Buxheti/ LSI deklaron votën, Gjosha: Do rrimë në sallë për debatin politik, lufta e LSI me këtë qeveri bëhet në...

16 Nëntor 2017, 16:13Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar votën kundër projektbuxhetit të sjellë nga qeveria për t’u diskutuar dhe votuar në Kuvend.

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, në një prononcim jashtë Parlamentit ka dhënë edhe arsyet e kësaj vote kundër.

 

 

Megjithatë ish-ministrja e Integrimit deklaroi se forca e tyre politike do të qëndrojë në sallë për të bërë debat dhe për të dhënë alternativën e saj.

PRONONCIMI I PLOTË

Është e pamundur të mbash fjalë në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të një shoë që zgjat prej orësh, që është tepër i lodhshëm për qytetarët shqiptarë, aq më tepër në një ditë ku diskutohet buxheti.

Unë ato pak fjalë që doja të thosha aty, më mirë po i ndaj me median dhe po i ndaj me qytetarët, për të thënë se realisht pyetja që doja të drejtoja sot është që: cili është titulli i këtij buxheti?

A ka një kokë ky buxhet? Çfarë është buxhet social? Është buxhet investimesh? Është buxhet i rritjes së pagave apo pensioneve? Sepse fatkeqësisht asgjë nga këto nuk është parë. Është një buxhet, i cili është për të ardhur keq, sepse më shumë e largon Shqipërinë nga Europa, se sa e afron atë.

Kur flasim për procesin e integrimit, e dinë të gjithë që buxheti duhet të jetë në të njëjtën linjë me procesin e integrimit. Ku kanë shkuar fondet?

A kanë shkuar fondet te institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, duhet të luftojnë çështjen e drogës që është kaq e madhe tashme për një vend të vogël si Shqipëria, por që është bërë e njohur për një çështje që është madhore.

Ku po shkojnë këto fonde? Kështu që në një farë mënyre, unë do doja të ndaja me ju keqardhjen e një buxheti që nuk ofron asgjë, përkundrazi ofron një rritje taksash, po vret shpresën e shtresës së varfër në Shqipëri, por edhe të shtresës së mesme.

Ju ka kanë kthyer përgjigje në lidhje me amendamentet e ditës së djeshme?

Asnjë përgjigje nuk ka. Besoj që ato janë amendamente, të cilat edhe kolegët e mi sot patjetër do ta ngrenë zërin në Kuvendin e Shqipërisë. Janë amendamente që vijnë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë, në ndihmë të xhepave të tyre, të të ardhurave të tyre, sepse është vetëvrasëse sot të mendosh që gjithsecili nga ne, paguan rreth 23% taksa, tatim mbi pagën. Imagjinoni që kjo do shtrihet deri te tatimi mbi të ardhurat etj. Prandaj themi që për shtresën e mesme është vetëvrasëse. Sot njerëzit më të studiuar, njerëzit më profesionistë po largohen dhe po kërkojnë çdo moment që të largohen nga Shqipëria. Është trishtim për të ardhmen e këtij vendi, është trishtim për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Cila do jetë vota e LSI-së? Do jetë pjesë e votimit? Do jetë kundër?

Ne e kemi thënë që vota jonë ndaj këtij buxheti që është paraqitur, është absolutisht kundër, por ne në sallë do të qëndrojmë deri në fund për të bërë debatin politik dhe për të dhënë alternativën tonë të buxhetit, realitetin që duhet të paraqesë ky buxhet për vitin 2018. Prandaj kemi ardhur dhe me alternativën tonë, me 3 amendamentet tona.

A vijon LSI dhe PD të jenë një bllok i bashkuar opozitar, sepse gjatë javës në komisionet parlamentare  deputetët e PD-së janë larguar në shenjë proteste, ndërsa deputetët e LSI-së kanë vijuar të qëndrojnë në komisione?

Unë di të them që lufta e LSI me këtë qeveri bëhet brenda institucioneve. Kjo është bota demokratike, kështu duhet të funksionojë dhe besoj që kjo opozitën e bën më të fortë se largimi nga institucionet.(TemA)

4 komente në “Buxheti/ LSI deklaron votën, Gjosha: Do rrimë në sallë për debatin politik, lufta e LSI me këtë qeveri bëhet në…”

  1. Fuck it says:

    Tatimi mbi pagen behet ne cdo vend te Europe’s moj fycke. Po ku di gje ti aq mer vesh. Informohu njehere para se te flasesh traplleqe. Bile me shume se 23% tatohet. Po ske faj ti ashtu te thote mona me lilin dil e flit budalleqe. Na cate trapin me

  2. Fuck it says:

    Tatimi mbi pagen behet ne cdo vend te Europe’s moj fycke. Po ku di gje ti. Ashtu te thote mona me lilin dil e flit budalleqe. Informohu njehere para se te flasesh traplleqe. Bile me shume se 23 % tatohet ne Europe

  3. nina says:

    Gjosha ? TURP TE KESH TIII FAQEZEZE.. PSE JENI KUNDRA, SE NUK JENI ME NE PUSHTET???? TI ZOTROTE CFAR BERE PER INTEGRIMIN E SHQIPERISE??? NJE MUT BERE TA HASH… QELBESIRA.. SA TE MOS JENI NE QEVERI FLISNI KUNDRA BAJGA TE PARTIS PROSTITUTE

  4. harillaqi says:

    Kjo leh si buçe se ka eksperienca a buçes se madhe me emrin Monikabuçe.Kur nuk mere vesh,dhe je injorante per ekonomin,natyrisht keshtu mbroçkullash do flasesh si kjo fyçke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje