LSI: Kazani i kryeministrit ka vetëm llogje, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet

16 Nëntor 2017, 12:13Politika TEMA

Petrit Vasili, ka komentuar projekt-buxhetin e qeverisë “Rama” për vitin 2018 ku thotë se edhe në 4 vitet e kaluara Rama nuk ka bërë investime për një spital të ri.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se “Rama paguan 86 milionë euro në vit për koncesionet, aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne”.

“Fakti – s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit – ka vetëm llogje.
 Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet.
Ky është fakt jo kazan.
Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë.
S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit.
86 milionë euro paguan në vit për koncesionet, aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne.
Këto jaëe faktet se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani,” shprehet Vasili. (TemA)

 

1 komente në “LSI: Kazani i kryeministrit ka vetëm llogje, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet”

  1. Adi says:

    ” I bere ti spitalet kur ishe minister ” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje