Pasuritë e llahtarshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese (të deklaruara)

16 Nëntor 2017, 09:59Kronika TEMA

“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur deklarimet e pasurisë për 15 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese.

Sipas formularit të vetëdeklarimit, marrë nga “Open Data”, gjyqtari më i pasur në asete është Guxim Zenelaj, me të ardhura vjetore 566 mijë lekë në vit dhe pasuri në vlerë rreth 83 milionë lekë.

Pas tij vjen Mirela Fana me të ardhura vjetore familjare 12.3 milionë në vit, plus 51 mijë euro dhe rreth 12.7 milionë asete.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve kanë asete me vlerë rreth 4-5 milionë lekë të reja  dhe me të ardhura mesatare familjare rreth 2-3 milionë në vit.

Më e “varfra” sipas vetëdeklarimeve është Vitore Tusha, e cila edhe pse ka të ardhura vjetore 3.4 milionë dhe 12 mijë euro, vlerë pasurie ka 21 mijë lekë.

Pas saj vjen Andi Çeliku me 544 mijë lekë asete.

Në përgjithësi ka mospërputhje logjike të deklarimeve, ku në shumicën e rasteve nuk kanë specifikuar vlerën reale të shtëpisë sipas çmimit të referencës.

Gjithsesi këta gjyqtarë do të jenë pjesë e verifikimit nga komisionet e vetingut, të cilët do të shohin përputhshmërinë e deklarimeve.

9 komente në “Pasuritë e llahtarshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese (të deklaruara)”

  1. Azem says:

    Sqaroni monedhen, lek, lek i ri apo lek i vjeter se eshte kaotik informacioni

  2. Ramadani says:

    Kriminelet e popullit shqiptar te shkojne ne litar.

  3. perkthyesi says:

    Kontroll dhe skanim te detajuar pasurive materiale dhe monetare ketyre njerezve, dhe, ne se nuk justifikohen me pagen, tu sekuestrohen menjehere, dhe te zene birucen! Rruge tjeter nuk ka dhe nuk mund te kete!

  4. KodraSadikit says:

    Ha ha ha kjo qe po deklarohet eshte nji e pesta te pakten sa pasuri kan prokuroret e avokatet tane te nderuar! Si ka mundesi qe nji prokurore i Shqipnise te jete shumfish me i pasur se homologu i teje ne Gjermani ,Itali ,Austri etj .Rrnofte Vetingu ,sita e shosha qe do ti perfshijne keta te pandershem kudo qe jane….

  5. fredi says:

    o zoti Gazetari ,ku eshte “llahtari”??

  6. TOMORI SHBA says:

    Cdo vler monetare dhe pasurie e patundeshme qe sjustifikohet me rogen, e shtetit, prokuroreve e gjyqetareve, duhet te kofiskohet dhe ti kethehet arkes te shtetit. Keto shushunja kan ber padrejtesi, kan shkelur ligjet ne dem te shtetit dhe kan mar rryshfete kooruptive, kan liruar kriminel, Ka prokuror qe kan
    mbyllur hetime kriminale, gjukates qe kan liruar apo, ulur denime te renda vetem e vetem te perfitoin vlera te medha monetare.

  7. sapa says:

    Shqiptare! Braktiseni vendin e krimit!
    Te jetosh ne shqiperi do te thote perkrahje e politikaneve perdhunues te popullit!
    Mos shpresoni se do behet shtet.
    Shteti dhe Politika jane Krimi!
    Ikja eshte me e pakta qe mund te beje cdo shqiptar!

  8. Jugu says:

    Pa dyshim qe gjithe gjyqtaret kane vjedhur pa hesap tere keto vite dhe qe drejtesia vec se blihet ne Shqiperi. Por po te shohim numrat e dhene me larte nga Mero nuk duket se kane vjedhur shume, Tahiri fliste me 5 million Euro per fushate dhe vec nje rruge Tirane Elbasane fshihte 863 mije euro. Po rruget e tjera?

  9. Eva says:

    Me gjynah nga te gjithe eshte Andi Celiku me shtepi 250000 Euro ne Itali dhe nja 50 hyrje e dyqane ne Shqiperi. Vetem te besh llogari vajtje-ardhjet jashte shtetit dhe faktin qe ka gruan pa punuar asnjehere do dali se rroga qe ka marre nuk i mbulon as 10% te shpenzimeve. Kontrolloini vellain njehere. Si eshte e mundur qe duke qene nje nga zhvatesit me te medhenj, ketij ndyresire nuk i del emri asnjehere ose na dilkerka si me i varfri, apo i ka miq pronaret mafioze te mediave e nuk flasin per kete plehre qe nuk dihet se ku i ka fshehur parate. Ky VeTRINGU eshte nje vere ne uje dhe per te goditur ata me te aftit, me dinjitozet e me te paperfolurit. Nese do behet me te vertete do ndiqen hap pas hapi, skute pas skute, do dalin pasurite e verteta te Celikut, Fanes, Zenelajt x2, Qirjakos/Qirjakopullos, mostres Selimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje