Projektbuxheti/ Basha akuza Ramës: Je dredharak e manipulator që ke mbaruar, Shqipëria fabrikë droge

16 Nëntor 2017, 10:50Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të citojë një shprehje të Papa Franceskut për politikanët e etur për pushtet dhe nuk nguroi ta quante kryeministrin dredharak dhe manipulator.

“Na ishte një kohë kur Rama s’linte fjalim pa nisur e mbaruar me citime të Papa Franceskut.

Ishte koha kur donte t’i mbushte mendjen botës, vetes dhe juve se ecte në rrugën e Zotit.

Por edhe kjo ishte fasadë, e harroi shpejt dhe vazhdoi rrugën me Rroshin dhe Tahirin.

Sot është dita për t’ja kujtuar paralajmërimin e Papa Franceskut për pushtetarët e etur për para e pushtet që i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit: Kur mjaftohesh me veten tënde është e thjeshtë të jesh në vetëkënaqësi dhe pretendon se je e vërteta e gjithçkaje, është shenja e politikës perverse që ngrihet mbi interesa të errëta. Këtu mbytet ndërgjegjja, përgjegjësia publike kthehet në mjet përfitimi. Papa ka folur si të kishte para Ramën dredharak dhe manipulator, që të keqen e shet për të mirë”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje