VIDEO/ Rama përplaset me Bashën: Je kopje e pagëlltitshme e "Lulit të vocër"

16 Nëntor 2017, 10:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me kryedemokratin Lulzim Basha.
Nga foltorja e Kuvensit, shefi i qeverisë e cilësoi Bashën si një kopje të “pagëlltitshme të Lulit të vocër”, personazh ky në krijimtarinë e poetit dhe prozatorit të shquar Migjenit.

Rama tha se jemi i vetmi vend në rajon që nuk e kemi një hotel të tillë, dhe ironizoi hotelet e ndërtuara deri më tani që sipas tij, yjet e hoteleve janë të lyera me bojë nga pronarët.

“Jemi një vend për të cilin kanë folur të gjithë ato kryeministra patriot, është më i bukuri, më i miri, dhe është turistik dhe është me dete, me erëra që fryjnë dhe me diell që lind e perëndon më bukur se kudo. Dhe sot jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që s’kemi hotel me 5 yje. Ne do ndërtojmë hotele me 5 yje në Shqipëri.

Dhe s’do bëjmë ndonjë shpikje, por do aplikojmë legjislacionin si vendet fqinje, si Mali i Zi, që na ka lënë targën e s’po e shohim më.

Si do u bëka ky pastrim partish, jo 5 yje të lyera nga pronari , por marka të regjistruara  në top-listën e industrisë turistike, quhet Avni Ponari, hotel me 5 yje në Valbonë. Ky është biznesmeni i parë që do ndërtojë hotel me 5 yje është mbështetës i PD,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje