Policia greke plagos 22-vjeçarin shqiptar

13 Nëntor 2017, 15:53Kronika TEMA

Një shqiptar u plagos nga policia greke në kufirin Greqi-Turqi, ndërsa transportonte klandestine drejt Selanikut.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë. Pak kilometra më larg humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni doli nga rruga.

Sipas deklaratave të policisë greke, gjatë kohës që një polic mundohej t’i jepte ndihmën e parë, shqiptari ka tentuar t’i marrë armën.

Ai është qëlluar nga polici tjetër i patrullës. 22-vjeçari dhe një prej klandestinëve pakistanzë që u plagos në aksident u dërguan në spitalin e Kavallës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje