Spartak Braho rrëfehet: LSI gaboi rëndë, Prokuroria të merret me Izetin. Ja e vërteta e “çantës së zezë"

16 Nëntor 2017, 09:08Politika TEMA

Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e fundit.

“Sic dihet ne zgjedhjet e vitit 2017 te dy forcat politike hyn me vehte ne zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-ne.

Pavarsisht arsyeve per mendimin tim LSI-ja gaboi rende ne kete pozicionim.  

Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara perqark dy lidereve natyrisht qe ndikuan negativisht” – thotë Braho për gazetën Dita.

Braho mendon se ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme

“Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se.

Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai ndër të tjera në intervistën për Dita.

Duke folur për detyrën e re, atë të këshilltarit pranë kryeministrit, ish-deputeti thotë:

“Nuk eshte e thene qe politiken e shtresave qe perfaqeson e ben vetem duke qene deputet. Kryeministri Rama ka vendosur te keshillohet nga socialistet e vjeter e me pervoje. Dhe keto raporte pune dhe bashkepunimi i ka vendosur me shume prej tyre. Edhe me Fatos Nanon, edhe me Gramoz Rucin,zgjedhja e te cilit ne krye te Kuvendit ishte brenda kesaj llogjike. Thirrja dhe afrimi im si keshilltare prane zyres se tij ishte perseri ne vrazhden e ketij vleresimi”

Braho është dakord me vlerësimet e kryeministrit në debatin e ditëve të fundit për median. Ai mendon se media sot “kondicionohet nga mungesa e profesionalizmit dhe varferia ideore e nje pjese te gazetareve”.

“Ne Shqiperi nuk ka gazetare investigative te mirefillte, ata jane te rralle dhe gjenden me shumice gazetare speculante, mitomane te lajthitur, hallexhinje qe perdoren qe yshten e paguhen” – thotë Braho.

Duke komentuar hetimet ndaj ish-ministrit të brendshëm, Braho thotë:

“Prokuroria po vazhdon hetimin per ish ministrin e brendshem dhe Saliu duhet te heshte, pasi i ngjan rastit kur “hajduti bertet kapeni hajdutin”. Perse nuk angazhohet prokuroria me akuzat qe nxjerr apo paraqit cdo jave ne media Izet Haxhia ndaj Sali Berishes si bashkepunetore ne vrasjen e Azem Hajdarit? Çudi e madhe !!”

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin  nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”. Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime.

U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore.

E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat”.

2 komente në “Spartak Braho rrëfehet: LSI gaboi rëndë, Prokuroria të merret me Izetin. Ja e vërteta e “çantës së zezë””

  1. Jugu says:

    E rehabilituat edhe Taku hajdutin me gjithe djemt e tij gangot e Durresit? Bravo ju qofte, jeni bere si Fahri Balliu fiks.

    Nuk eshte e nevojshme te tregosh per bemat dhe gjemat e Takut, por mesa duket Rama dhe ri-linda e paskan mik te aferm dhe po e shperblejn. Mjere socialistat e ndershem ne dore te kujt kane rene, por me keq mjere shqiptaret e ndershem ne dore te kujte kane rene.

  2. tullumi says:

    Tamam burre pusht,pa asnje lidhje me socialistet ose demokratet,hajdut dhe mashtrues.Tamam ushunjze.Kur u gjykua Mata per vjedhjet me defter,ky nevojtore na tha”sovrani foli”,njelloj si shoku Enver.Paraja ben hatane/paraja ben kalane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje