FOTOT/ 20 mijë paund për dokumentet e divorcit të Elvis Presley-it

13 Nëntor 2017, 16:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ 20 mijë paund për dokumentet e divorcit të Elvis

Dokumentet e divorcit të nënshkruara nga Elvis Presley dhe ish-bashkëshortja e tij Priscilla janë shitur në ankand për 20,000 paund.

Letrat përfshijnë detajet e divorcit të çiftit, i cili u martua në vitin 1967 dhe filloi të jetonte larg njëri-tjetrit në vitin 1972.

Çifti u shkurorëzua më 15 gusht të vitit 1972, ndërsa në dokumentet e divorcit, Elvisi kishte nënshkruar se ia linte ish-gruas Mercedesin, motoçikletën Harley Davidson dhe 100 mijë dollarë.

Po ashtu, ajo do të merrte edhe gjysmën e tri rezidencave në Beverly Hills, Los Angeles dhe Palm Springs.

12 letrat u shitën nga një ofertues me telefon nga SHBA.

1 komente në “FOTOT/ 20 mijë paund për dokumentet e divorcit të Elvis Presley-it”

  1. Eda says:

    Patjeter do kete pasur simpati per Elvis Preslin.se nuk ka si te jete ndryshe. Edhe une do ta beja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje