‘Salvator Mundi’ piktura e famshme e Leonardo da Vinçi u shit për një shifër rrekord prej 450 milionë dollarë.
‘Salvator Mundi’ (Shpëtuesi i botës), është bërë kështu vepra e artit më e shtrenjtë në histori. Listen deri më 2015 e kryesonte ‘Interchange’ e Willem De Kooning, me 300 milionë dollarë.
Piktuar Leonardos u ekspozua për herë të fundit në National Gallery të Londrës, para ankandit të organizuar nga shtepia e ankandeve Christie’s.
Tabloja me një finesë ekstreme, përfaqëson Krishtin, dhe prej kohësh ishte konsideruar si një kopje, derisa ekspertët provuan origjinalitetin e saj.
Ajo posedohej nga një koleksionist privat, para se të nxirrej nga ankand mbrëmjen e djeshme , 15 nëntor.(TemA)
De Kooning me 301 miljon ësht shitur privatisht ndersa recordin ne ankandin e christies e Ka pat Picasso me $179.4m me Les Femmes d’Alger in 2015.