Nëse qeni nuk leh, duhet të trembet pronari, sepse ose e ka ngrënë ujku, ose qeni ka bërë të pamundurën: Ka këputur zinxhirin, porsa ka ndjerë erën e ujkut për të vrapuar se ndoshta shpëton.
Ndaj thashë… jam vërtet i çuditur, se çfarë ka ndodhur me “lehësat”?! Nuk ka mbetur asnjë në “pazarin” mediatik, të hidhet për të mbrojtur pronarin! “Lehësat” kanë braktisur të gjithë të zotët e tyre, sepse po vjen “ujku drejtësi”, e nuk besojmë se do zmbrapset lehtë, me sulme frontale pa front dhe kafshime dhëmbrënësh.
Konellapsit sikur janë zhdukur nga qarkullimi, apo është iluzioni im optik i perceptimit për llojin e tyre?! Në fakt ata lehin mbyturazi për krimin, kriminelë, për hashashin, dhe hashashxhinjtë, ashtu siç e mendojnë ata, që e duan këtë vend në kaos, sikurse e lanë miqtë e tyre, me shpërthimet e tritolit dhe vrasje gjyqtarësh dhe deputetësh, me shtetin brenda shtetit, ku edhe policia donte vizë në ambasadën e Lazaratit të shtetit Kolumbia.al!
Me thënë të drejtën, këto “fshatarë sqimtarë”, që të turpërojnë kur bëjnë politik për fatet e vendit dhe të qytetarëve, bezdisen shumë sa herë vjen era e cigares së djegur të hashashit në oborrin e vilave të tyre prej fqinjëve europianë. Sikletin e tyre, pasi e qajnë vet “me lot dhe piskam”, i’a u besojnë lehësave, ta rrisin e ta qendisin, ta zbukurojnë e ta shesin, “pëgërjen” që kanë bërë “grenzat” për mjalt blete.
Kështu është kur ngatërron erën e gjakut me atë të…! Ata as që duan t’ia dinë fare, as për hashashin e as për kallashin, as për Shqipërinë dhe as pë rininë, madje bëjnë kot sikur duan të kafshojnë. Ata lehin që të justifikojnë “racionin”, i cili u dhurohet çdo ditë duke punuar dhe puna e qenit dihet është lehja.
Kësaj here konellapsit kanë ngrënë kocka të vogla e të buta, tamam si ato që gjenden në kofshë të pulës, të cilat u kanë mbetur keq në fyt, pasi nuk duhej kurrsesi t’i hanin, e po rrezikojnë të mbyten… bashkë me tutorët. Edhe ju tani?! Për mua mos i merrni hiç seriozisht, por në këtë katandisje, duhet të qeshim apo duhet të qajmë?!
Duhet të qeshim, sepse më në fund, lehësit me pagesë janë dorëzuar të mbrojnë atë që nuk mbrohet. Dorëzimi për mua është heshtja e qenit. Sa lehën dikur! Kurse tani, na paskan harruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë krim shtetëror, ku një handikapat politik i “baçes së preshit”, merr guximin dhe kazani i jep megafonin, që të na bindi… se shqiptarët duhet të falin detin, sipas planit Berisha!
Të kërkosh, që të dëmtosh vendin tënd, duke kundërshtuar një vendim nga Gjykata Kushtetuese e “blerë”, ose duhet të mbyllesh në çmendi, ose në një burg bunker!
Pas Traktatit të fshehtë të Londrës, marrëveshja Basha-Bakojanis, është ngjarja më e rëndë e historisë së kombit. Ndaj duhet medoemos të trajtohet si tradhëti kombëtare dhe kodi penal, ashtu siç ka dënim për hashashin dhe kallashin, ka dhe një super dënim për tradhtinë ndaj atdheut.
Lehësat heshtin, sepse e dinë, që firmëtarët dhe bashkëpuntorët duhej të shkonin prapa hekurave, nëse nuk do kishim këtë bordello drejtësi që kemi!
Por lehësat, kanë edhe s’kanë mbrojtjen pa dashje të qytetarëve të mi. Qytetari im i mirë e i dashur, ulëret për hashashin, që vërtet është vepër e dënueshme në këtë vend, por as që i dëgjohet zëri për krimin e shitblerjes së jetëve. As që i’u ndihet zëri, kur milionat e gjetur nëpër dyshek gjyqtarësh dhe prokurorësh, janë dhjetra jetë të shitura, apo dhjetra kriminel të liruar nga ato të hashashit dhe kallashit.
Ndaj mua më vjen të ulëras vetëm, sepse nuk ulërisni ju! Ju që rrini duke pritur të ulërasin lehësit dhe politikanët, prisni kot, s’ka për të ndodhur kurrë. Vetëm nëse mbi kurriz të tyre, do valoi dajaku i drejtësisë!
Dhe vakti per te ngrene dajakun u ka ardhur.
TRADHETIA ndaj vendit e ka shperblimin evet:Jo me prasin ne bythe,por lakun ne fut.
Te lumte dora dhe penda more djale se e ke qendisur kete artikull.
From: Alban Dega
Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT
Opinione
CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?
– Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !
– Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
Popullin” ?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!
Bravo Alban ! Ja the te gjitha por gomeret nuk kan Gale nga gomarlleqet.Kjo eshte puna me e preferuar e gomerve ose magarve,te bejne gomarlleqe.Alban degjoj komeret si pellasin ne parlament.
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
Doja qe nga amerika te importonim ligjin per tradhti ndaj atdheut
Bashke me te edhe karrigen elektrike
Lehesit e PD, duke filluar nga Tritan preshi e deri tek Salianji i Sheges qe nuk paguan dritat, jane pasuri e madhe per PS, sepse fale ketyre, kjo force politike do te qendroje gjithmone ne pushtet.
artikulli shume i sakt bravo
I dashur Bala, në shumë gjëra kam qënë shumë dakord me ju, por kësaj rradhe e ke “dhjerrë” megjithë kuptimin e fjalës…(po përdor dhe unë “elementin” që e ke “shumë qef”, pra “m…n”). Berisha dhe “pasardhësi” i tij Basha, për mua janë e keqja më e madhe që i ka ndodhur këtij vëndi mjeran, në këtë periudhë tranzicioni… Por që të quhen tradhëtarë për çështjen e Kufirit Detar, në rradhë të parë, duhet që një Gjykatë Ndërkombëtare të vendosë që Marrëveshja me Greqinë është e pabazuar dhe në dëm të Shqipërisë, kundra rregullave e ligjeve ndërkombëtare…dhe jo Gjykatat tona (të korruptuara), Mediat tona dhe disa “patriotë” të tipit Pashaj (e theksoj “të tipit”)… që deri më sot nuk na kanë shpjeguar me argumente shkencore bazuar në të drejtën ndërkombëtare se ku qëndron “vjedhja”…???!!! Thjesht është krijuar një “tabu”, me sllogane e parrulla të tipit enverian, “se grekët na kanë vjedhur detin” (?!) dhe populli i ha me lehtësi, sepse slloganet e përrallat patriotike, gjithmonë pëlqehen dhe hahen me lehtësi e kënaqësi nga injorantët (që fatkeqësisht i kemi me shumicë…) Po të pyes, i dashur Bala, pse qoftë edhe një herë, politikanët dhe qeveritarët tanë, nuk kanë përmëndur çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit, gjersa “padrejtësia” është kaq e dukëshme…???!!! Siç duket, e gjitha kjo, është një zhurmë, “për konsum të brëndshëm” dhe për “qëllime” të caktuara politike…!
Sa do donim te ishte keshtu…llapaqenet aty i ke,gezojne shendet dhe buxhet te mire.
Nuk e kane marre vesh akoma ” marrveshjen”… nuk ka dale njeri ta thote hapur( se kane kuptuar)…ndaj nuk e kane hapur buçen( akoma).
Arbitrazhin nderkombetar do ta kishin kerkuar Greket me kohe po te ishin ne te drejten e tyre.
Greku nuk te fal.
@Raldi, grekët kanë Marrëveshjen e firmosur dhe vulosur nga Qeveria Shqiptare dhe nuk kanë ankesa, kështu që nuk kanë pse të kërkojnë Arbitrazh…
Thjeshte….. shkrim I bukur, edhe ai m..i diku , diku ishte i domosdoshem