Tre muaj pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish burri i saj, sot është zbardhur edhe ekspertiza e Fadil Kasemit.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore del se Fadil Kasemi është i aftë mendërisht Rezultati i ekspertizës së Fadil Kasemit i është dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Fadil Kasemin për ‘Vrasje’
Fadil Kasemi vrau bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi në 31 gusht të këtij viti.