Shkon në 50 numri i nxënësve të asfiksuar në Bulqizë, një sillet me helikopter në Tiranë

17 Nëntor 2017, 14:12Kronika TEMA

Është rritur numri i nxënësve të asfiksuar nga rrjedhja e gazit në gjimnazin e Shupenzës, duke shkuar kështu në total rreth 50 persona.

Mjeku i spitalit rajonal të Bulqizës në një prononcim për median ka bërë me dije se pas kontigjentit të parë, ka mbërritur edhe një gup i dytë nxënësish në këtë spital.

Ndërkohe që një pjesë e nxënësve të asfikuar janë dërguar drejt Peshkopisë, pasi spitali nuk ka pasur kapacitet për trajtimin e tyre.

Ndërkohë, “News 24” raporton se një nga nxënësit është transprtuar me helikopter, nga Bulqiza drejt Tiranës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje