Babai qëllon me thikë bashkëshorten dhe djalin në Lushnjë

14 Nëntor 2017, 11:44Kronika TEMA

Krimi në familje vijon të jetë prezent në familjet shqiptare.

Ngjarja e fundit është shënuar në Lushnjë, teksa babai 45-vjeçar, Shpresim Gj., ka plagosur me thikë bashkëshorten M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, pas një konflikti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje