E PLOTE/ Gjithë replikat e Edi Ramës me Lulzim Bashën në Kuvend

16 Nëntor 2017, 18:36Politika TEMA

Nga Edi Rama*

Është Dita ndërkombëtare e Tolerancës dhe unë nuk mundem veçse të buzëqesh, duke replikuar për të gjitha sharjet, fyerjet dhe shpifjet që sapo më adresoi shumë i dashuri, Lul. Por, për arsye që unë nuk i di, e nise me Papa Françeskun dhe unë po e vazhdoj me Papa me Françeskun, i cili thotë: “ Flisni vetëm për mëkate dhe skandale, sepse ju intereson zhurma që bën një pemë që bie dhe jo pylli që rritet.”

T’i hysh të gjitha atyre që thanë, është njësoj si të hysh në këmbë një deti shpifjesh, gënjeshtrash dhe fyerjesh. Po vetëm një shembull po jap; Jemi një vend për të cilin të gjithë ata që  kanë folur në këtë foltore si kryeministra apo si patriotë, ose oratorë të patriotizmës, kanë thënë se është më i bukuri, është më i miri dhe është turistik në të gjithë kilometrat katrorë të tij, me dy dete, me erëra që fryjnë dhe me diellin që lind e perëndon më bukur se kudo dhe sot jemi i vetmi vend në të gjithë Mesdheun që nuk kemi një hotel me 5 yje. Yje, jo ylla të prerë e të lyer me të verdhë dhe të ngulur atje, që kanë emrin  e pronarit dhe një Palasë nga mbrapa.

Ne do të ndërtojmë hotele me 5 yje në Shqipëri dhe për të këtë nuk kemi bërë asnjë shpikje, thjesht kemi adoptuar legjislacion shumë të ngjashëm me legjislacionin  e vendeve si Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia e të tjerë në Mesdhe. Por po marr Malin e Zi se në këtë aspekt na ka lënë targën dhe nuk ia shohim më. Si do t’u bëka ky pastrim i madh parash, kur paketa është shumë, shumë e qartë?! E përsëris, jo  5 ylla të lyera me të verdhe, me ermin  e pronarit dhe me një Palasë nga mbrapa, po me marka ndërkombëtare të listuara në top listën e industrisë ndërkombëtare të turizmit.

Meqë kemi kërkesën e parë, quhet Avni Ponari, votues dhe sponsor i Partisë Demokratike, i cili kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Atëherë, po pastron para? Paratë e kujt po pastron? Po investon të ardhurat e tij legjitime.  E nuk është tentativë, është kërkesa e parë.

Ndryshim i madh mes nesh dhe jush, mes meje e parafolësit [zoti Basha] është pikërisht ky, unë nuk i ndaj shqiptarët në “tanët” dhe të “atyre”. Kurrë nuk ja lejoj vetës që t’i fus të gjithë njerëzit në një thes dhe t’i them që jeni të tillë e të atillë.

Po  e mbyll me Papa Franceskun, i cili thotë: “Nuk rritesh dot, nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”.  Problemi yt është se në përpjekjen për t’u bërë një kopje e të madhit (që s’na ka ardhur akoma) dhe në pozën për t’u bërë Luli i të varfërve, je  një kopje e pagëlltitshme  e Lulit të vocërr.

Unë nuk e kam zakon t’i nxjerr letrat në televizor. Kam marrë një letër nga Presidenti i Partive Popullore, të cilin bashkë me Partitë Popullore e keqpërdorët duke e dezinformuar dhe pastaj ia nxorët letrën në televizor, për t’ju thënë  shqiptarëve që Partitë Popullore po kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit. Në letrën e tij, Presidenti thotë shumë thjeshtë, ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri.

Kush janë gjuetarët, kush janë shtrigat dhe kush synon të bëjë gjueti shtrigash, këtë nuk do ta shpjegoj unë sot, sepse është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës.

Ndërkohë që Papa Françeskun e solle ti Lul, për batutë, këtu. Unë, duke qenë se e njoh atë dhe veprën tij më mirë se çfarë e njeh ti, të ndihmova përmes tij. Pranoje vogëlsinë tënde, nëse do të rritesh Lul.

Unë nuk bëra batuta, solla një emër konkret, Avni Ponari, sipërmarrës i nderuar, për mua, mbështetës i flaktë i juaji dhe sponsor i juaji, i  cili kërkon të bëjë një hotel me 5 yje në Valbonë. Çfarë parash po pastron ai? Paratë e kujt? Për mua, ai po investon parët e fituara falë talentit të tij si sipërmarrës.

A do të vijnë të tjerë? Do vijnë, kanë ardhur, po kërkojnë, po interesohen, janë atraktuar nga paketa, natyrisht dhe duan të dinë ekzaktësisht, si ne e shohim jetësimin e saj. Flasim për hotele me 5 yje, që do ta çojnë një stad tjetër Shqipërinë në të gjitha aspektet, në aspektin e imazhit, në aspektin e të ardhurave, në aspektin e punësimit dhe në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve të saj me vetveten, si një vend i mrekullueshëm për çfarë i ka dhënë Zoti, por i bërë copa e cika përsa i ka bërë robi.

Përsa i takon gjithë logoresë lidhur me “kufirin tek thana”, thana jeni ju, ne jemi qeveria dhe shumica e zgjedhur në 25 qershor. Do ju duhet të bëni durim, që të prisni ditën kur kufirin e ri ta përcaktojnë vetëm ata që e kanë këtë të drejtë. Nuk jeni ju, janë ata që ju i trajtoni si të blerë, si të shitur, si skllevër. Meqë ra fjala, çfarë u bë me “skllevërit” e PD-së që t’i kishte marrë Shpk-ja e Monikës, Lul? Nuk kemi lajm për këtë pjesë.

Unë citova “Lulin e vocërr”. Nuk është  i imi, është i Migjenit. Mu kujtua kur po të shikoja nga mbrapa, me brilantinë, që përpiqeshe të bëje mbrojtësin e fëmijëve të Bulqizës. Siç je një kopje e paarrirë e Saliut, sepse je fals, je një kopje krejt e paarrirë e Lulit të vocërr, sepse je fals. Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul, sepse PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot.

Këto nuk janë batuta, këto janë fjalët e një njeriu që të do, janë fjalët e një njeriu që ka bërë përpjekje të sinqerta që të rritesh, fjalët e një njeriu që të dha mundësinë të bësh një akt prej lideri dhe të vetmin akt prej lideri, ti e mohove dhe e mohon. Lul, Monika të bësh të ndjehesh më i fortë, por nuk të rrit, të zvogëlon. Prandaj bëj si të duash, prapë fillo me shpifje, me sharje, merru me kë të dali përpara.

Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm, por unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit. Nuk vij këtu, asnjëherë, për të bërë luftëra me ju si persona. Ju si persona jeni të gjithë prindër, besoj të mirë, jeni njerëz të mirë, jeni djem e vajza, burra e gra që përpiqeni me tuajën, po këtu  nuk është çështje personash. Është  çështje përkatësie, është çështje “pse”-je. Pse jeni bashkë? Çfarë kërkoni të bëni? Ku doni të dilni sëbashku? Se ku doni të dilni individualisht, kjo është lehtësisht e kuptueshme, por sëbashku? E keni katandisur këtë parti në një tufë pa vizion, pa program, pa ide.

Po  e mbyll me Papa Françeskun, të bëjmë zhurmën më të madhe, kur një pemë bie dhe të mohojmë gjithçka lidhur me pyllin që po rritet. Pylli do të vazhdojë të rritet, doni, apo s’doni ju. Nëse doni të jepni një dorë, jepeni, nëse s’doni ta jepni, mos e jepni.  Por  dorë ju në drejtimin e Shqipërisë, me këtë mendje, me këtë zemër, ju siguroj kurrë nuk do keni. Ndryshoni dhe pastaj mbani fjalime këtu dhe u kërkoni shqiptarëve besimin.

Shqiptarët mund të kenë shumë e shumë probleme, shumë e shumë halle, mund të kenë edhe të metat e tyre si çdo popull tjetër, por shqiptarët  kanë një gjë që ju vazhdimisht e harroni, për budalla nuk i bën dhe nuk i merr dot askush. Shqiptarët i dëgjojnë të gjithë, patjetër që i gjykojnë të gjithë, po midis jush dhe atyre që jo më larg se dje folën nga Brukseli për Shqipërinë sot, kë mendoni ju se do besojnë, juve?!

Rritu Lul, rritu!                                                          

 Të dëgjova që the “ngrihuni” dhe mu kujtua sa shumë i thirre që të ngriheshin aty poshtë dritares time, kur ishe ne çadër dhe pastaj erdhe u ule me mua. Prapë do vish të ulesh me mua dhe unë të pres, jo se është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por sepse unë besoj se vetëm nga ajo e ulura jote, imja, e jona, e të gjithëve këtu mund të bëhet më mirë për këtë vend dhe për këta njerëz.

Fole në emer të policisë italiane, gjermane dhe britanike. Janë të tërë në ministrinë e Brendshme, punojnë me ne dhe sëbashku, edhe me një polici tjetër që nuk e di pse e harrove, FBI. Janë të gjithë bashkë, punojnë me ne për fazën e dytë të një lufte që ne patëm kurajë ta hapim.

Kur the “u kapën 36 ton”, mendova po 900 ton që prodhoheshin çdo vit në Lazarat, si nuk u kapën kurrë? Kush t’i kapte, pse t’i kapte, si t’i kapte?

Pikërisht sepse ishte luftë dhe nuk ishte një shëtitje për të kositur barin, por një përballje, pati fitoret e veta, pati dështimet e veta, po sot, si ka mundësi që nuk gëzohesh e nuk gëzoheni që raporti i Guardia di Finanza, i mirëpritur dhe i duartrokitur në të gjitha kancelaritë europiane, edhe në Bruksel, edhe në selinë e Partive Popullore, të hidhëron e ju hidhëron?

A donit fitoren në këtë luftë?

A donit që Shqipëria të pastrohej nga ky kancer i trashëguar?

A donit që Shqipëria të dilte nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike, apo tani që iku kanabisi, keni hallin se me çfarë do luftoni me ne?

Ka 1001 gjëra për të bërë betejën me ne. E për ta bërë këtë betejë, duhet të ktheheni tek pikënisja, kush jeni, pse jeni bashkë, çfarë kërkoni, kush është vizioni, kush janë qëllimet tuaja. I thoni vetes jemi të djathtë dhe doni vetëm djathë dhe midis të djathtës dhe jush është vetëm djathi. Ju ka marrë malli për djathë, e kujtoni se në ndërkohë, djathi po mbaron.

Është shumë e lehtë, por është shumë dritëshkurtër të luash me fjalë, të bësh prokurorin, të bësh gjykatësin dhe të japësh vendimet këtu në këtë foltore, ndërkohë që je po ti që vrapove në Kamzë dhe ka qenë hera e parë që kishe shkuar në Kamzë, se Kamza është shumë larg për ty, për të treguar solidaritet për një të arrestuar që ishte një nga 5 yjet e partisë tënde. Këtu prapë ne ndryshojmë. Ka një hetim dhe ne presim hetimin. Ka një proces në rrugën e drejtësisë, ne presim procesin. Por një këshillë po e jap, që nuk do ta dëgjosh; Mos u ngut! Mos u ngut, sepse prapë mund të dalësh blof.

Prapë e vërteta mund të të nxjerrë, siç për fat të keq je, i vogël, fals dhe mbi të gjitha, në një aktrim permanent të njeriut që tjetër mendon, tjetër thotë, tjetër do.

Mos u ngut! Është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës.

Kur thua “ngrihuni”, kujto çadrën, kujto si mbaroi. Herët ose vonë do ulesh prapë dhe ata nuk do ngrihen, sepse ata nuk janë budallenj dhe kush i bën për budallenj, i ngre pastaj në ditën e duhur, aty kur ata thirren për të vënë kufirin.  E nga 4 vite më parë deri më sot, unë që ju kisha dhe ju kam këtu, ju shoh se kufiri ju ka ardhur më afër, pas 4 vitesh mund t’ju vijë edhe më afër. Që do të thotë se jeni dhe më pak këtu.

Prandaj, merru me buxhetin, na thuaj çfarë vizioni ka PD për rritjen më të shpejtë ekonomike. Ne do ta çojmë mbi 4%, ju mund të doni ta çoni mbi 14%, po thuaje këtu dhe thuaj si.

Çfarë vizioni ka PD për luftën kundër informalitetit? Ne mendojmë që të vegjlit nuk mund të përdoren nga të mëdhenjtë për të bërë evazion. Ju, në fakt, këtu nuk mbroni të vegjlit, ju mbroni ata, të cilët përmes të vegjëlve iu ikin detyrimeve ndaj shtetit dhe ndaj shoqërisë.

Si do e luftoni ju varfërinë, çfarë recete ke për luftën kundër varfërisë, përveçse të recitosh këtu, duke e kopjuar pa sukses Lulin e vocërr të Migjenit. Kuptoje, atë e ka bërë Migjeni, ty të ka bërë Saliu e ka një dallim shumë të madh midis Migjenit dhe Saliut. Ndaj ik nga ajo fushë, mundohu të gjesh fushën tënde ku të rritesh, të bëhesh burrë dhe të jesh lideri i një partie që lindi për arsye krejt të tjera nga arsyet që ju sjellin juve këtu, çdo të enjte dhe që frymëzoi për arsye krejt të tjera nga arsyet ku ju shihni mundësinë për të frymëzuar njerëzit. Ju nuk frymëzoni askënd.

Sot diskutohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm, buxheti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ne e kemi sjellë projektin tonë. Na thuaj kush është i yti.

Ne i kemi sjellë rrugë-zgjidhjet tona. Na trego kush janë të tuat.

Ne kemi sjellë një qasje që është e jona. Na thuaj kush është e juaja.

Siç çrrënjosem kanabisin, do t’i shkojmë deri në fund luftës për të çrrënjosur elementët dhe rrjetet kriminale. E do t’i shkojmë deri në fund, të jeni të bindur për këtë, hap pas hapi, përpjekjes për të ndarë mënjanë kriminelët me patllake dhe ata me kollare. Prandaj jemi të angazhuar, prandaj të gjithë partnerët tanë janë të angazhuar bashkë me ne dhe prandaj edhe ngrenë supet dhe qeshin me keqardhje për ju. Përpara disa ditësh ke takuar një të huaj. E di çfarë më tha? Nuk arrij dot ta kuptoj si mund ta dua unë Shqipërinë, më shumë seç e do kryetari i PD-së.

Ka një ndryshim themelor midis koncesioneve të dhëna prej nesh dhe koncesioneve të dhëna prej jush. Keni dhënë koncesione përmes të cilave keni futur duart në xhepin e qytetarëve. Ndërkohë që ne nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepin e qytetarëve. Është një dallim shumë i thjeshtë.

Pse jepet një koncesion? Ato janë koncesione për zhvillim ekonomik përmes investimeve në një sektor strategjik. Koncesionet, shteti në rastin e shërbimeve i jep për të dhënë një shërbim më të mirë për qytetarët. Ky është koncepti. Pra, thërret privatin dhe i thotë nuk i kam këto para sot, që të mund t’ju shërbej njerëzve më mirë. Ti si privat i ke, atëherë do bësh investimin dhe shteti do të t’i shlyejë në vite. Ky është principi.

Çfarë përmirësimi i shërbimit u bë në portin e Durrësit? U bënë investime nga qeveria dhe – e kemi ndarë si shqetësim, kur përpiqeshim të vinim rregull në Portin e Durrësit – investimi i gatshëm iu dha privatit. E për çfarë? Që privati të fitojë dhe asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit. Privati shfrytëzon investimin e shtetit, për të marrë paratë nga çdo qytetar që i kalon përpara.

Vijmë tek skanimi. Çfarë përfitoi qytetari nga skanimi? 40 euro, jo për kamion, por për një faturë dhe një kamion mund të ketë shumë fatura.  U detyruam ne të ndërhynim, për të shpëtuar të gjithë industrinë fason që u kërcënua nga falimentimi për shkak të tarifës së koncesionit. Çfarë investimi bëri privati aty? Një investim qesharak. Çfarë fiton çdo vit? Shikojeni bilancin, gropë. Por gropa është në xhepat e qytetarëve. Qytetarët nuk fituan asnjë shërbim më të mirë.

Vijmë tek koncesioni i famshëm, kolaudimin e automjeteve. Shteti nuk e bënte dot atë shërbim me dinjitet. Jam shumë dakord, siç ishte, ishte copë. Ju morët një privat, – sesi e morët është histori më vete e s’po i hy, por po flas për parimin, – dhe jo vetëm që nuk ka përmirësuar shërbimin, por çdo njeri që ka një makinë dhe që shkon të bëjë kontrollin, duhet të rrijë në radhë të gjatë, duhet të kërkojë rrugën të paguajë, për ta bërë më shpejt punën dhe në fund fare paguan më shumë seç paguante, kur po të njëjtin shërbim mizerabël e bënte shteti.

Kjo është filozofia juaj e koncesionit.

Vijmë tek koncesionet që kemi bërë ne në shëndetësi. A do vazhdonim të pranonim afro 50 mijë njerëz që hyjnë në sallë operatore në Shqipëri të kërcënoheshin nga infeksionet post-operatore për shkak të instrumenteve mjekësorë të kohës së shokut Enver, të ndryshkura e për shkak të një rrënimi të plotë të gjithë infrastrukturës së sterilizimit?

Ne i kemi thënë privatit investo që ta kemi këtë shërbim sot, sepse ne nuk e bëjmë dot dhe do të të paguajmë në vite. Këtu përfiton çdo shqiptar që hyn në një sallë operacioni e nuk rrezikohet të infektohet nga gërshërët e ndryshkura të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze, sepse janë instrumente mjekësore të standardeve më të larta europiane. Instrumente që vijnë nga Gjermania dhe ju njihni plot mjekë e njerëz në sistemin e shëndetësisë, që mund t’i pyesni. Tritani [Shehu] p.sh, e di shumë mirë se çfarë ndryshimi themelor ka në cilësinë e sterilizimit dhe në cilësinë e instrumenteve mjekësore.

Ju thoni që shqiptarët duhet të vazhdonin që kontrollin mjekësor ta kishin me lekë. E kishit edhe ju kontrollin mjekësor për çdo shqiptar, por e kishit me lekë, 80 mijë lekë për të bërë një kontroll mjekësor. Ne themi duhet ta kenë falas dhe e kanë falas.

Vërtet kemi ftuar një privat të investojë për gjithë infrastrukturën, por ama nuk u themi qytetarëve se instrumentet mjekësorë janë të reja dhe duhet të paguash. Shteti paguan për shërbimin e tyre. Nuk janë para që shteti ia jep privatit dhe privati i çon në shtëpi, por janë para për shërbimin e tyre, për të shlyer investimin që bën privati. Në harkun e 7 deri në 10 vite, sipas natyrës së koncesionit, të gjitha këto investime bëhen të shtetit. Pra, nuk paguan shteti një privat që merr lekët e ikën, por shlyen një investim dhe gjithë infrastruktura e kontrollit mjekësor, gjithë infrastruktura e instrumenteve mjekësorë, gjithë infrastruktura e hemodializës, bëhen të shtetit. Ky është dallim i madh.

U thoni shqiptarëve se paratë i morën klientët, i morën oligarkët. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Ne ftojmë sipërmarrjen të marrë pjesë në përpjekjen për të ecur më shpejtë e për të bërë të mundur zhvillime përmes investimesh që buxheti i shtetit nuk i bën dot. Këtë e bën Gjermania, e bën Britania e Madhe, e bën Turqia, e cila e ka transformuar të gjithë sistemin shëndetësor vetëm përmes partneritetit publik-privat dhe këtë e bëjmë dhe ne.

Laboratorët e analizave në Shqipëri janë të kohës që s’mbahet mend. Sot, ne do të kemi laboratorë modernë, që bëjnë një gamë analizash shumë më të gjerë dhe për të cilat, shqiptarët që do të bëjnë analiza nuk do të paguajnë as edhe një qindarkë më shumë.

Mund të thoni ç’të doni, po mos thoni se paratë e buxhetit i çojmë për privatin. Ne, me paratë e buxhetit shlyejmë investimet e privatëve, që ju shërbejnë qytetarëve falas. Hemodializën, – partia juaj që është për hemodializë duhet ta ndjejë këtë gjë, – ju e bënit në një vend, në Tiranë dhe paguanit 90 euro nga buxheti për një seancë. Njerëzit nga Korça, nga Malësia e Madhe, nga Tropoja, nga Konispoli, vinin në Tiranë tre herë në javë për hemodializë, merrnin edhe familjarë me vete se nuk mund të vinin vetëm, paguanin edhe shpenzimet e udhëtimit e rrinin këtu me tre turne.

Tani, çdo seancë hemodialize paguhet 10 euro më pak nga shteti. Investimin e ka bërë privati e me pagesën që ne bëjmë, shlyejmë investimin për 7 vjet. Mbas 7 vjetësh, gjithë infrastruktura do të jetë e shtetit. Përfituesi është qytetari. Prandaj ndryshimi midis koncesioneve tuaja që u përmenda është se me koncesionet tuaja fitonte e fiton sot akoma privati, jo duke marrë lekë nga buxheti i shtetit, por duke shfrytëzuar infrastrukturën e shtetit, për t’ju marrë lekë qytetarëve për shërbimin që shteti ka detyrim t’ia japë. Me këto që kemi bërë ne, fiton qytetari, sepse shërbimin e merr shumë më cilësor, shumë më të sigurt, pa ngarkesë në xhepin e tij dhe sigurisht, shteti do paguajë, por do paguajë investimin. Historia e katër vjetëve do jetë kjo dhe Shqipëria pas katër vjetësh do jetë më afër se kurrë Bashkimit Europian, jo thjesht në pikëpamjen e ecurisë së procesit të integrimit, por në pikëpamjen e shërbimeve për qytetarët.

Ka një dallim themelor në filozofinë e dhënies së koncesioneve. A mund të më thoni, sa e keni vënë në kontratë kilovatin për hidrocentralin e Ashtës? Në kontratën tuaj me kompaninë austriake për hidrocentralin e Ashtës keni marrë përsipër të paguani nga buxheti, 100 euro kilovatin. Më tregoni një hidrocentral, një të vetëm që keni dhënë koncesion dhe nuk keni marrë përsipër riskun, me tarifën e garantuar nga buxheti i shtetit. Ajo që thatë, ne kemi dhënë koncesione që është edhe risku i privatit, në fakt është e pavërtetë dhe këtu është dallimi.

Më tregoni një koncesion në energji, ku qeveria jonë ka marrë riskun  e privatit. Vini këtu dhe tregoni përralla. Të gjitha koncesionet tuaja në energji janë me tarifë të garantuar nga shteti, dmth e shite, s’e shite, shteti të paguan. E paguan me lekët e shqiptarëve. D.m.th, lekët e shqiptarëve shkuan për të paguar hidrocentrale që mund të mos arrijnë dot të shesin prodhimin e tyre. Kush fiton këtu? Fitojnë privatët apo jo?

Më tregoni një koncesion të energjisë të dhënë nga qeveria jonë, ku ne kemi garantuar tarifën me lekët e buxhetit. Ju e keni garantuar privatin me tarifë fikse. Sido që të shkojë tregu i energjisë, sido të shkojë çmimi i energjisë, ju i jepni lekët privatit. Del, s’del në treg, fiton, s’fiton, është “lopa shtet” që e ushqen atë. Kjo është filozofia e koncensioneve që keni dhënë ju. Ne, përkundrazi, ju kemi dalë përballë atyre e ju kemi thënë, nuk ka më koncesion për të ndërtuar hidrocentral dhe shteti të garanton shitjen.

Kush e liberalizoi tregun e energjisë, ne apo ju? Ju të djathtët, apo ne komunistët? Treg energjie më të mbyllur, më qesharak dhe më pa të ardhme sesa latë ju, nuk besoj se do ta ketë lenë kush tjetër nga mbrapa, në asnjë vend në zhvillim. Ne e kemi filluar liberalizmin dhe do ta çojmë deri në fund.

Pse betejat në gjykatë, privatët nuk i bënë me ju, por i bëjnë me ne? Sepse ju kemi thënë, nuk ju japim lekët e buxhetit për riskun e investimit tuaj. Sepse ai është treg, nuk është një shërbim publik, i cili duhet garantuar nga shteti. Risku i tyre është nga koncesionet që kanë marrë nga ne, jo nga ju. Me ju ata janë të garantuar. Luli thotë se risku i koncesioneve tona është tek privati. Çfarë risku ka marrë ai që ka marrë kolaudimin  automjeteve?

Lulit nuk ia marr për keq, se Luli nuk ka bërë asnjë punë në jetë dhe nuk e di si bëhet puna e nuk kupton ku lidhen gjërat. Ju jeni në rrugën e degradimit të përditshëm. Jeni një ndërmarrje e falimentuar që kërkon treg, por treg nuk ka.

More përsipër të më bësh mua gënjeshtar, unë nuk them “gënjeshtar” se nuk e kam zakon të fyej, por që ti gënjen dhe gënjen sikur këndon, kjo është e sigurt. The se sterilizimi është bërë me fondet e Këshillit të Europës, kemi marrë  kredi nga KE 15 milionë, – i futi edhe një të rrumbullakosur, – për të bërë sterilizimin e mjeteve spitalore. Ju ndërtuat një godinë spitali me dy kate bosh, ku sot, ne po përgatitemi të fusim një shërbim  tjetër dhe në atë paketë ishin 1.2 milionë për sterilizimin, jo 15, vetëm për centralin e sterilizimit të QSUT-së.

Çfarë ndodhi?

Në 2010 filloi ky projekt. Ju  e morët atë kredinë për të ndërtuar spitalin me dy kate bosh dhe për centralin e sterilizimit. Tre vjet, instrumentet e sterilizimit që bletë, mbetën në qese.  Ishin amortizuar pa u hapur qesja. Është, apo nuk është kështu Tritan? Midis kolegëve të tu dhe kryetarit të tënd duhet të zgjedhësh të vërtetën.

Ju thoni ne morëm nga KE 15 milionë euro për ju dhe ky mori një privat e futi që të shfrytëzojë ato që ne ndërtuam për sterilizimin. Ju e latë spitalin me dy kate bosh në degradim, i latë instrumentet e sterilizimit në qese. Ju nuk e ndërtuat kurrë të vetmin central sterilizimi. Ndërkohë që 20% e 50 mijë shqiptarëve që shkojnë bëjnë operacion dhe jo sipas meje, por sipas OBSH-së, kalojnë  infeksione post-operatore për shkak të mungesës së  sterilizimit. Për çfarë duhet t’ju besojë njeri juve, kur ju një parti që ua bëri kush ua bëri, e vetmja gjë që mësuat nga Saliu ishte si të shkatërroni partinë tuaj. Asgjë tjetër.

Ne me privatin do të ndërtojmë 17 centrale sterilizimi. E para, nga 1 në 17 është diferencë  e madhe. E dyta, privati investon 8 milionë. E treta, centrali i sterilizimit nuk amortizohet nga përdorimi në harkun e viteve që ne shlyejmë investimin. Kemi qenë bashkë Tritan, në ingaurimin e një spitali dhe më ke thënë se është shpëtim ardhja e instrumenteve mjekësore për sallën e operacioneve, sepse ishte më të vërtetë keq.

Po ashtu, shumë e rëndësishme është, a marrin shqiptarët kontroll falas? E marrin kontrollin mjekësor falas dhe shyqyr që ka njerëz që e bëjnë e na gjykojnë neve që flasim këtu. Ndërkohë dëgjova një shprehje fantastike, laboratorin e analizave nuk e keni në mjedise publike. Çfarë do me thënë kjo? Laboratori janë aparaturat, nuk janë muret. Laboratori kryen një funksion në momentin kur i kalon shtetit, shteti  e merr dhe e akomodon diku tjetër.

Ku e keni dëgjuar këtë lloj çudie, që privati u dashka të ndërtojë një sistem alternativ mjekësor shërbimi dhe jo të shfrytëzojë sistemin tonë të shërbimit për një shërbim që e financon privati, por që është publik.

Ndërkohë që sterilizimi ka në krye një ekip specialistësh italianë vetëm për trajnimin  e personelit dhe nuk e paguajmë ne, por e paguajnë ata, është investimi i tyre.

Ajo që ka rendësi është se përmes këtyre proceseve, shqiptarët shërbehen më mirë. Me paratë e buxhetit që funksionojmë ne sot, funksiononit ju dje, do të funksionojmë ne nesër, – se ju nesër nuk do vini, po nuk e dhatë me koncension PD-në. Ky është thelbi i çështjes dhe investimi ju mbetet shqiptarëve, pra, edhe  shërbimin e marrin shqiptarët dhe investimi ju ngelët shqiptarëve.

Çfarë risku mori përsipër “Rapiscan” për skanimin? Vuri ca skaner atje dhe jo vetëm për mallra që kalojnë në skaner, por për çdo mall që hyn në Republikën e Shqipërisë paguhet fatura, edhe kur s’ka skaner fare. A nuk i nxjerrin shqiptarët këto lekë nga xhepi? E lekët i merr privati, Shqipërisë i mbetet asgjë.

Kjo është diferenca  e madhe midis nesh dhe jush. Është filozofike, nëse privatin e përdor si potencial investimi për të përmirësuar shërbimet për publikun, apo nëse me privatin ndërton një partneritet, ku publiku paguan nga xhepi  vet.

Të dali një shqiptar dhe të thotë, bëra  hemodializën e pagova nga xhepi im; Të dali një shqiptar të thotë, operova prindin, apo linda një fëmijë në maternitet dhe pagova për instrumentet mjekësore; Të dali një shqiptar të thotë, se çfarë paguan direkt si pasojë e këtyre partneriteteve. Zero! Ndërkohë që mbulimi nga buxheti është normal, është shlyerje investimi për një shërbim publik. Ne kemi koncensionuar funksione, të cilat bëhen më mirë dhe do të bëjmë të tjera.

Këto janë ndryshimet e mëdha.

E fundit, Lulëzim, mos e imito Saliun edhe kur bën referenca, jo Këshilli i Evropës, jo  Bashkimi Europian, policia angleze, shërbimi sekret indian, sepse ka një ndryshim shumë të madh midis teje dhe Saliut, ai është origjinali, ti je kopja  e vogël që nuk rritesh dot.

Me kujtohet një protagoniste e PD-së që dilte në konferencë shtypi dhe thoshte Edi Rama, ka filluar numërimi “tik–tak, tik-tak”. Ku është ajo? Do vijë dita Lulëzim, që do pyes, ku je? Prandaj mos numëro mbrapsht shumë.

Fole për hotelet me 5 yje. U detyrova dhe i kërkoj ndjesë personit që i përmenda emrin. Kurrë, as në opozitë, as në qeveri nuk kam marrë nëpër gojë sipërmarrës të këtij vendi, që paguajnë kontribute të mëdha për buxhetin, që krijojnë punësim dhe që natyrisht ndikojnë në rritjen jo vetëm ekonomike, por dhe sociale të Shqipërisë.

Sa për kullat e Tiranës, Zamir Mane është pastrues parash të drogës, Lulzim?

Shefqet Kastrati është pastrues parash të drogës?

Bashkim Ulaj është pastrues i parave të drogës?

Ram Geci është pastrues i parave të drogës?

E për një çudi të rastësisë janë të katërt votues dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mend, thuaj këtu kush ka ndërmend ta ndërtojë dhe ta diskutojmë. Këto 4 emra që të dhashë, janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e këtij vendi, janë taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Shqipërisë, kanë vënë pasurinë kur ti ishe akoma në Holandë dhe nuk guxon ti dhe partia jote t’i marrë nëpër gojë, se ju është bërë gjuha “drogë, drogë” sikur e merrni nga mëngjesi deri në darkë drogën dhe s’dini çfarë flisni. Nuk ka nevojë të më shkelësh syrin, po thuaj, Zamir Mane është pjesë e kësaj skeme pastrimi, e kësaj PPP-së tënde?

Sheqet Kastrati është pjesë e kësaj PPP-së?

Bashkim Ulaj është pjesë e kësaj PPP-së, apo është Ram Geci?

Kush nga këta të katërt, se këta të katërt di unë që kanë bërë kërkesa për të ndërtuar dhe t’i ndërtojnë me patjetër. Kurrë nuk i kam prerë rrugën dikujt që do të zhvillojë këtë vend, që do të ndërtojë në këtë vend, që krijon punësim në këtë vend, duke i treguar flamurin e partisë, apo duke i treguar derën mbrapa.

Këtu flitet sigurisht për politikë. Këtu sigurisht debatojmë. Sigurisht ti të synosh të vish këtu, por mbi ty dhe mbi mua, është Shqipëria. E Shqipëria janë njerëzit që i japin ekonomisë, njerëzit që punojnë qoftë si sipërmarrës, qoftë si punëtorë të thjeshtë. Është skandaloze që kryetari i një partie që i thotë vetes partia e djathtë, partia e sipërmarrjes, partia e iniciativës së lirë, partia e Shqipërisë pa rregulla strikte, del këtu edhe të mbiu droga në gojë, sikur jeni të tërë nën efektin e drogës kur flisni dhe flisni për Shqipërinë, jo për mua. Për mua thoni çfarë të doni, i keni thënë të gjitha e vazhdoni të thoni, skam asnjë problem. Unë problemin e kam kur ju cenoni drejtpërdrejtë këtë vend, duke cenuar njerëzit e këtij vendi, përpara të cilëve, ti dhe unë duhet të rrimë me respekt. Se në fund të fundit, ne paguhemi nga taksat që vijnë edhe prej kontributit të tyre, në radhë të parë.

Përmende Bulqizën disa herë. Pyete shokun tënd, Zamir Mane, për investimet në miniera, pyete për sigurinë në miniera, për ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur atje. Pyete edhe për shkollën profesionale të të rinjve që mësojnë zanatin e natyrisht, pyete edhe për fëmijët dhe çfarë do të thotë ai.

Pse nuk jep përgjigje për atë që të pyeta përpara gjithë shqiptarëve, pasi u the që kullat në Tiranë po ndërtohen me paratë e drogës. E the përpara gjithë Shqipërisë dhe unë të solla emrat e atyre që po i ndërtojnë. Eja këtu e jep përgjigje se kjo historia jote që nuk i përgjigjesh pyetjeve nuk është mirë, jo për ty, por nuk është mirë për këtë parti, që t’i gabimisht drejton sot.

Diku në këtë grup është një person që ka marrë pjesë në ndërtime dhe ka qenë edhe ortak me një prej personave që përmenda unë. Me këtë teori, unë duhet të çohem këtu e të akuzoj atë, të të akuzoj ty, të akuzoj PD-në. Ç’është kjo bisedë e ç’është ky llum ku nuk kurseni dhe nuk kursen asgjë! Nuk kursen as vendin tënd. Shqipëria është me rreth të zi, – thua. Si mund ta thotë këtë, një person që synon të qeverisë këtë vend! Shqipëria është e bllokuar e do të mbetet e bllokuar, – thua. Si mund ta thotë këtë, një person që synon ta qeverisë këtë vend e mbi të gjitha, si mundet një person që synon të qeverisë këtë vend të kriminalizojë këdo që i del përpara! E ka bërë Saliu këtë e po ta përsëris, mos e imito se nuk ke shans të kesh sukses. Ai është origjinali, ti je kopja.

Thua, “e kam me adminstratën”. Po pse, administrata po i ndërton kullat? Thua, pse rritet ndërtimi. Shko pyeti e dëgjoi të ta thonë ata, pse rritet ndërtimi në Shqipëri, të ta thonë ata se ekonomia në Shqipëri është në rritje. Pyeti e të ta thonë ata, pse sot, bankat kanë 10% më pak kredi të këqija. Pyeti e të ta thonë ata, që për gjithçka mund të bëhen vërejtje, por janë botërisht të njohur si mbështetës të Partisë Demokratike dhe të tutë. Këta janë ndërtuesit më të mëdhenj në Shqipëri, që po ndërtojnë sot. Të tjerët, kur të vijnë të kërkojnë, do të t’i prezantoj me emra.

Nuk jep dot, një herë, një përgjigje direkte për një pyetje direkte, por vazhdon “la voce del padrone”, rrotullohet gramafoni dhe e njëjta këngë. Fut diskun dhe atë gjilpërën sipër e rrotullohu, normal që nuk të del muzika dhe të mbaron gjithmonë para kohe.

Më thua se kam katër javë që nuk flas për Saimir Tahirin. Çfarë të flas për Saimir Tahirin? Nuk është detyra as e imja e as e jotja, është detyra e atyre që po e hetojnë e nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin, as prokurorin, as gjykatësin dhe as gjykatën supreme. Por e bën, sepse jo e vërteta, por pushteti është e vetmja gjë që të intereson dhe për pushtetin je në gjendje ta bësh llum çdo gjë. Je në gjendje të bësh gjithçka, që të fusësh llumin në veshin e çdo njeriu, me të vërteta, gjysmë të vërteta, të pavërteta, çfarë të jenë.

Jemi shumë ndryshe. Ne dhe ju. Unë dhe ti. Ilir Beqja të ka ftuar të shkosh të provosh në gjykatë, atë që ke thënë për të dhe avokati thotë
“këto janë politike, nuk ka gjë Luli me Ilirin”. E mbrohesh tamam si skuthat, me statusin e gazetarit. Gazetar je, që po të shkelet e drejta e fjalës? Bën akuza penale, kriminalizon çdo njeri që të del përpara e pastaj mbrohesh si gazetar.

Unë kam qenë, jam e do jem ky. Unë bashkëpunëtorët i besoj të gjithë dhe mbroj deri në fund idetë që ndajmë, punën që bëjmë, por unë nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori. Kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë e të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet çdo njeri që ka besimin publik dhe prek në dërrasë të kalbur. Unë nuk e bëj dot për askënd, atë që bëri Saliu për ty, kur u akuzove dhe u shmange me raport mjekësor e nuk u paraqite fare. Ndërkohë merrte fjalën këtu e në çdo fjalim të mbronte e jo kur ishe i akuzuar nga opozita, ajo është gjëja më normale që mund të bëjë një kryeministër, por kur ishe i akuzuar nga prokuroria, që është gjëja më anormale që mund të bëjë një Kryeministër. Unë nuk e kam bërë kurrë dhe s’kam për ta bërë kurrë.

Unë kam opinionet e mia për prokurorinë, për mënyrën si vepron, kjo është çështje tjetër. Kam folur vetëm për qëndrimin në Këshillin e Mandateve të Partisë Socialiste, se e kam pasur për detyrë të shpjegoj qëndrimin dhe aty ka mbaruar detyra ime në raport me atë çështje. Ajo çështje i takon hetimit, i takon drejtësisë, i takon atyre gazetarëve që dinë të bëjnë investigime, por nuk të takojnë ty, as partisë tënde.

Jemi këtu për buxhetin. E ke marrë fjalën 5 herë, nuk ke thënë asgjë se çfarë mendon ti, sesi e shikon ti të ardhmen e këtij vendi, sesi mendon ti se mund të dalin nga varfëria më shpejt ata njerëz që i merr e i përdor si mish për top, se varfëria e tyre nuk të intereson fare. Nuk di, a ke vajtur ndonjëherë në Bulqizë, ose mund të kesh vajtur tek sheshi për të bërë ato mitingjet e republikës së re.

Më thua edhe se kanë ardhur të të mbikëqyrin. Po kush i solli ata? Jam unë që kam vajtur deri në Washginton e kam kërkuar marrëveshjen me FBI-në, apo je ti? Jam unë që thosha se do vijë FBI-ja këtu e ju thoshit, kurrë, nuk ka punë FBI-ja të vijë. E do vijnë e po vijnë dhe të tjerë, sepse i kam kërkuar unë, për të luftuar pa parë njeri fare, kush të jetë, kush të dali, majtas, djathtas, apo majtas-djathtas, djathtas-majtas, sipas zgjedhjeve. Kush të dali e deri në fund do t’i shkoj kësaj historie, këtij llumi që përhapet çdo ditë këtu, vetëm për një qëllim, as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin, as për të mbrojtur të varfrit, as për të marrë më shumë nga të pasurit, por thjesht për një karrige.

Mos godit Shqiperinë. Shqipëria janë këta njerëz që kontribuojnë për të ardhurat e buxhetit me taksat e tyre, për të rritur punësimin, për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve dhe për të realizuar investimet që bëhen në këtë vend, publike apo private, apo publik-privat. Ti kohën e piramidave e mban mend mirë, por ndryshimi midis nesh e di kush është? Sikur atë Ali-Mucën që del në përgjimet e Habilajve ta kishte kushëri vjehrra ime, ti këtu do kishe bërë namin e zi. Unë nuk ta kam përmendur kurrë dhe s’ta përmend. Ky është ndryshimi.​

*Replikat e Ramës me Bashën në seancën e sotme

6 komente në “E PLOTE/ Gjithë replikat e Edi Ramës me Lulzim Bashën në Kuvend”

  1. N.VJOSA says:

    Edi Rama,
    D I S K R E T I T I M
    S P E K T A K O L A R;
    i ke bere Lulit te Zi !…
    Keshtu i do Mushka Drute !…

  2. Alban Dega says:

    BRILLIANT…. I SHKELQYER !

    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra. !
    Po qindra thase me fakte… Fakt e fjale! Fjale e fakt !
    Ky eshte kryeministri, kryeanalisti …. kryetari i shtetit qe i duhet Shqiperise qe duam…
    Kam 45 vjet qe lexoj, perkthej, redaktoj, citoj fjalime udheheqish boterore qe nga Ronald Regan, Xhorxh Bush babe e bir, Bill Klinton, Barack Obama, Margaret Thecer e e Toni Blejer, Fransua Mieteran e Helmut Kohl, Mihail Gorbacov e Ten Hsiao Pin…. The New York Times e Le Monde, El Pais e The Times…
    Asnjehere kurre nuk kam kexuar nje fjalim ose analize kaq briljant si ky e Edi Rames… Never … Ever.. !
    Nje mesim per politiken jo vetem shqiptare e gazetarine, analizen, mediat shqiptare me mesazhe madhore !
    Mesazhi madhor, Betimi siperor i tij u dha qe ne fjalimin e tij te pare si Kryeminister i Shqiperise me 9 shtator 2013 : Do te bej shtet !
    Shqiperia mbi gjithcka !
    Po e mban fjalen !
    Ky eshte politikani artist, artisti politikan qe i duhet Shqiperise qe duam !
    Kryeminister i te gjithe shqiptareve qe nuk vendos as Partine askend aq me pak vetveten mbi Shqiperine !
    Mbi Shqiperine qe duam !
    Shqiperia qe duam eshte Shqiperia shtet !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    E duam Shqiperine si Ameriken demokratike !
    Me gjeni nje shtet tjeter ish- komunist apo jo komunist ne Bote qe rinia e populli i saj doli ne sheshe e bulevarde me parulla te tilla madhore !
    Nuk ka !
    Shqiperia po e do te behet Shqiperia qe duam te gjithe !

  3. Agim e Alban Dega says:

    On Friday, June 23, 2017, Alban Dega <[email protected]

    Leter e hapur gjithe
    VOTONI PER SHQIPERINE QE DUAM

    – Edi Rama nuk eshte si te tjeret….
    Eshte kryekalores i politikes shqiptare

    Nga Agim e Alban Dega , Nju Jork

    Jemi 10 vota Dega ketu ne Nju Jork… te dhjetat jane per Shqiperine qe duam!
    Asnje nuk do te hidhen pasneser ne kuti edhe per faj te Edi Rames . Ka nje te gjashten e tij.
    Pese te gjashtat i kane parardhesit e tij… E pane diasporen si nje lope qe vetem milet.
    Harruan se qe te milet lopa duhet ushqyer, ruajtur, mbareshtuar…
    Edhe ne kete pike Edi Rama nuk eshte si Berisha, Nano, Meta, Berisha 2, 3.
    Edi Rama nuk eshte si te tjeret. Te pakten e mbajti nje Kuvend mbarekombetar me e per diasporen.
    Besojme ne fjalen e premtimin e tij se ne zgjedhjet ardhshme do te krijohen mundesite qe votat tona, votat e diaspores te mos shkojne per lesh…
    As tani ne e familja jone nuk i lam te shkojne nul !
    Familja jone ka edhe 59 vota ne Tirane, Shkoder, Tropoje e gati ne tere Shqiperine…
    Do te votojne edhe per ne sic e premtuan pa ua kerkuar e pa i paguar!
    … E di qe e keni zemren ketu me 25 qershor… Rrini te qete se do votojme edhe per ju… Do te votojme per Shqiperine qe duam… Per Edi Ramen… Eshte ndryshe nga te tjeret… Eshte me i miri !, na tha sot ne Skype njera nga motrat, duke na dhene edhe titullin e shkrimit…
    Te njejten premtim perseriten edhe 5 pjestare te familjes se saj !
    Jo vetem ata, por edhe 53 familjare e te afferm te tjere…
    Faleminderit vellezer e motra biologjike!
    Faleminderit te gjithe shqiptareve qe do votojme pasneser per Shqiperine qe duam !
    Pse!?
    Shqiperia qe duam nuk u shpik nga Edi Rama as nga PS-ja.
    Shqiperine qe duam e nxoren nga zemra e shpirti rinia studentore e mbare shqiptaret qysh ne Dhjetorin historik te nentedhjetes…

    Shqiperia qe duam !

    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Shqiperia qe duam eshte aspirata e 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA-ne dhe BE-ne, shtetin ligjor e Reformat demokratike e shtetformuese ne Energji, Aresim, Shendetesi, Polici e Rend, e Territorit, me ne krye Reformen ne Drejtesi e Vetingun, qe do ti hapin shume shpejt rruget e Evropes e te Amerikes popullit me properendimor e me proamerikan , bile edhe me proamerikan se vet amerikanet, ne Evrope dhe ne Bote !
    Kush beri me shume, kush luftoi me shume, kush rrezikoi me shume se Edi Rama per keto aspirata.
    Kush i dha me shume pushtet LSI-se e Ilir Metes, Lulezim Bashes e PD-se, PDIU-se e Shpetim Idrizit… se Edi Rama dhe Shqiperia qe duam !
    Po pergjigjemi me pergjigjen e liderit te PD-se dhe kolegeve te tij " ne nuk do ta kishin bere kurre nje gje te tille"
    Faleminderit per sinqeriterin !
    Cilat ishin premtimet madhore qe beri Edi Rama pas fitores plebishitare si ndaj shqiptareve dhe nderkombetareve!?
    Asnjehere ai nuk premtoi as luge floriri as bollek, as mrekulli e as " ceka te bardhe" per askend !

    Premtimi madhor i Edi Rames !

    – Une do bej Shtet ishte krye premtimi i tij… E mbajti si askush tjeter deri sot. Sakrifikoi gjithcka deri edhe pushtet, rrezikoi deri edhe karriken e tij per Reformat shtetformuese e Shpetimtare per Shqiperine e per shqiptaret pa dallim sidomos per Drejtesine dhe Vetingun!
    A nuk u votuan ato me 100 apo gati 100 per qind te votave!
    Kush pervec disa hijenave politike e mediatike ne sherbim te tyre mund ta quajne Edi Ramen te deshtuar !?
    Ndaj vellezer e motra shqiptare peshoni mire voten tuaj para se ta hidhni!
    Votoni per Shqiperine qe duam te gjithe !
    Votoni per Edi Ramen!
    Edi Rama nuk eshte njesoj si te tjeret.
    Edi Rama eshte ndryshe!
    Le te flasin fakte te gjalla qe i kemi pare e i kemi perjetuar te gjithe.
    Cuditerisht asnje prej tyre nuk i kemi degjuar nga goja e Edi Rames dhe e stafit te tij politik e elektoral !!!!
    Ia kemi borxh tia kujtojme se edhe ketu ne kryeqytetin e Botes jemi ngazellyer , e kemi ndjere veten krenare kur shoke e shoqe, kolege e rsstesore na thonin ju shqiptaret kini nje kryeminister te pashem dhe shume mendjemprehte…
    – I shkriu ne gaz edhe Obamen dhe Biden dje ne Shtepine e Bardhe… Rralle krere shtetesh priten ne Zyren Ovale…. Rama Is a great and brave man! Nuk nguroi kritikoje as Trumpin… Miku i mire ti thote kater te vertetat ne sy!
    USA people don't like and don't need asskisers . Populli amerikan nuk i do dhe nuk ka nevoje per bythelepires !
    Sot kryeredaktori i gazetes “Express” te Kosoves Berat Buzhala iu drejtua shqiptareve me nje thirrje aspak suprize per seren e tij : Mos votoni per Ramen ! Mos votoni per Edi Ramen se ai na shan e ofendon ne gazetareve…. Konkluzioni i Buzhales: Rama do te perfundoje si Mourinho …

    Vetvrasja donkishoteske e nje hiene serbe !

    Jo sot por prej tre vitesh Berat Buzhala ka vene ne gryken e topit cdo veprim, cdo fjali, cdo veprimtari te kryeministrit te Shqiperise. Tonet e tij jane ngritur deri ne skajshmeri mbas vizites teper te suksesshme te Edvin Rames ne Beograd.
    Deklarata thelbesore e Edvin Rames ne Beograd ishte pyetja dermuese qe i drejtoi kryeministrit serb Aleskander Vucic: “Mos valle do ta transportoni Trepcen nga Kosova ne Beograd….”
    Goditje nokauti ne shpirtin e politikes kolonialiste e terroriste serbe ndaj Kosoves e shprehur ne parullen “ Trepcja prodhon- Beogradi nderton “ Pse !? Teme ne vete.
    Pas Kurierit serb, Sputnikut rus…. gazeta qe sulmoi me ashper kete deklarate burrerore sa edhe realiste e atdhetare te kryeministrit shqiptar, Expressi e sulmoi ate me ashper derisa botuesi i saj Buzhala doli edhe me slloganin ala serb te “kombit kosovar” pa e ditur se cfare do te thote fjala dhe nocioni komb !
    Tani me pak se 24 ore para zgjedhjeve dhe vetem dy dite mbas Sputnikut rus eshte perseri Berat Buzhala qe del me thirrjen ala Putin, ala Vucic, ala Athine per te mos votuar per Edvin Ramen !
    Edi Rama do te perfundoje si Murinho, thote i gjori Buzhala duke ia kaluar edhe Don Kishotit me marrezine e tij. Zot falja mekatet! Nuk e di cfare ben e cfare shkruan! As te genjej nuk di i shkreti.
    Shtrohet pyetja e thjeshte: Si ka perfunduar Zhose Mourinho !?
    Trajneri qe me ekipin qe drejton fitoi titullin e Kupes UEFA, trofei i dyte me i rendesishem i Evropes mbas Kupes se Kampioneve.
    Siguroi pjesemarrjen direkte ne Kupen e Kampioneve te Evropes!
    Ka fituar Kupern e Kampioneve te Evropes,
    Zhoze Murinho eshte trajneri me i paguar e vleresuar ne mbare Boten.
    A nuk u zgjodh Murinjo " Trajneri me i mire ne Bote" !?
    E mjerani Berat Buzhala i qan hallin kaloresit te futbollit evropian e boteror Zhoze Murinjo dhe kaloresit te politikes shqiptare Edi Rama!?
    E Sali Berishe Zollumi e Petrit Vasil
    shkolleperlumi e quajne Edi Ramen
    Shkollepaku !!!???

    Kaloresi i politikes Shqiptare…

    A nuk ishte Edi Rama qe shenoi te vetmin rekord boteror te nje politikani shqiptar “ Kryebashkiaku me i mire ne Bote” per kthimin e Tiranes nga nje nevojtore bidonvilesh ne zemren e saj ne nje metropol evropian, sic shkruanin “ Le Monde” e Parisit, " The Times” e Londres , “ El Pais “ e Spanjes, dhe mbreti i shtypit te lire boteror "The New York Times” .!?
    A nuk ishte Shtepia e Bardhe , Presidenti, Zevendepresidenti e gjithe maja e administrates se Obames qe i beri Edi Rames nje pritje qe nuk i eshte bere asnje politikani e lideri shqiptar deri sot jo vetem ne SHBA !?
    A nuk ishte Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel qe e priti me te gjitha nderimet e vleresimet maksimale kryeministrin e Shqiperise Edi Rama ne Berlin dhe e vuri ne krahun e saj te djathte ne te gjitha taklimet me lideret e Ballkanit e me gjere !?
    A nuk ishte Presidentja e Zvicres qe e priti me te gjitha nderet e vleresimet per here te pare ne histori nje kryeminister shqiptar, Edi Ramen !?
    A nuk u takua dhe bisedoi si i barabarti me te barabartin e pa paguar asnje qindarke e jo 300 000 euro si Lul Basha, me Presidentin amerikan Donald Trump, me kryetarin e BE-se, me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin e porsazgjedhur te Frances Macron dhe veteranin turk Erdogan, Sekretarin e Pergjithshem te NATO- s, me Kryeministrin e Greqise Cipras, te Kanadase Trudeau, me te gjithe kryetaret e shteteve
    dhe qeverive te Evropes ne Bruksel!?
    A nuk ishte djepi i demokracise boterore, qendra e kultures evropiane e boterore, Franca dhe Presidenti i saj qe i dha Edi Rames titullin me te larte “ Kalores i Legjionit te Nderit”.
    A lexuat dhe pate me syte tuaj deklaraten e Bernard Kushner, ish – Guvernatori i Kosoves dhe ish- Shefi i diplomacise franceze qe e vleresoi Edi Ramen e Shqiperine si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti ne Ballkan" dhe si kombinim politik "midis Macronit dhe Tony Blayer " !?
    Na gjeni emrin e nje udheheqesi a politikani shqiptar qe ka arritur keto lartesi!?
    Na gjeni edhe nje kalores tjeter te politikes shqiptare ne histori qe te kete marre keto nderime e vleresime nderkombetare!?
    Zero ! Pse ?! Per syte e bukur te Edi Rames !?
    Evropa dhe Bota vleresojne punen e jo gunen e cilitdo e ne baze te tyre te vene kapelen !
    Pse ?Sepse Edi Rama eshte Zhoze Murinho i politikes shqiptare!

    Vota per Shqiperine qe duam !

    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret per Zhoze Murinhon!
    Po golat nuk i bejne gazetaret ! Golat i bejne futbollistet nen drejtimin e trajnerit! Po te mos ishte sporti dhe futbolli gazetaret sportive do te hanin vetveten !
    Pak a shume i njejte eshte edhe raporti midis politikes dhe gazetareve e analisteve politike !
    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret e Kazanit si Aleksander Frangaj e Blendi Koran Toptani, Berat Stanishic Buzhala, Andi Putin Bushati, Artan Hafije Hoxha= presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice , Shkulshkulaku e korporata e marionetave dhe frymezuesit e tyre politike per Edi Ramen.
    Po gazetaret nuk e bejne politiken! Aq me pak gazetare qe e shohin e njohin ate si politike kazani.
    Gazetare e analiste qe me shume se gazetarin, te cilet vetem ia ndotin emrin, bejne instruktorin e se keqes, e dhunes, e antishtetetit!
    Aq me pak gazetare qe ngrene zerin e perplasin grushtet qe kerkojne me hir apo pahir cka ata mendojne duke e paraqitur veten si gjithckadites e gjithckaberes si kjo lukuni hijenash qe perdorin gazetat e ekranet si mjete shantazhi e gjobvenie per politiken e politikanet, si zhvates te pasurive e taksave te shqiptareve!

    Nje politikan ndryshe

    Ndaj eshte koha edhe per nje Reforme te thelle e Veting mediatik e politik per ti spastruar te dyja nga krimet e siperpermendura ! Pa vonese e pa meshire !
    Eshte zakoni me i keq i humbamenove, i hupanave, sic u themi ne ne Malesine Gjakoves, qe te shpfin e trillojne per njerezit e suksesshem..
    Edi Rama eshte ndryshe nga te tjeret !
    Edi Rames i flet me shume puna se sa guna!
    Natyrisht Edi Rama, si cdo qenie njerezore e aq me teper politikan, nuk eshte i perkryer .
    Edi Rama eshte me i miri nder politikanet shqiptare deri tani!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare votoni per Shqiperine qe duam.
    Votoni per kaloresin e politikes shqiptare Edi Rama !
    Cdo vote per Edi Ramen e PS-ne pasneser eshte vote per Shqiperine qe duam e sic e duam !
    Vota per Numrin 2 ne fletevotimet e 25 qershorit eshte vote per Shqiperine qe duam, per politikanin Numer 1 shtetberes te Shqiperise !
    Mos nguroni ! Votoni per Edi Ramen e PS-ne !
    Votoni per Shqiperine qe duam !

  4. Berti says:

    Te lumte per forcen tuaj argumentuese duke e lojtur ne “tepsine e boshatisur” liderin fallco te PD Lul Basha .E zure mat me dy levizje duke e detyruar te ule koken poshte.

  5. Azio says:

    Keto s’Jane batuta.
    Keto jane fjale qe nje njeri serioz di ti thote kur eshte ceshtja per popullin,per te kritikuar pikerisht pseodemokratet si Lulzim Bash apo Sali Berisha.Te dy keta perfaqesojne degjenerimin politik qe ka mbuluar PD.
    Por ty bravo te qofte Edi Rama per kete fjalim ne parlament.Ne kete menyre ti me patriotizmit qe te karakterizon, moron nje popull te tere qe te mbeshtet pa asnje diskutim.
    Por mos u lodh te bin desh ne rrugen e drejte kete maskarenj,kriminele dhe vrases.
    Populli I njeh se cfare monstra sh jane.
    Leri bucket te lehin si te.te terbuar.
    Ti dhe qeveria te eci perpara.Popullin e ke nga pas.

  6. Jozefina says:

    E dhjeve Lulin fare. Te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje