Lulzim Basha e akuzon për vëllain, Rama: Nuk është si kunati yt i famshëm

16 Nëntor 2017, 11:38Politika TEMA

Në replikat e gjata që janë shkëmbyer mes kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës, janë përmendur edhe familjarët e tyre.

Basha ka thënë se futja e bizneseve në skemën e TVSH-së ka për qëllim që vëllai i kryeministrit, Olsi Rama të marrë me koncesion mbikëqyrjen e skemës.

Por Rama ia ka kthyer, se vëllai i tij, nuk është si kunati i famshëm.

Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm.

Unë kurrë, asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit.

Nuk vij për të bërë lufta me ju si persona, se jeni prindër besoj të mirë, njerëz të mirë, djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën” tha Rama në fjalën e tij.

Kurse Basha u përgjigj duke thënë:

“Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t’ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari”.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje