Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi është denoncuar mbreme publikisht nga analisti Dritan hila për kërcënim ndaj këtij të fundit.
Hila shkruan se Prençi e ka kërcënuar se do e tërheqë zvarrë.
Çfarë ka shkruar Hila:
Sot në orën 15.35 më telefonon numri 0696067755. Në krahun tjetër më prezantohet një person me emrin Shemsi Prençi. Shkaku ishte një status në profilin tim personal ku sensibilizoja përmbytjet që po ndodhnin në Greqi dhe kanë humbur jetën 15 persona dhe jo pa ironi kujtoja se kë kemi në drejtim të Emegjencave Civile. Është njeriu që në mes të verës në vend se të merrej me zjarret që po përvëlonin vendin, shkaktoi valë kombëtare gazi dhe humori me deklaratën se në vjeshtë do të kemi tërmete. Në fakt ky tipi nuk është shumë humorxhi. Është nga tipat e fortë të veshur me pushtet i përdorur nga demokratët dhe tani përdoret nga rilindasit. Kush ka marrë pjesë në zgjedhjet e Fierit të 2009-ës e njeh mirë.
Nuk dua të ndalem në diskursin e tij një minutësh të mbushur me fjalët “unë i kam shërbyer partisë tënde mor qen kur ishte në pushtet” (siç duket ose më kujton anëtar të PD-së ose e kishte fjalën për periudhën që kam qenë zv/ministër), “po më përmende prapë, të tërheq zvarrë mor zagar”, dhe “jam malësor dhe po e zgjate prapë me mua do ta vazhdoj personalisht”.
Ajo që më bën përshtypje nuk ka lidhje me personin tim, por me fenomenin që mendonim se ishte harruar, ku një zyrtari i lartë i shtetit të marrë në telefon një gazetar dhe njeri publik dhe ta kërcënojë. Muajt e fundit kam dy kërcënime nga zyrtarë të shtetit dhe nga një gangster i famshëm. Për hir të së vërtetës, ky i fundit ishte me takt dhe m’u lut që të mos publikoja në Dritare.net një lajm që fliste për të, pasi nuk ishte i vërtetë.
Tashmë askush nuk i druhet pushtetit të katërt, por vërehet një ndërsim i zyrtarëve dhe të fortëve madje edhe për një status në fb. Dhe kjo nuk ka si të mos ketë lidhje me kryeministrin, sjelljet e tij dhe klimën që ka krijuar.
Mendoj që nuk është ai që urdhëron kërcënimet. Paralelisht besoj se kënaqet, kur dëgjon sesi shahen njerëz që e kritikojnë. Por në vazhdoftë këtë aleancë që ka me krimin dhe injorancën, do të vijë edhe ajo ditë kur do të kemi viktima edhe gazetarë.
E përballë vrasjes, pak ka rëndësi se kryeministri dha urdhërin apo e stimuloi me heshtjen e tij. Madje shumica e krimeve shtetërorë janë të tillë, ku indiferenca stimulon gjysmakët për të goditur kundërshtarët.
Nuk duhet të kenë mbetur shumë që ende e besojnë tezën që me kënaqësi e përsërit edhe vetë se ai është një ish gazetar dhe anëtar në rezerve i shtypit. Ikën kohërat e darkave-spektakël me gazetarë në stil presidentësh amerikanë. Jemi në kohën e luftës së hapur mes tij dhe shtypit, por këtë rradhë nuk kemi djegie redaksish, por eleminim me anë të mbytjes. Ai është krijuesi i strategjisë antimedia që përmblidhet në thënien e famshme “media kazani” dhe klimën armiqësore që po krijohet ndaj medias dhe njerëzve të saj: Nëse ka shpifës ata janë gazetarët; nëse ka gënjeshtarë, ata janë gazetarët; nëse ka gjobaxhinj ata janë gazetarët; nëse ka njerëz që paguhen, sa nuk e meritojnë, ata janë gazetarët; nëse njerëzit nuk janë në gjendje të shikojnë mrekullitë e tij, këta janë gazetarët. Qëmton çdo gabim mediatik madje përdor edhe artifice me bashkëpunëtorë në media për të vërtetuar tezën e tij. Dhe nuk e ka pa qëllim.
Ai e di se ka qenë media, me difektet dhe problemet e saj, që ka demitizuar pushtete e Nanos dhe Berishës duke publikuar skandalet e tyre. Ka qenë media që i ka diskretituar në sytë e elektoratit të mesëm dhe të ndërkombëtarëve. Me cilësimin e tyre kazan ai po përpiqet të zhvlerësojë gërryerjen e zmaltit që media po i bën pushtetit të tij; të bëjë të pabesueshme skandalet që publikohen dhe të deligjitimojë kundërshtarin.
Por zhvlerësimi i lajmit, krijon njëkohësisht edhe zhvlerësimin e lajmëtarit. Pas kësaj, çdo halabak me pushtet apo jo, ka të drejtë ta shikojë gazetarin si një target të lehtë që mund ta intimidojë apo sulmojë, pasi askujt nuk do t’i dhimbset një gjobaxhi, gënjeshtar dhe grabitës i parave të popullit. Dhe vjen momenti që gazetari shikohet si shtriga që duhet vënë në turrën e druve ndërsa tipat si Shemsiu, njerëz që na shpëtojnë nga e magjia dhe e keqja.
E ke zgjatur shume or gazetare. Sa pushtetare Kane kercenuar gazetaret, eshte kjo pasoje e presionit kryeministrore apo sjellje e nje drejtori injorant, per te mos thene malok. Besoj se eshte kjo e fundit, eshte sjellje e nje njeriu jo qytetar, nevrik dhe I pamesuar me kritika. Mqse kryeministri ka aprovuar nje kod etike per qeveritaret, ky Premci duhet te largohet nga detyra.
Pse ky hila mos duket engjull nga goja. Te degjojm dhe palen tjeter.
Mire tua bejne.E ke pyetur veten perse nje idiot merr guximim te kercenoje nje ” gazetar”? Ja mendoje mire ne vetevete,po mire ama.Po dole ne konkluzionin se” Idioti kercenon Idotet” …aty me rri.
A mor hila&comani…po te jetoje ne nje vend te Bashkimit Evropian,tani do ishe denuar me pune vulletare pro shtetit,perse? Sepse vendet e bashkimit kane nje ligj per gam- gamet,i cili thote: po ke per te denoncuar aferra korrupitive ne publik(?!),ne fillim i drejtohesh prokurorise dhe pastaj si gazetar e ben publike”
Ja na thuaj nje afere korruptive qe ke denoncuar nga ato qe shkruan dhe publikon si gam- gam???
A mor Rama ahhh!!!
Po more qelbesire gazetar qe perpiqesh te denigrosh e pastaj ta heqesh nga puna nje zyrtar te keti shteti. Se pari duhet te denohesh ti per denigrim te nje zyrtari te larte, gje per te cilen sigurisht more pergjigjen. Pastaj ti nuk mund te drejtosh media apo te punosh si gazetar per vete prejardhjen tende, sigurisht e di se biri i kujt je.
Salianji dhe dritani:o mami cunat e lagjes duan te me rrahin he he he fillon te qaj qurrashi.
O gazetar bajg, PSE E ULE PUNEN E Z. SHEMSI???? TI JE BAJG PARA ATIJA!!! TI KE MORALIN E LSI PROSTITUTE??? TI JE LEGEN , PSE E KE KRUAR ME PUNEN E EMERGJENCAVE NE SHQIPERI, QE ESHTE PER TU LAVDERUAR??? SA NJEREZ VDIQEN KUR NE VERE SHQIPERINE E MBULOJE ZJARRI??? 00000 NJEREZ.. ATERE CPATE ME Z. SHEMSI KU AI KA BERE NJE PUNE TE SHKELQYER??? FATKEQESI NATYRORE KA NE CDO VEND , HUMBIN JETE NE CDO VEND.. NE AMERIKE SA VETA VDIQEN NGA URAGANET?? NE ITALI NGA TERMETET?? PSE SHTETI KISHTE FAJ??? EMERGJENCAT??? PASTAJ KERCENIM E QUAN ATE TI??? FAQEZIJ ..IMORAL SI E SI TE ULESH PUNEN E DIKUJT PER INTERESAT TUAJA TE QELBURA FLISNI!!!
Qe e meriton te te terheqin zvarre , ti e di dhe vete, pasi ke bere dhe ti ca zullume. Si rasti ne ambasade ne Itali qe s’mund ta harrosh. U martove me Rudinen per te perfituar politikisht po s’te heci me ministren.Ai Prenci sidoqe te jete e ben mire punen qe i kane ngarkuar dhe nuk tjerr lloqe si ti kafeneve.
Sa i dobet dhe thote se jam gazetar.
Dy rreshta per malesorin, nga te cilet duhet te kemi frike se si duket sipas ketij gazetari jane njerez te eger, kriminele, etj dhe nxjerr koken, e ka me kryeministrin.
Po kete lloj argumenti nuk e pranoj une si lexues i thjeshte e jo me ta pranoj kryeministri qe si thote Merua ai shkelqen ne kete fushe.
Turp gazetaria me keta barbare te gazetarise.
Pse duhet te aludoje mor Hila per nje gje qe s’ ka ndodhur? Pse je bere shkak? Tani prano pasojat. Jeni mesuar te shpifni dhe nuk u gjen gje se kinse jeni gazetare. Te jesh gazetar duhet te jesh mjaft i pergjegjshem e jo shpifanjoz. Kisha 20 vjet qe nuk shihja nje kanal te pastruar. Ke dale neper Shqiperi te shikosh, apo ia fut kot duke folur pa baza per punen e Prençit te cilin nuk e njoh fare. Kur binte shi ne Sarande para vitit 2013, mbytej Lezha. Pastaj si nuk te degjuam te flisje nje here kur Shkodra u kthye ne Venecia. Mentari yt tha se kjo eshte fatkeqesi natyrore e ndodh nje here ne 100 vjet, po i ndodhi prape vitin tjeter e vazhdimisht, se nuk u pastrua asgje, por tere shteti punonte per nje familje, per Zenin… Per mua ne kete histori je fajtor. Mos vazhdo me tej aludimet, gjasme si i zgjuar e lidhj kete ngjarje me Kryeministrin. Ai nuk ka folur klubeve si ju, por hapur ka thene mendimin e tij. Ç’ lidhje ka fakti qe ti mund ta pesosh per akraballeqet e tua, me mendimin qe ka thene si njeri i lire vete Edi Rama.
Per z. Premci nuk kam ndonje konsiderate edhe per te vetmen aresye sepse ne teresi sic edhe eshte rasti yte ai konfliktet kerkon ti zgjidhe nga pozita e forces dhe e kanunit, i cili dominon ne zonen nga edhe ai vjen.
Por nje gje e them me siguri te plote ! Qe ti e meriton nje ndeshkim ne rastin me te mire ligjor,ky eshte i nevojshem per ty, por aty ku ligji nuk ben pune, format e tjera deri ne nje fare mase jane te justifikuara.
Un mendoj se ky Hilja e ka pak drurin,eshte kazan e shkuar kazanit.