PD akuzon Ramën: Na përjashtuat nga KSA

17 Nëntor 2017, 10:30Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë, se për herë të pare, pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Europian”.

Prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur ‘qeveria Rama’ u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.(TemA)

1 komente në “PD akuzon Ramën: Na përjashtuat nga KSA”

  1. Lumi A says:

    Shume mire u kane bere pasi do ta perdornit takimin per te nxire imazhin e shqiptarve pasi jeni parti bandite dhe antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje