Ish-drejtorët e burgjeve përballen në gjyq: Artur, pranoje atë që kemi bërë, mos ki turp. Të solla 20 mln lekë në zyrë

15 Nëntor 2017, 14:59Kronika TEMA

Artur Zoto dhe Iliaz Labi, përkatësisht ish-drejtori dhe ish-zv.drejtori i Burgjeve, janë përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me gjyqin për tenderin e vezëve e bulmetit.

Labi: Më tha të flisja me 1 biznesmen. Kërkonte 20% të shumës.

Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 mln lek te 1 lokal. 20 mln lekët ia dorëzova Artur Zotos në zyrë. Artur Zoto pranoje atë që kemi bërë mos ki turp.

Zoto e pyet: Kishte kamera ne zyren time? Kur jemi takuar?

Labi: Ka pasur. Ti i fikje sipas qejfit. Kete e di mire ti.

Kjo eshte përballja për herë të parë mes dy ish- drejtuesve të burgjeve te Krimet e Rënda. Raportohet se ne seance ka pasur tone te ashpra gjate perballjes dhe iu tërhoq vëmendja disa here nga trupi gjykues.

3 komente në “Ish-drejtorët e burgjeve përballen në gjyq: Artur, pranoje atë që kemi bërë, mos ki turp. Të solla 20 mln lekë në zyrë”

  1. Ton says:

    Te githe e dine qe ky ishte drejtor kukull punonte si gomari. Ligjin e bente ky qe akuzon. Per kete nuk ja ndjente fare kushedi kujt ja ka cu …. po e bejne koke Turku. Pastaj si akuzohet keshtu? Ne kete forme kedo e fut brenda. Ku jane provat?

  2. Princ says:

    Nuk kuptoj para ca vitesh nje zv minister numeronte parate ne zyre me Priftin e nuk e gjeti gjo, ket e akuzo njoni pa asnje prove dhe osht mren.

  3. .......... says:

    PO pse ziheni o qyqar , se nuk e varferuat ju kte vend , ky vend ka 25 vjet qe esht vjedhur deri ne piken e fundit te gjakut , jan shitur per skrap ter industria e 50 vjetve , u çua per skrap i gjith armatimi ushtris qe bente miliarda , deri shinat e trenit vodhen , moren dhe 250 miliard euro borxh dhe nuk dim akoma ku kan shkuar , bashk me thesarin e shtetit , ju ziheni per gjera qesharake , ktu nuk behet fjal per çfar keni mar se ajo esht qesharake , por ju te dy jeni aty te mbuloni vjedhjet e saliut lulit xenit ilirit bodes pollos e rulit me kopani , nuk na keni demtuar ju ekonomin harroeni , me ju drejtesia po ve ne vend dinjitetin e humbur , per te ruajtur parat e ktyre kryehajdutve qe permenda me lart , per kta jeni brenda ju a e kuptoni, mos kini as frik as turp , se duke filluar qe tani te dy do jeni te nderuar e te rrespektuar , se ktu batakçiu vlersohet jo i ndershmi ,ndershmeria sot esht virtyt i budallait , esht fjal e urt e demokracis ton kjo , prandaj rrini te qet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje