FOTOT/ Ambasadori Lu siç nuk e keni parë, ulet këmbëkryq dhe mëson të punojë tezgjah

14 Nëntor 2017, 10:38Lifestyle TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu, pavarësisht angazhimit të tij me misionin e diplomatit gjen edhe pak kohë për të zbuluar traditat e veçanta të popullit shqiptar.

E në këtë linjë, për të ‘prekur’ më nga afër realitetin shqiptar, ambasadori Lu ka lënë zyrën, ndërsa ka vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet endja në vegje.

Ambasada amerikane ka postuar disa foto të ambasadorit, ku ai shihet se si i ulur përtokë sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazrin, gruaja nga Lezha.

“Foto e Ditës | Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës.

Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme.”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

1 komente në “FOTOT/ Ambasadori Lu siç nuk e keni parë, ulet këmbëkryq dhe mëson të punojë tezgjah”

  1. siringa says:

    Per mua eshte ambasadori nr 1 ne bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje