Drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, ka bere sot me dije detaje për publikun, për operacionin policor “RANISHTJA” ku janë arrestuar e ndaluar 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si dhe eshte shpallu në kërkim një tjetër zyrtarë.
Deklarata e plotë e Lutfi Minxhozit
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Tiranës, si në çdo hetim tjetër nën drejtimin dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në kuadër të procedimit penal nr.92 të vitit 2017, organizuan operacionin “Ranishjta”.
Gjatë hetimit pro – aktiv 9 mujor, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë.
Këtë sipërfaqe e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kavajë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat kundër Krimit Ekonomik e Financiar, Prokuroria e Kavajës ka dhënë pëlqimin për masat e arrestit dhe Gjykata e Kavajës, ka vendosur sekuestrimin e 36 hekatreve tokë, në vijën bregdetare Spille Kavajë, si dha ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për zyrtarët e administratës shtetërore si vijon:
1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.
2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,
3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,
4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf në ZVRPP Kavajë,
5. Bexhet PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,
6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,
7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.
8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,
9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.
10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit
Eshte shpallur në kërkim:
11. S. C., 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i Ujësjellësit Kavajë.
U procedua në gjendje të lirë:
12. Nje punnjese tjeter me detyrë protokolliste në ZVRPP Kavajë.
Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.
Zyrtarët e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektare tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë.
Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.
Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.
Të arrestuarit Dashnor Çullhaj iu gjetën dhe sekuestruan 37 çertifikata pronësie, 14 kontrata shitblerje pasurie toke, 6 prokura të posaçme, akt i pjestimit vullnetar të pronësisë, shkresa origjinale për drejtorinë e pyejeve.
Të arestuarit Behxhet Pjeci ju gjetën 7 plane rilevimi, disa kërkesa për regjistrim prone, 3 praktika rregjistrim prone, disa AMTP etj.
Të arrestuarit Ilir Kaja në bagazhin e makinës private ju gjetën gjatë 8 praktika për institucionet shtetërore, 6 harta topografike të Spilles, një plan rilevimi etj.
Dritan Kazazit ju gjetën në banesë 23 AMTP, 1 kartelë pasurie dhe 5 kontrata shitblerje pasurish.
Këto dokumeta të sekuestruara lidhen me sipërfaqen e tjetërsuar nga tokë shtet në tokë arë.
Ky grup kriminal, për arritjen e qëllimit, ka vepruar në këtë mënyrë:
• Përpara se të përpilonin çertifikatat e pronësisë, fillimisht identifikonin banorët e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën.
Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë.
Këto akte në shumicën e rasteve, kryheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.
• Shtetasi Ilir KAJA me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës pa frut shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi, etj.
Komisionet fiktive të ngritura në kundërshtim me ligjin vepronin:
• Përpilonin Aktet e Marrjës së Tokës në Pronësi (AMTP-t) të falsifikuara sikur kjo tokë ishte ndarë që në vitin 2000-2003 dhe i dërgonin në ZVRPP Kavajë.
• Përpilonin dhe plotësonin listat fiktive me AMTP-të, sikur ishin plotësuar gjatë viteve 2000-2003 kur aplikohej ligji 7501.
• Bënin pagesat bankare në emër të personave që do të përfitonin tokën
Pas dërgimit të AMTP-ve në ZVRPP Kavajë, regjistruesi S.C., hartografi Dritan Kazazi, juristi Andi Gjeci dhe protokollistja A. Gj,, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprimet e kundraligjshme në regjistrimin e pasurive nga tokë shtetërore në tokë arë, në dëm të interesave të shtetit.
Të gjitha veprimet e kundraligjshme janë ndjekur vazhdimisht nga regjistruesi S.C., si protokollimi i shkresave të ish Komunës Kryevidh në ZVRPP Kavajë, dërgimi i shkresave fiktive ne Këshillin e Qarkut, protokollimi i përgjigjeve fiktive të ardhur nga Këshillit të Qarkut në ZVRPP Kavajë.
Regjistruesi në ZVRPP Kavajë, mbi bazën e këtyre shkresave fiktive ka urdhëruar regjistrimin e pronave të sipërpërmëndura në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga ky regjistrim abuziv, kanë përfituar tokë të paktën 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kanë dijeni se kanë marrë tokë, dhe nuk kanë bërë asnjë kontratë shitje.
Ndryshimi i zërit kadastral dhe ndarja e tokës është bërë në kundërshtim të plotë me:
• Ligjin Nr. 7501 të vitit 1991 “Për ndarjen e tokave”, pasi janë pajisur me tokë banorë që nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesëtarë të ish-Komunës Kryevidh
• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.230, datë 22.7.1991 “Për krijimin e komisioneve të tokave”, pasi janë ngritur komisionet e ndarjeve të tokës dhe kanë ndarë tokë, jashtë juridiksionit që ata mbulonin.
• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 2.8.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, pasi janë paisur me tokë shtetërore në bregdet përveç kryefamiljarëve dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.
Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Nuk ka mundësi , nuk bën shqiptari këto gjëra. Me siguri do jetë luftë politike. Po të kontrolloni 80% e pronave në zotrim nuk i përket pronarëve të vërtetë por hajdutëve të vërtetë. Kush të kontrollojë se , ata që i kanë vjedhur ???
Po ZRPP. Durres kur do ti vije rradha, mbasi kane vjedhur me keq se ne Kavaje.
Mos u merzisni se me Veting do punesojme ushtaret e Edrames neser.
Me ne fund po leviz dicka…vettungun sa me shpejt qe te vendoset drejtesia…ka shume topojane qe kane zaptuar vendet me te mira ne bregdet dhe i kane bere prona te veta pa pasur as breke me vesh jo me toka e resorte te tera…nje fakt skandaloz eshte qeni e berishes Sali Lushaj me prona ne bregdetin e Golemit kur as ne Tropoje nga ka ardhur nuk ka as edhe nhe barake te tijen. Per keto duhet te shkruaj kazani jo te akuzoje kot dhe pa asnje fakt qeverine e vetme qe punon per Shqiperine.
Moj Monika ,o yll i vetingut te Edscobareve.
Mire do te ishte qe qeveria te vere dore dhe per 50 ha Rezervati Velipoje te grabitura nga familjet Matushaj ne bashkepunim me komunaret e atehershem ne vitin 1994-1996.Nuk e kuptoj akoma perse DPPK e atehereshme dha viston per kete akt te rende ambjental.Kjo maskarade ka vijuar e vijon ende tamam si ne Kavaje, ne Baks-Rrjoll duke i shendrruar ranishtet dhe shkaterruar dunat e bregdetit.Nuk mund te harrohet dhe masakrimi qe iu be pjeses tjeter te rezervatit Pulaj-fazaneri nga po keta hajduter.Ne inaugurimin e kishes se Velipojes ka qene edhe presidenti i atehershem R.Mejdani.
E njejta gjë ka ndodhur me ligjin 7501 “për ndarjen e tokave” edhe në Shinavlash Durrës. Ndihmoni fshatarët që kanë mbetur pa tokë po me premtime për ta shtyrë çështjn deri sa të harrohet ose të ndryshojë ligji. Bashkëfshatari.
Verifikoni edhe tokat ne Berxull. E njejta skeme eshte perdorur edhe aty nga ish kryetari i komunes se Berxullit qe sot eshte nenkrytari i bashkise Vore
Po shqiptaret flasin per kishen e 82 vjecarit. Per kete kasaphane ne pronat shteterore nuk kujtohen.
Er milet…rreshtohini duke shprehur respektet.
Tyc popull.
Qe kur ZVRPP punojne ne harta pa rrjet koodinatash, qe kur fragmentet e hartave treguese qe u leshohen qytetarve jane pa rrjet koordinativ, qe kur ne asnje zone kadastrale nuk ka te pakten 3 deri 4 pika me koordinata apsolute te cilat ti kete marre ne dorezim dhe te jete pergjegjes per to Pushteti Vndor, qe kur ne ZVRPP-te e Rretheve punojne juriste dhe hartografe jo profesioniste (si ajo zonja ne zvrpp-ne e Gramshit qe dha para ca ditesh emisioni Fiks- Fare), deri sa asnjeri nuk denohet qe te shlyje demin e shkaktuar shtetit dhe çdo individi per demin qe i ka shkaktuar, deri sa te hartohen edhe njehere hartat kadastrale konform sa me siper, deri sa hartat kadastrale ne shkalle 1:5000 dhe librat e gjendjes kadastrale te parcelave te tokes se koperativave dhe fermave te para vitit 1991 te mos jene publike dhe deri sa ne keto institucione te emrohen punonjes te afte dhe me integritet etj, gjendja nuk eshte e mundur te rregullohet. etj, etj.
Ilr Kaja , kryebanditi i hajdutave. I vodhi fare tokat ne ate zone. Ka bere miliona duke vjedhur,sorollatur, mashtruar njerezit e mire
Keta persona patjeter jane njerez te Saliut te infiltruar ne PS per t’i ulur reputacionin.
Socialistet dhe Rilindasit cfiliten vetem per te miren e popullit.
– Ky do te jete pak a shume diskutimi i Balles neser ne Parlament.