Ditën e sotme në parlamentin e Shqipërisë do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2018.
Kryeministri Edi Rama përmendi disa nga arritjet ekomonike të qeverisë së tij në vitin 2017, para se të prezantonte disa nga pikat e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Kreu i qeverisë u shpreh i binxur se ky projekt-buxhet do të vendosë një bazë të re për të bërë shumë më tepër në lidhje me ekonominë.
Rama tha se “projekt-buxheti 2018 do të financojë uljen e nivelit të borxhit publik si dhe do të nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë.”
“Jam i bindur që me projekt buxhetin 2018, ne vendosim bazë të re për të bërë shumë më tepër. E tregon këtë shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018, e cila kap nivelin 28.1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
Buxheti do financojë ulje të nivelit të borxhit publik. Borxhi publik do reduktohet në 2.5% dhe nga ana tjetër, paketa fiskale e vitit të ardhshëm do nxisë formalizimin e gjithanshëm të ekonomisë në një kosto të papërfillshme për biznesin e vogël.
Mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë, do kalohet në taksimin në bazë të vlerës së pronës. Do zërohet taksa e banesës për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Politika jonë e taksimit nuk rëndon më të dobëtit, synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura.
Në tremujorin e dytë të këtij viti prekëm kufirin e 4%-it. Sipas të dhënave, kemi gjallërim të ndjeshëm të kërkesës së brendshme private dhe këtu vlen të nënvizohet rritja e konsumit në gjysmën e parë të vitit që po mbyllim.
Po ashtu, i ndjeshëm është edhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare, eksporti është rritur me 13%, dhe importet me 6.3%. Së treti rritja e shpenzimeve publike, investimet u rritën me 13% në gjysmën e parë të këtij viti. Edhe investimet e huaja janë rritur pozitivisht me 18% krahasuar me një vit më parë.
Rezultatet e anketës së forcave të punës, vihet re rritje e punësimit me 13.5% në gjysmën e parë të viti, shkalla e papunësisë vijon rënien. Po verifikohet nga shifrat e këtij viti, buxheti është ndërtuar i tëri me përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti.
Mjafton të shohim të ardhurat nga tatimet e doganat me rritje 7%. Rritja reale ekonomike në tëërësinë e saj, pritet 3.9%, e kalon parashikimin fillestar. Shqipëria sot ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, këtë e thotë edhe Bashkimi Europian.
Për ne këto shifra nuk mund të thonë se njerëzit të duartrokasin qeverinë, ne nuk jemi aspak të lumtur se duam shumë më tepër, “ tha Rama.