Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se siguria ushqimore do të jetë prioritet kyç gjatë këtij mandati.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se do t’I jepet fund thertoreve të paligjshme duke premtuar çertifikim dhe standard evropiane.
“Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, çertifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit.
Shqipëria ka 27 vjet që jeton shumë nën mundësitë e saj në këtë sektor të mbytur në informalitet e pasiguri dhe prandaj nuk ka marrë dot lejen për të eskportuar prodhimet e saj të mishit.
Kjo trashëgimi do të marrë fund dhe sektori do të zhvillohet e do të ndihmojë zhvillimin e vendit,” shkruan Rama. (TemA)