Nga Shpëtim Nazarko
Tahiri ishte nga ministrat më të rëndësishëm të Ramës dhe natyrisht kjo influencon në historinë që u duk kohët e fundit. Rama e sheh si çështje të vetë Tahirit dhe fatin e tij të lidhur me drejtësinë. Pjesërisht ka të drejtë. Në vështrimin tim, prokuroria u nxitua dhe i mblodhi e ekspozoi me shpejtësi të dhënat. Po të mos i dije marrëdhëniet e acaruara të saj me ekzekutivin e sotëm, do të mendoje se ajo e futi çështjen në një labirinth të ngatërruar qëllimisht për të ndihmuar Tahirin.
Në pikëpamje personale, besoj se çështja nuk mund të dilte në pazar aq thjesht. Kur flitet për peshq të mëdhenj, ku mund të përfshihet edhe kryeministri i vendit, çështja komplikohet dhe nuk del aq thjesht në pazar nga një shtet afër apo larg nesh. Jo vetëm për arsye shtetërore, që nuk lejojnë destabilizmin e vendit tjetër.
Besoj se lidhja apo koincidenca me “makinën e Tahirit” apo patentat e tij, mund të jenë elemente që duken sikur e ndriçojnë historinë, por realisht e ngatërrojnë atë, duke i dhënë trajtën e romaneve të verdha.
Një ministër i këtij rangu, edhe nëse është kriminel, nuk mund të lërë gjurmë banale. Vetëm fakti që operohet në sferë milionash, siç ishte çështja e kanabisit, nuk të lejon të mendosh thjesht se është përdorur një makinë. Është tip shashke që më tepër e bën qesharake çështjen. Nëse ai do të ishte kriminel, që operon në fushë milionash a miliardash, do të ishte budalla t’i manaxhonte me anë të një makine që ka targën e tij. Këtu besoj se edhe shtypi, por edhe prokuroria, u shpejtua në argument.
Çështja e Visho Ajazit
Shërbimi informativ, pas hyrjes së vendit në NATO, është sa në duart tona po aq edhe të partnerëve. Fakti që Visho Ajazi vinte nga koha e Gazidedes, mund të ketë qenë shenjë pakënaqësie për ekzekutivin apo Ramën. Por pozicioni dhe lidhja e dyfishtë e kreut të shërbimit me qeverinë dhe partnerët e kufizon “veprimtarinë”e tij antiqeveri dhe nëse ai nuk e do këtë të fundit.
Rama mund të jetë i kënaqur nga largimi i Visho Ajazit, i cili duhet t’u provojë shërbimeve të vendeve partnere se ka zotësinë që i është atribuar prej tyre. Zotësi që ndoshta e imponoi Ramën t’i jepte edhe dekoratën që kemi parë para disa kohësh. Të tjerat janë përralla.
Çështja e buxhetit
Besoj që Shqipëria duhet të heqë dorë nga kjo teknikë e bërjes së buxhetit, origjina e të cilit vjen prej kohës sovjetike. Në kohën e komunizimit, kur vendi ndërtonte plane 5-vjeçare dhe luante me çmime fikse, një ndërtim i tillë i buxhetit kishte kuptim. Tani, kur thelbi i çështjes luhet te mekanizmi kërkesë–ofertë, buxheti nuk bëhet dot më kështu.
Siç mundohesha ta argumentoja në shkrimin e fundit për lexuesit e Konica.al, një teknikë e tillë e bërjes së buxhetit, qoftë nga socialistët apo demokratët këto njëzet e pesë vjet, mund të impononte edhe qeverinë, ku ndodhet shkretëtira e Saharasë, të importonte…rërë pas pak kohësh qeverisjeje.
(Përmbledhje e komentit politik në News 24)
PER SA I PERKET BUXHETIT MUND TE JAPESH LLOJ LLOJ MENDIMESH PASI EKZISTON MENDIMI FIKS SE NE HARTIMIN E TIJ KA DILENTATIZEM DHE NUK ESHTE BASHKEKOHOR.
NE KETE POSTIM NUK MUND TE PRETENDOHET SE HEDHIM NE MENYRE PERFEKTE IDETE QE KEMI POR SIDOQOFTE JAPIM NJE KONTRIBUT QE JA VLEN TE KONSIDEROHET.
E PARA PYETJE QE TE DEL VETVETIU ESHTE : A KANE PARASYSH HARTUESIT E BUXHETIT TRENDIN GLOBAL TE ZHVILLIMIT ???
PATJETER QE JO.
E PRA VETEM KAQ MJAFTON QE TE THEMI SE KEMI NJE BUXHET TE MANGET.
E DYTA A JANE TE PERCAKTUAR TE SAKTA RAPORTET KOHORE PER NJE ZHVILLIM TE VENDIT PAS 30 , 50 APO 100 VJETESH , 10 DERI 20 VJETESH APO PAS NJE MANDATI QEVERISES ???
A DIME NE SE KU PO SHKOJME DHE KU DUHET TE SHKOJME
NDERKOHE QE BOTA E PERPARUAR KA PUSHTUAR TREGUN GLOBAL SI ATE INDUSTRIAL DHE ATE BUJQESOR DUKE FUTUR TEKNOLOGJINE E PERPARUAR DHE ROBOTET NE VEPRIM DHE NE ENDE KERKOJME TE KONKUROJME ME ” NJE PENDE QE ” ???
A NUK BEHET MIRE SIKUR POLITIKANET TE ULEN E TE PERCAKTOJNE NJE ZHVILLIM STRATEGJIK TE VENDIT DUKE PERCAKTUAR QARTE SE KU DO TE VERE KY VEND PAS KAQ APO AQ VJETESH DUKE HEDHUR QARTE DHE SÀKTE PIKETAT E ZHVILLIMIT TE CILAT DUHET TE JENE SA FIKSE AQ EDHE FLEKSIBEL NE VARESI TE ECURIVE GLOBALE DHE ZHVILLIMEVE GJEOSTRATEGJIKE ???
JAM CUDITUR PERSONALISHT ME SHKENCETARIN ME NE ZE DHE ME TE FAMSHEM PER KOHET E SOTME FIZIKANTIN DHE KOZMOLOGUN HOPKINS I CILI MES TE TJERASH DEKLARON SE NJEREZIMIT I DUHET TE MENDOJE SERIOZISHT QE PAS AFRO 100 VJETESH TE LARGOHET NGA KY PLANET PER SHKAQE TE NDRYSHME TE RISKUT…ETJ,ETJ .,
NE KETE KUADER NE QE NA DUHET TE MENDOJME POR EDHE TE VLERESOJME ME QETESI DEKLARATA TE TILLA EMERGJENTE A NUK DUHET TE JEMI VIZIONARE DHE LARGPAMES PER TE PERCAKTUAR EKZAKTESISHT CFARE DUHET TE BEJME ME KETE RACEN SHQIPTARE QE TE MBIJETOJE ???
NDONESE MUND EDHE TE KEQKUPTOHEM POR ESHTE PER TE VENE KUJEN KUR MENDON SE EKZISTENCA OSE JO E E JONA ESHTE NE VARTESI TE EDUKIMIT ARSIMIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL PER ATO PROFESIONE QE KOHA DO TI KERKOJE DHE DO TI DOJE ME DOEMOS NDERKOHE QE TE NE BUXHETI I KESAJ FUSHE PERGJYSMOHET , TEK NE MBYLLEN SHKOLLA NDERKOHE QE SHKOLLAT E CIKLIT TE ULET DUHET TE HAPEN NE CDO FSHAT QOFTE SIKUR EDHE NJE NXENES TE MBETET , TEK NE EKZISTOJNE KLASA KOLEKTIVE QE E KONSIDEROJ KULMIN E E SHPIKJES BUDALLALLEKUT DHE TE INJORANCES NE MINISTRINE E ARSIMIT QE E PRANOJNE KETE ZGJIDHJE VRASESE PER ARSIMIN , TEK NE NE SHKOLLAT 9- VJECARE APO EDHE SHKOLLAT E MESME NUK KA LABORATORE EFIKASE QE TE KONKRETIZOJE LENDET EKZAKTE ME EKSPERIMENTE E PUNE PRAKTIKE LABORATORIKE NE LENDET EKZAKTE DHE JO VETEM NE KETO LENDE POR EDHE NEPER LENDET E TJERA.
TEK NE ARSIMI ESHTE NJE TMERR.
DUKE U NISUR ME ATE SI KA QENE PERPARA VITEVE ’90 ME ARSIMIN E SOTEM ESHTE PER TE VENE DUART NE KOKE.
E PRA ARSIMI DHE VETEM ARSIMI DO TA NXJERRE KETE VEND NGA BATAKU KU KA RENE NE TE KUNDERTEN EDHE PAS 100 VJETESH SERISH NE DO MBETEMI AI VENDI ME I VARFER NE BALLKAN DHE EUROPE SIC ISHIM PARA 100 VJETESH TE PRAPAMBETUR TE VARFER DHE NE ERRESIRE TE PLOTE VENDI I FUNDIT I BALLKANIT.
SHIKONI BUXHETIN PER ARSIMIN DHE HAJD3 TE FLASIM PER ZHVILLIMIN.
NJE PYETJE PER QEVERITARET DEPUTETET DHE MINISTREN E ARSIMIT A DO TA LINTE FEMIJEN E SAJ TE VAZHDO TE SHKOLLEN NE NJE KLASE KOLEKTIVE KU BASHKOHEN KLASA E PARE ME TE DYTEN DHE TE TRETEN DHE KU SI KONKLUZION NUK BEHET MESIM FARE ???