Buxheti për vitin 2018, ka përplasur në Kuvend kryeministrin Edi Rama ma kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Ky i fundit tha se buxheti i vitit të ardhshëm, synon pastrimin e parave të drogës.
Por Rama tha se kjo është qesharake.
“Lul, po të sjell vetëm një shembull.
Avni Ponarin.
Është mbështetësi juaj dhe që ju financon.
Ai kërkon të bëjë një hotel me pesë yje në Valbonë, falë parave që ka bërë ndër vite me zotësi.
Tani çfarë të themi, që ai pop astron paratë”, pyeti Rama?
“Unë nuk ia lejoj kurrë vetes të fus njerëzit të gjithë në një thes.
Në përpjekjen tënde për t’u bërë një kopje e të madhit, në përpjekjen për t’u bërë Luli i të varfërve, je një kopje e padobishme e Lulit të vockërr,” tha Rama.
Kurse Basha e quajti këtë një diversion.
“Vjen këtu e dërdëllit e bën diversione me njerëz që vetë i ndan si votues të PD.
Unë nuk i ndaj kështu, i ndaj njerëzit si të lidhur me krimin ose jo.
Në demokratë dhe socialistë të ndershëm dhe në një grusht horrash, kryesisht në partinë tënde, edhe nëse ka qenë më parë në oborrin e partisë time, i ke mbledhur ti në partinë tënde, në shndërrimin e këtij vendi në lavatriçe të krimit,” tha Basha.
Rama ndërkohë ka akuzuar PD-në, se manipuloi letrën e Partive Popullore në rastin “Tahiri”.
“Unë s’e kam zakon të nxjerr në publik letrat që më vijnë.
Por para pak kohësh më erdhi një letër nga Partitë Popullore, të cilën ju e manipuluat në mënyrë të turpshme.
Në atë letër kërkohej që të mos bëhej gjueti shtrigash, dhe nuk kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit, siç thoshit ju”, tha Rama.
Ai ndërkohë e ka thumbuar Bashën dhe për marrëdhëniet e tij me Monika Kryemadhin, të cilat, sipas Ramës, e kompleksojnë atë.
“Unë u përpoqa të të bëj lider, por ti e mohove marrëveshjen tonë.
Lul, Monika nuk të bën më të fortë.
A i gjete njerëzit e PD-së që të mori Monika, se e keni katandisur këtë parti në një tufë pë ide dhe pa program, por thjesht bëni zhurmë. Rritu Lul, rritu”, tha Rama.
“Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul, se PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot.
Këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri, dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon.
Lul, Monika të bën të ndihesh më i forte, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje.
Vëllai im është njeri i zakonshëm, jo kunat i famshëm, por unë kurrë, asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju si persona, se jeni prindër besoj të mirë, njerëz të mirë, djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën.
Këtu nuk është cështje personash, por përkatësie”, vijoi Rama.(TemA)
Talluni more talluni se Shqiptar zeza eshte ngarkuar me shkarpa dhe nuk flet dot!Corape kuq i topeve te mia, si ka mundesi qe policia ekziston per Shqiptar zezen dhe jo per dobicet qe u kane pire GJAKUN SHqiptareve?!Kur ditke perse nuk i denoncon keta zvarranike?!Shume e thjeshte more psikopat mburracak sepse dhe ti ben pjese e asaj fare!Ptuuu te shkerdhevsha sojin more i vellai SALI SERBIT.
Zi, më zi PëDëja
U bë Pirdh në të
Mysybet i thonë
Luli ShëPëKë.
…
Ehh mer Edi kujt ja thua ! Ku je ti e ku fluturojne ata ,pa prekur asnjehere token me kembe! Ceshtje edukate e kulture,u mungon vizioni i thjeshte per te pare e kuptuar rreth vetes,çfare ndodh.Ndaj dhe behen viktima te vetvetes dhe te eventeve, qe shpesh u diktohen nga rrethanat dhe zgjedhjet qe bejne vete.
Po ca lodhesh kot o kryeminister , beji nje fletrrufe dhe ngjite te kendi I emulacionit te parlamentit , qe ti vije turp nga shoket . Pa bere autokritik te thelle asnje shok te mos ti flase …
eshte i madh nuk ja hedh njeri keti gjiganti bravo edi
Ata qe permende te shlyejne demet se na e vdiqen….. jane akoma ne vitin 2010. Ne na thone skemi leke jemi me humbje ketej invesojne.. turp. Mbro popullin Ediiiiii jo…..
O Edo po na premtove qe do godas ata qe kan vjedhur ne kohen e Berishes e Bashes, ti tani po u jep miliona euro dhe it thua Bashes te mos ankohet se po shperblen ata qe kan qen afer tij kur ai ishte ne pushtet, kurse tani qe ti je ne pushtet po qendrojne afer teje? Turp o per ty. Mjere populli qe nuk ka ku te iki.
Zoti Edi Rama,kot harxhon benzinen me lulin e Vocerr,ai akoma ka buzet me qumesht,nuk ka habere nga drejtimi i partise apo problemet qe ngrihen ne parlament.Ai di vetem te dal para pasqyres e te rregulloi balluket te lyera me xhel. Prandaj nga paaftesia,ai qendron pas bythes se plakut mere,Berishes.