Tashmë që ka nisur procesi i vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit, duke bërë denoncimet e tyre.
Në faqen wwww.kpk.al është vendosur formulari i denoncimit nga publiku.
“Formulari është i organizuar në bazë të tri kritereve që përdoren për rivlerësim: vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive provesionale”.
“Është mjaft e rëndësishme që të kuptohet se misioni i KPK nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna lidhue me veprime korruptive të tyre, që kanë ndikuar në vendimmarrje,” thuhet në njoftim.
Formulari mund të plotësohet ose online, ose me ndihmën e një punonjësi të KPK në mjediset e këtij institicioni në adresën: “Rruga e Kavajës, godina e ish-Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
KPK fton qytetarët që të ofrojnë çdo informacion për këtë proces jetik.
FORMULARI GJENDET NE KETE LINK
http://kpk.al/modeli-i-denoncimit/