Skandali: Arabët e indianët, masakër në malin e Tomorrit

14 Nëntor 2017, 20:54Sociale TEMA
Skandali: Arabët e indianët, masakër në malin e Tomorrit

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Banorët e pakët të këtij fshati ankohen për kushtet e vështira të jetesës si pasojë guroreve të mermerit, të cilat xhirojnë miliona euro. Ata pretendojnë se guroret u kanë prishur shtëpitë, të mbjellat dhe gjithçka përreth. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje.

Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012. Ndërkohë, në vitin 2015, sërish me VKM, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila bëri edhe kufizimet. Guroret e fshatit Mëlovë dhe në grykën e Dëvrisë u lanë jashtë parkut, megjithëse janë pjesë e Malit.

Rruga që të çon në këtë fshat kalon pranë një Monumenti të Natyrës, që është Karsti në Qafën e Dëvrisë. Zona është e mbrojtur me ligj, ndërkohë që janë dhënë leje për shfrytëzimin e mermerit para dhe pas këtij monumenti.

Fshati i braktisur

Banorët thonë se guroret i kanë disa firma shqiptare, grek, indiane etj. Sipas tyre, mali i Tomorit është shkatërrua. “Dëvria është vend i bukur, por po shkatërrohet. Në këtë fshat kanë qenë mbi 80 familje, tani kanë mbetur vetëm 4” thonë ata. Sipas tyre, gurorja e Dëvrisë është hapur në vitin 2007, ndërsa tregojë se në këto vende kanë ardhur edhe politikanë të rëndësishëm, të cilët kanë lidhje me administratorët e guroreve. Ata thonë se guroret u kanë bërë dëm të madh. Fillimisht janë ankuar. “U tërhoqëm, s’e kapim ne dot ‘peshkun e madh'” thonë ata, ndërsa njëri shton se djemtë i ka në Greqi, ndërsa indiani merr paratë në malin e tyre. Në lidhje me politikanët, ata pohojnë se ata kanë shkuar, por vetëm te guroret. “Këtu te ne s’i plas njeriu. Po të presë njëri lëndë ndërtimi, këtu dënohet, ndërsa për ata nuk u marrka masa fare” thotë një tjetër. Kryeplaku

Jonus Jaupllari pohon se në këtë fshat mund të mbetet vetëm ai, pasi i ka rënë një hall. Për pronarët e guroreve shton se “zëra mund të ketë firma e këtij e atij. Jo deputetë, jo të larguarit që këtej, që janë bërë deputetë. Këta nga zona e Skraparit”.

Guroret e mermerit

Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare shkuan pikërisht në guroret e mermerit. Mali ishte gërryer, ndërsa zona është bërë shkallë-shkallë nga nxjerrja e Mermerit. Një punonjës thotë se mermeri pritet me fill diamanti, ndërsa thotë se do vazhdojnë deri sa të ketë mermer. Sipas tij, një pjesë e mallit shkon në Greqi.

Ndërkohë, në një gurore tjetër, punëtorët thonë se janë me origjinë nga Kukësi dhe marrin 700 mijë lekë pagë.

“Mermeri i Skraparit, flori”

Nënkryetari i Bashkisë Skrapar, Shkëlqim Çuku, thotë se me një vendim të VKM të qeverisë, fondi pyjor kullosor iu transferua Bashkisë Skrapar. “Këto subjekte, kanë marrë leje dhe aktualisht ky fond pyjor nuk është hequr. Deri në një 1 ha, e heq ministri, nga 1 ha – 100 ha e heq qeveria. Mbi 100 ha me ligj nga Parlamenti. Ata s’duhet të kishin filluar punë pa u hequr nga fondi” thotë Çuku. Ai thotë se bashkia merr vetëm një përqindje të vogël nga renta minerare nga ky mermer. Më tej Çuku flet edhe për shkatërirmin e zonës, piëkrisht në Qafën e Dëvrisë. Ai thotë se në atë zonë ka shkuar dikush dhe e ka studiuar. “S’po pyet më njeri o burrë i dheut. E di si thonë?-Skrapari ka flori. Ne kujtonim si ai floriri se ku e çuan. Jo more jo. Floriri është mermeri. Ka një hartë që atje kishte mermer, tani floririn po na i merr greku dhe indiani” vijon nënkryetari.

Leje në monumentin e natyrës

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Berat. Drejtori Fatos Nako thotë se parku i Tomorit, është shpallur me VKM 2012 dhe gjatë shpalljes është studiuar në lidhje me komplet sipërfaqen. Këto pjesët ishte dhënë licenca nga AKBN-ja janë hequr nga territori i parkut.

Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për guroret në Malin e Tomorit. Ministria na ktheu përgjigje se leja e fundit është dhënë në datën 13 qershor 2017, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare. Leja ishte në zonën që njihet si “Qafa e Dëvrisë”, e cila është monument natyre. Firma që do shfrytëzojë këtë vend është “Gulf Miningmaterials Al”, me përfaqësues z.Elidon Kasaj.

Sipas Nakos, në qafën e Dëvrisë ndodhet edhe një monument natyre, që është Karsti i Palogjenit në Grykën e Dëvrisë, i cili është shpallur me VKM-në përkatëse. “Aty një subjekt që ka marrë licencën ka bërë një rrugë kalimi, e cila afrohet këtij monumenti, më afër se 50 metra, gjë e cila ndalohet me ligj. Kam bërë dokumentacionin përkatës dhe ia kam çuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve. Çështja është në prokurori” thotë ai. Fiksi pyeti edhe në këtë inspektoriat, ku specialisti Ergert Laçka thotë se këtë rast e kanë referuar në prokurori, pasi kishte punime në afërsi të këtij monumenti.

Fiksi kontaktoi edhe me administratorin e firmës “Gulf Miningmaterials Al”, z.Elidon Kasaj. Ai thotë se “kam raport që nuk është prekur, asnjë milimetër. U ngrit grup pune, dyshohej se ishin prekur 2 metra, po fare. Erdhi grupi, dyshohej për dy metra. Unë kam dhe vendimin” thotë ai. Gazetarët i kërkuan këtë vendim, ndërsa z.Kasaj tha se do të flasë me pronarin. Më tej shton se ka vendime nga AKZM Berat që duhet të vazhdojnë punimet.

Fiksi pyetu sërish drejtorin e AKZM Berat, Fatos Nako, i cili tha se kjo leje është shumë afër monumentit natyror. “Ne nuk jemi pyetur. Atij monumenti i humbasin shumë vlerat. Ai që do shkoj ta shikojë, do të kalojë në një sipërfaqe të dëmtuar pastaj do shikojë një bukuri” vijon ai. Më tej tregon hartën ku janë gurore, ku ajo zonë ka qenë me pyje, shkurre me lajthi. “Subjekti do punojë në të dyja krahët. Ka bërë edhe rrugën. Rruga i afrohet më pak se 50 metër. Nëse s’do ishin guroret, parku do ishte edhe pjesa e gurores. Pjesët e gurores janë si gadishuj. Të dyja futen në pjesë të parkut” thotë ai. I pyetur nëse duhet të ishin dhënë lejet, ai tha se “zona është një vend me resurse për turizmin, mendimi jo si natyralist jo”. Në fund, i pyetur si mund të koordinohen institucionet për të ndaluar këtë shkatërrim, tha se “është vullneti politik”.

16 komente në “Skandali: Arabët e indianët, masakër në malin e Tomorrit”

  1. Mandakalli says:

    Bizneset e Ilir Metes po shkaterrojne gjithcka.

    1. syri blu says:

      Meten nuk deshim ??? Ta mbajme me shendet, dhe mos e kritikoni shum oree se na merzitet kok qeni i terbacit …….arabet bejne vila , ndertojne gardacele te shtruara me mermerin tone , ne rjepim malet e gjthcka te bukur qe ne edhuroi natyra dhe jo kokqeni , presidenti me i felliqur , ore mir dhe kaq qe na sillen keshtu arabet e pasur se mos na thone : ju marim cdo gje qe na nevojitet, dhe hajde tju fusim dhe ndonje rock bytheve , sbehemi shtet kurren e kurres ne , keta jemi , te keqinjt e vetes tone ………..

  2. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    fare e keqe arabesh e Zike sumqirit,katastrofi dhe qelbet kudo qe shkel kemba njethundrake………………….

    1. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

      A ka me sumqire se ty o jevg anadollli?

    2. Bellkameni says:

      Me sa po kuptoj, ti kuluf Ponti ke te drejte kur thua se qelbet kudo ku shkel kemba e njethundrakeve Harri Lena (ne Gryken e Kelcyres) dhe Tavoja i LSI-se?

  3. sali says:

    Ky eshte businesi i Likes dhe LSI

  4. mirel says:

    Bizneset e Ilir Metes me firmen e Arben Rahmetes.
    Ketu trajtohet dhe toka dhe deti si prone private e Metes. Ahmetes..
    Fashizem- Feudalizem, skllaveri dhe krim ne permasa te medha.
    Jane te gjitha te lidhura me njera tjetren.
    Nk mund ta shikosh biznesin e ujit dhe te HECeve te shkeputur nga ky ky lloj krimi prej perbindeshi ne malet tona: Tomorri po hahet perse gjalli nga arape e greke.
    Qeveria i favorizon. Banoret ne burg po tjua mbaje.

    Si kudo
    Po veshgjatet me kombesishqiptare nuk marrin vesh akoma.
    Jane ende skllever te perrulur
    Deri ne palce.

  5. meti says:

    eshte Biznesi i Ilir metes. qe atje ne terren e drejton Muharrem Berisha. i cili ka hedhur ne emer te tij dhe prona dhe biznese te tjera te Ilir Mutit. Vetem amriqanet dhe prokuroria nuk e di.. hajde president leshi hajde

  6. Zaloshnja says:

    Jane “arabet” e “indianet” e LSI-se.
    Fshatareve te zones le tu pergjigjet kryetarja e LSI-se, se ciles po i bie te fiket nga hallet e varferia e popullit. Pyeteni se mos valle, rastesisht, gurorja i perket “sherbetorit nr 1” te popullit?! Po me shitjen e gurit ne Greqi, mos valle, perseri rastesisht, merret nje deputet, po i LSI-se, me origjine nga Skrapari?!

  7. Skrspaliu says:

    Dhe te asaj surat bythes Mones

  8. lato says:

    di gje ilir meta per keto gurore?Mermerin e blejme ne Greqi,mermeri qenka ketu.

  9. Lalai says:

    Piesni Presidentin……..se ai mbase di diçka!?
    Por mbase marrin gjithë mallkimet e DODONES përsiper!!!!

  10. Alidemsi vjeter says:

    Germo Tare germo se te Pusi Ilirit do te dalesh,nuk eshte ndonje gje e re se me letra mali i Tomorit ka dale prone e Ilir Metes (firma greke,italiane,indiane,arabe).Te gjitha pislleqe te Ilirit te Mones. Fshati qe duket ska nevoje per kallauz!

  11. patrioti says:

    JENI ju arabet SHQIPTAR , mos fajsoni te tjeret , se arabi pa leje nuk ka byth te afrohet atje , por jan horrat tan te politikes , kta kurva qe nuk i kan len gje pa ber kti vendi per te xhvatur para , erdhi koha kurvave qijani kurven ter kti vendi se ju erdhi dita ju pushtave qe shani te shkuaren , e shani ate se ju tmerron drejtesia e saj , nuk keni hallin e politikes , se ju nuk njihni as politik as atdhe , ju njifni vetem parat dhe dashnoret , shani arabet shkerdhata muti , ju politikanet ja keni qir nenen kti vendi , ju antishqiptaret ju jeni arabet e vertet qe po shkaterroni xhdo gje ne kte vend ,rrac e ulet , njerzia presin drejtesi , drejtesia vdiq pergjithmon me sistemin qe shkoj vajti pergjithmon , ata qe vin sot gjoja per te ber drejtesi ne kte vend , do mbushin valixhet e tyre me miliona dhe do zhduken si shurr pule , se esht sistemi qe themelet i ka ne krim korrupsion e padrejtesi . korrupsionin nuk e shpikem ne , por e gjetem ktu midis ksaj europe dhe amerike qe kerkon gjoia te ver drejtesi gje qe nuk ka shance te ndodh , ED RAMA uleret si luan per shtet e drejtesi , por lejen e çfrytezimit ne tomorr ka tre muaj qe e kan marr nje pjes e arabve , prandaj mos na haj mut rama por te gjej arabin e qeveris vet , ate te bej , nese do te ver shtetin siç pretendon , po do ta bej siç e dhjeu saliu mos na rrokanisi koken te pakten ter diten e perendis ne televizor , ne preherin tend fle arabi çfrytezimit te mermerit ED RAMA ke brekushet e ke ushqehet me eren tende.duhet te jet ai miku qe erdhi me jahtet ne ver arabi mermerit qe zotrote hengre drek me te .i dyti arab esht ILIR META e ke ne president ti e vure nuk e vum ne populli ..

  12. , says:

    Kulti i zotit po rrenohet nga djajt e t pa udhet.Kjofshit te mallkum o shkatrrimtar te ktij vendi.

  13. dashi says:

    Po sikur firma me e madhe qe nxjer blloqe mermeri aty eshte nje Greke?!
    Çudi si nuk e permend njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje