“Ambasadorët”/ Topalli ndërhyn në emision me një ‘sms’. Bregu: Ja pse Daul e Hahn u futën në mbledhjen e PD

16 Nëntor 2017, 23:30Politika TEMA

Deklaratat e ambasadorëve dhe ndërhyrja apo heshtja e tyre është diskutuar dje në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Ndërsa debati në studio ishte i nxehtë, ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka ndërhyrë me një sms të dërguar ndaj gazetarit Ylli Rakipi.

Ajo, cituar nga Rakipi thoshte: “Në cilin vend të botës ambasadorët kërkojnë të jenë në një mbledhje?”, duke iu referuar video-konferencës së Joseph Daul dhe Johannes Hahn në mbledhjen e grupit të PD, një çështje që ngjalli debat mes demokratëve atë kohë.

Më tej këtë gjë e ka sqaruar edhe ish-deputetja Majlinda Bregu në emision.

“E ka fjalën për mbledhjen e grupit parlamentar, nuk e di se në cilin vend të botës kryetari i grupit politik të Partive Popullore apo komisioneri kërkon të ndërhyjë me një video-konference në mbledhjen e grupit parlamentar. Nuk bëhet fjalë për një njeri. Josef Daul bashkë me komisionerin Hahn kanë qenë për më shumë se një orë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD live”, tha Bregu.

“EPP ndërhyri në mbledhjen e PD-së bashkë me ambasadorët sepse donte të jepte mesazhe për të gjithë deputetët se ju duhet të jeni në zgjedhje. Sepse anëtarëve nuk iu thuhej mesazhi por iu thuhej herë kemi mbështetjen e këtij, apo atij ndërkombëtari. Ndaj ndodhi ajo që nuk kishte bërë kurrë vaki që të merrnin pjesë në një mbledhje të PD”

Por më tej nuk ka munguar edhe një batutë e saj me Rakipin, pas bisedës telefonike me deputetin Genc Pollo.

“Nuk e di pse ma bërë ftove Gencin se nuk tu duka si e PD. Ku e di unë pse u bëre dhe ti si Luli?”, tha Bregu duke theksuar më pas se “nuk janë problemi i Shqipërisë ambasadorët”.

1 komente në ““Ambasadorët”/ Topalli ndërhyn në emision me një ‘sms’. Bregu: Ja pse Daul e Hahn u futën në mbledhjen e PD”

  1. Tumi says:

    Sa shpejt e paska harruar Topallica Rajersonin i cili doli ne fushte cdo dite me Saliun duke shkelur dhe dhjere cdo norme elementare te shtetit shqiptar? Apo mbaruat pune me ameriken dhe s’ju duhet me?Po keni turp JU, ej Topall dil me qenin buze bunes se ke vjedhur sa te ka dashte prapanica e topallices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje