FOTOT/ Skulptura mahnitëse prej akulli

16 Nëntor 2017, 12:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Skulptura mahnitëse prej akulli

Krishlindjet po vijnë dhe vende të ndryshme në botë kanë filluar me përgatitjet për festat.

Dhe tregu i Krishtlindjeve të Edimburgut është pothuajse gati. Këtë vit vizitorët mund të kenë mundësi të nisin një udhëtim në skulpturat prej akulli të realizuara nga disa artistë.

Duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit do të jetë e mundur ‘të takoni’ mbretëreshën e Scozisë dhe të vizitoni kështjellën e saj.

Shumë kafshë të gdhendur gjithashtu do të jenë pjesë e kësaj ekspozite, por edhe figura mitologjike dhe të famshmin Loch Ness, do të keni mundësi ta shihni atje.

Në fund të udhëtimit do të jetë e mundur të qetësoheni në Barin prej akulli. E përshtatur për të mëdhenj dhe të vegjël, këtë vit ky atraksion është më i prenotuari në kalendarin e eventeve të Krishtlindjeve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje