Plas te LIBRA?! Blushi sherr me Mimoza Hafizin: Pension të mbarë, hileqare

16 Nëntor 2017, 08:54Politika TEMA

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi dy nga themeluesit e LIBRA-s i kanë dhënë lamtumirën njëri tjetrit, me anë të një komunikimi të ashpër nëpërmjet mesazheve me email.

Disa emaile të zbardhura nga Newsbomb.al tregojnë mesazhin që Blushi i ka dërguar Hafizit ku e quan hileqare dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie.

“Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses se tij.

Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA-s Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë.

Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit.

“Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë…”, kështu e nis mesazhin e saj Hafizi ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.

Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pasi nuk arritën të mbledhin mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 25 qershorit, e fill pas kësaj rënie vijnë dhe përplasjet mes tyre, në mënyrë kaq të hapur.

3 komente në “Plas te LIBRA?! Blushi sherr me Mimoza Hafizin: Pension të mbarë, hileqare”

  1. Xan Gallata says:

    O ca gallate.Ikeeeee o plakuuuuuu Mereeeee me gjithe tespie e Tosun Bac.
    Kthehu Blusho ktheu tek Mëma,

  2. Jepi Elvis says:

    Jepi Blushi. Lufto per liri.

  3. Bashkim bajrami says:

    Në familjet me shumë fëmi ndollë që ndonjë fëmi të dalë inatci dhe fududhë Beno je një gore kuptoje e largou nga politika kurë mos thuaj që është vonë o Beno po ikë e pra mo se na ça e toron kur thotë Rama është trupë të keshë politikan ti je thapathuq ti shkruaj e mos folë je pa moral bukë shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje