FOTOT/ "Obama bir bushtre", Trump takon "armikun" filipines të paraardhësit të tij

13 Nëntor 2017, 11:38Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me homologun e tij të Filipines Rodrigo Duterte, pas një takimi në Manila.

Nuk ishte e qartë nëse Trump ngriti shqetësimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në vend, pavarësisht thirrjeve që ai ta bënte këtë.

Administrata e mëparshme amerikane kishte folur kundër luftës së zotit Duterte me drogën, e cila ka vrarë pothuajse 4.000 njerëz.

Ish-presidenti Barack Obama anuloi takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e quajti atë kohë si “bir bushtre”.

Presidenti Trump është pothuajse në fund të një turneu të gjerë Azi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje