Rama, deklarata “dashurie” Bashës: Të pres. Basha: Koha jote mori fund, tani është radha ime

16 Nëntor 2017, 12:05Politika TEMA

Në morinë e replikave të shumta që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, Rama i ka kujtuar Bashës edhe marrëveshjen e tyre, e cila tani e vë në siklet kreun e PD-së.

Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the ngrihuni dhe kujtova që sa shumë duhet të ngriheshin kur ishe në çadër poshtë dritares sime.

Prapë do të vish të ulesh me mua, dhe unë të pres. Jo se është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por sepse nga ajo ulje, do bëhet më mirë për këtë vend e për këta njerëz,” tha Rama.

Si ka mundësi që raporti i GdF për drogën, i mirëpritur në Bruksel, edhe në selinë e PPE, ju hidhëron? A doni që Shqipëria të dilte nga harta e vendeve që kultivon dhe trafikon lëndë narkotike? Apo tani që iku kanabisi, nuk do keni se si bëni betejë me ne. Ka 1 mijë e një gjëra për të bërë betejë me ne.

Midis të djathtës dhe ju është vetëm djathi. Doni djathë, ju ka marrë malli për djathë. Është shumë e lehtë, por shumë dritëshkurtër të luash me fjalë, të bësh prokurorin, gjykatësin dhe të japësh vendime këtu në këtë foltore, ndërkohë që je po ti që vrapove në Kamzë për të treguar solidaritet për një të arrestuar, që ishte një nga pesë yjet e partisë tënde.

Këtu prapë ne ndryshojmë, ne presim procesin, ne presim hetimin. Një këshillë po ta jap, mos u ngut se prapë mund të dalësh bllof.

Kolegët ndërkombëtarë ngrenë supet dhe qeshin me keqardhje për ju. E di si më tha njëri, si mund ta dua unë Shqipërinë, kur nuk e do as Partia Demokratike,” vijoi Rama.

Por Basha iu përgjigj se koha e tij ka marrë fund dhe tashmë është radha e tij për të qeverisur Shqipërinë:

“Partnerët ta kanë vënë vizën dhe për këtë nuk ke nevojë për viza. Ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës, me luftën kundër krimit. Ti je arsyeja se përse krimi u fut në këtë sallë.

Nuk e di si e paske dëgjuar atë mikun, por të huajt po bëjnë llogari se si do ikësh ti. Ti je një qeveri e rënë.

Ne jemi partia që hoqi vizat për shqiptarët, ti po ua kthen vizat. Ne e futëm vendin në NATO, ti bëre protesta kundër. Ne jemi partia që do të bëjë të mundur jo vetëm largimin tënd nga pushteti, por edhe kurimin e trupit të sëmurë të shoqërisë nga kanceri i krimit dhe drogës.

Të huajt kanë ardhur për tjetër detyrë, që lufta kundër krimit të mos reduktohet tek rivalët e Agron Xhafës. Sot të huajt kanë vetëm një partner të besueshëm, një forcë politike që nuk i shtriu dorën krimit. Ne jemi e vetmja garanci për atë që po vjen dhe ti nuk e ndal dot. Shenjat e gishtërinjve i ke lënë kudo. Koha ime sapo ka filluar, e jotja ka marrë fund”. (TemA)

2 komente në “Rama, deklarata “dashurie” Bashës: Të pres. Basha: Koha jote mori fund, tani është radha ime”

  1. lola says:

    Ky Luli, ose ka shkarë fare, ose është “idiot i lindur”… Mjerrë ne, si jemi katandisur…(gazi i botës). Habitem se si ka akoma shqiptarë që i shkojnë prapa këtij hajvani…!!!

  2. votren says:

    Po ashpersohen gjerat.Te jene perpelitjet e fundit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje