Për 27-vjeçarin britanik Tom Fraser, ka qenë gjithnjë një ëndërr të bëhej një kampion i sportit të mundjesQë kur ishte fëmijë kishte nisur të kultivonte pasionin për të luftuar, por ishte i bindur se duhet të peshone më shumë.
Kështu filloi të shëndoshej dhe të stërvitej. Pastaj papritur mëson lajmin e tmerrshëm: mamaja e tij ishte e sëmurë me kancer. Për dy vjet, së bashku me vëllain, i qëndroi te koka deri sa ajo vdiq në vitin 2014.
Gjatë kësaj kohe nisi një periudhë jo e mirë për të, duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi. Tom i kishte kaluar 190 kg. Një mik i tij, një ditë i tha: “Të dua shumë, por shpresoj të mos mbaj arkivolin tënd në krah”.
Një frazë që e rizgjoi. Tom rinisi stërvitjet dhe në dy vjet humbi 100 kg, duke rifilluar ëndrrën për t’u bërë një luftëtar ‘wrestling’-u.