Klubi i Partizanit ka njoftuar tifozerinë e saj se për sfidën Laçi – Partizani e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, tifozeria e kuqe mund ti siguroj biletat e këtij takimi në Tiranë.
Falë bashkëpunimit me Kompaninë që menaxhon biletat, tifozët të cilët dëshirojnë të jenë present në stadiumin e Laçit, do të mund ti sigurojnë biletat (me vlerë 200 lek) paraditen e së enjtes duke filluar nga ora 11:00, pranë Pallatit të sportit “Asllan Rusi”.
Takimi Laçi – Partizani do të luhet të enjten 16 nëntor në ora 14:00.