EMRAT/ Korrupsioni në Hipotekë, arrestohen 4 persona

13 Nëntor 2017, 18:45Kronika TEMA

Katër persona, tre prej tyre zyrtarë janë ndaluar nga policia me urdhër të prokurorisë, të akuzuar për korrupsion në një proces legalizimi.

Të ndaluar nga policia janë; K. Sala, punonjëse policie, e cila ishte aplikante, B. Belli punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë, M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI në Laprakë dhe S. Musallaj.

Sipas prokurorisë, “shtetasja M.S. ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014.

Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj. Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.

Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentet. S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli.

Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K. Salës ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka).

Gjithsesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani.

Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.

Shuma e parave, në formë ryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, B.Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017). Shtetasja B. Belli është takuar pasditën e së dielës me shtetasin M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.

Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014”.

5 komente në “EMRAT/ Korrupsioni në Hipotekë, arrestohen 4 persona”

  1. luli says:

    Keta persona qe nuk njohin friken dhe jane njerez pa moral duhet te kalben ne burg.Gjithashtu ti verifikohen pasurite dhe tu sekuestrohet gjithcka.Me pak se nje vite shteti me ktheu parate e truallit te shtepise dhe kafshet nuk e jepnin pa marre ryshfet 20 perqind. dhe keshtu egersirat me moren 60 milion leke. Kam nje pjese tjeter trualli qe shteti duhet te ma ktheje dhe me te interesuat jane kafshet se une se kerkojne 40 milion te tjera.

    1. sapa says:

      Edhe rri aty akoma ne vendin e ferrit?mua me prishen shtepine kete vit me letra te rregullta komplet kursimet e 30 vjeteve emigracjon!Nje fare Lefter Cani i zyres permbarimore private Tirane.Cfare te thuash me ?qe ky vend behet?duhet te jesh i droguar ta besosh kete gje!Ky vend eshte i kapitulluar dhe se ben askush me te pakten nja 50 vjet jo!Te gjithe ata qe thone do behet i sherbejne vetem politikes ose jane idjoter!

  2. albana says:

    KY lloj korrupsioni ka vazhduar kushedi sa gjate. Ndeshkimi eshte I vetmi mjet per ta ndaluar dmth pasojat ligjore kush kryen nje krim te tille. Me mire vone se kurre, nqs ka ndeshkueshmeri te tjeret tremben dhe nuk e bejne me, derisa njerezit te ndergjegjesohen gjerat shkojne shume mbare per te gjithe.

  3. Petrit Vasili says:

    Hajdutet e Leshelise,

  4. petro says:

    ne ministrine e kultures eshte nje drejtoreshe qendrore qe nuk kryen asnje veprim shteteror pa mare rushfetin perkatesw nuk kam mundur tja mar vesh emrin por shteti po i interoson ky informacion mud ta zbuloje kete hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje