"Tahiri", Rama ashpërson tonet ndaj Bashës: Nuk jam avokati i tij, s’e bëj dot atë që bëri Berisha për ty

16 Nëntor 2017, 14:16Politika TEMA

Shefi i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë pasur një përballje të fortë sot në seancën e Kuvendit me replika dhe kundër replika të shumta.

Kryeministri i është përgjigjur pyetjes së kryedemokratit Basha, se pse nuk flet më për Saimir Tahirin.

Rama i ka thënë se ai nuk është avokat i ish-ministrit të Brendshëm dhe nuk do ta bëjë atë që ka bërë Berisha me të gjatë kohës që ishte në pushtet.

Gjithashtu Rama i tha Bashës se…“Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”.

“Më thua kam 4 javë që nuk flas për Saimir Tahirin. Por çfarë të them unë për Tahirin. Mua më takon të flas? Apo është detyra jote?

Nuk është as e imja, e as e jotja, por është e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin, as prokurorin, as gjykatësin, dhe as gjykatën supreme.

Po e bën sepse jo e vërteta, por pushteti është e vetmja gjë që të intereson. Dhe për pushtetin je në gjendje të bësh llum çdo gjë. Ndërkohë që unë të them që jemi shumë ndryshe, ne dhe ju, unë dhe ti.

Ilir Beqja të ka ftuar në Gjykatë për ato që thua për të. Bën akuza penale, kriminalizon gjë njeri që tq del përpara, dhe pastaj mbrohesh si gazetar.

Ta kesh të qartë, ta keni të qartë të gjithë, unë kam qenë dhe do jem gjithmonë ky. Unë bashkëpunëtorët i besoj të gjithë, dhe mbroj deri në fund idetë që ndajmë, punën që bëjmë.

Por unë nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori, kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë e të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet çdo njeri që ka besimin publik dhe prek në dërrasë të kalbur.

Nuk e bëj dot për askënd atë që bëri Saliu për ty, kur u akuzove dhe u shmange me raport mjekësor dhe s’u paraqite fare”, u shpreh Rama. (TemA)

6 komente në ““Tahiri”, Rama ashpërson tonet ndaj Bashës: Nuk jam avokati i tij, s’e bëj dot atë që bëri Berisha për ty”

  1. emigranti says:

    ja bere shum mire z kryeminisrerashtu e meriton ai balg!

  2. nn says:

    hallall – keshtu I do mushka drute

  3. mark ndoja says:

    MOS U MERR ME PLEHRAT O EDO PO VAZHDO PUNEN,,,RRIT PUNESIMIN DHE INVESTIMET NE BUJQESI DHE TURIZEM,,,,SA ME SHPEJT,,KOHA NUK PRET ,,MOS U MERR ME FERRA,,,POPULLI TE VLERESON KUR RRITEN TE ARDHURAT RROGAT+PENSIONET,,KUR NJEREZIT PUNESOHEN,JO KUR ATA RRINE KAFENEVE,,,PER BUJQESINE KISHE ALOKUAR 20 MILION $ ,,KETO JANE SHUME PAK,,,BEJ NJE PLAN URBANISTIK PER BREGDETIN NGA VELIPOJA NE SARANDE DHE PERCAKTO ME ARKITEKTE SE KU TE NDERTOHET E KU JO , TE BEHEN HOTELE RESORTE PA HYRE NE RERE,DHE ME DISTANCE 30 M ,,,JO NGJITUR ME NJERI TJETRIN SI NE DURRES QE ESHTE NJE TURP I MADH,KAM PARE QERRETIN+PISHAT E BUTA DHE ISHTE KTHYER NE NJE HALE,TURP I MADH SI MUND TE VIJNE TE HUAJT NE KETO PLAZHE SI TE ISHIN HALE,,JO TA LESH BREGDETIN RRUMPALLE SI SALIU,,,DUHET TE VEPROSH ,,DERI TANI E KE LENE BREGDETIN NE GJENDJE AMULLIE,,,///

  4. Fatosi-kosove says:

    Ah te lumt Edi Rama,keshtu eshte dashur tia besh qe nga dita e pare kur more pushtetin,por me mire vone se kurre thot populli,sepse eshte e provuar qe kur nje mashtrues leshon nje genjeshter ne fillim te pazarit kur del ne fund e beson edhe vet,keshtu ban luli me bab salon etij sepse keshillohen nga fazlliqi per te miren e shqiptareve!!!!
    Dhe sa dua tia them lul bashes se une jetoi ne europe dhe çdo dite turperohem nga bashkekombasit e mi qe nuk lejne gje pa bere dhe qe te gjithe jane ne gjendje te te vrasin per lulin dhe saliun,prandaj qirret ky ne kuvend dhe pikerisht per pushtet e jo per te verteten apo per shqiptaret,sepse tash e kater vjet qe kur ju shkaterrua kalaja e droges ne lazarat i ka rene buxheti prandaj eshte qartur dhe jo vetem ai edhe sali berisha,salijani,noka,paloka,e disa vjedhes e vrases te djeshem,sa kisha dashur tia them lulit ne sy edhe vjedhjen dhe plaqkitjen e bankave e ka bere vet luli dhe grupi kriminal i PD-s.

  5. harillaqi says:

    Zoti Rama! Me keto qe i ke thene ketij buzequmesti ne parlament ja paske qir ate nene e grua ku i ka e ku si ka.Kete pergjigje e meriton ky maskara,ku mut qe i eshte ngjitur kepuces se Berishes.E ka mesuar i gjithe populli,qe ky flet perçart.

  6. DETARI Atllantidhes? says:

    Rrup! Sup!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje