Mister mbi zhdukjen e avokatit Bashkim Muço, gjenden sende personale

14 Nëntor 2017, 14:20Kronika TEMA

Ende mbetet mister fati i avokatit të zhdukur prej dhjetë ditësh Bashkim Muço, i cili ishte nisur në drejtim të Italisë nëpërmjet portit të Durrësit.

Megjithatë, sendet personale të tij janë gjetur në traget, ndërsa mungon pasaporta shqiptare e avokatit.

Dokumentet e gjetura janë një kartë qëndrimi italiane si dhe një xhup, sende të gjetura në tragetin “Adria”.

Nga këqyrja e sendeve personale ka rezultuar se ato i përkisnin shtetasit shqiptar me nënshtetësi italiane Besnik Muci.

Burimet nga policia kanë bërë me dije se sendet personale i janë dërguar prokurorisë italiane pas kallëzimit që ka bërë atje bashkëshortja e avokatit të zhdukur prej datës 2 nëntor në portin e Durrësit.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se pas denoncimit të vëllait të personit të zhdukur Viktor Muçit, nisën hetimet nga policia e Durrësi, ku pritet të sekuestrohen edhe pamjet filmike të portit për të konstatuar nëse 52 vjeçari ka hipur në internet.

Meqenëse trageti kishte destinacion Italinë, dhe avokati ishte nisur drejt Italisë hetimet zhvillohen  nga pala italiane.  Avokati mund të jetë hedhur në ujë në ujërat ndërkombëtare apo italiane.

Pamjet brenda tragetit sekuestrohen nga pala italiane, së bashku me pamjet e portit të Barit, ndërsa pamjet në portin e Durrësit në terminalin e tragetit aty ku avokati ka hyrë , ka bërë chek-in, ka qëndruar e më pas është drejtuar në traget,  me kë ka biseduar, etj,  analizohen nga policia e Durrësit.

4 komente në “Mister mbi zhdukjen e avokatit Bashkim Muço, gjenden sende personale”

  1. Shkelcim Miri says:

    52 Vjecari ka hipur ne internet , kete se kisha degjuar ndonje here shkruaje ne Target !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. cuku says:

      Edhe ti mund ta shkruaje TRAGET dhe jo TARGET. Por keshtu esht kur flet b***a para kokes.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Kisha degjuar qe njerzit perdorin internetin,por nuk kisha degjuar deri tani se njeriu hipka dhe ne internet…
    Po cbeni keshtu more gazetare kazani.Edhe keni sy e faqe te zemeroheni me Ramen kur ju quan te tille…
    Merrni more mundimin dhe rishihni para se te botoni se cfare keni qullosur.Ne rastin me te mire do beni korrigjimin,ama mund te ndodhe te mos kuptoni se cfare gafash shkruani…Varet nga intelekti qe zoteroni…
    Edhe prokuroria,shume “shpejt” po vepron.Le te prese dhe ca dite se,trageti eshte shume larg,per te marre pamjet e kamerave te tij dhe konstatuar ne se ka hipur,me ke ka biseduar etj…

  3. ceni boston says:

    cimi, i thone traget jo target!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje