Një 51-vjeçar italian u ndalua nga policia pasi tentoi të largohet nga vendi duke marrë 350 mijë euro.
Policia i ka gjetur dhe bllokuar sasinë e parave gjatë momentit që si po largohej nga Shqipëria.
Mësohet se italiani i ndaluar është identifikuar me inicialet M.C.
Bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk kishte informacion që shuma duhet të deklarohej tek autoritetet përkatëse.
Njoftimi i Policisë
Më datë 15.11.2017 u kryen veprimet hetimore në gjendje të lirë për veprën penale ”Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C, 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.
Veprimet hetimore në ngarkim të ketij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore.
Përsa më sipër nga ana e jonë u bë sekuestrimi i vlerës monetare. Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshm. (TemA)