“Forca e ligjit” nisi nga Fieri, Xhafaj: Spastrim të plotë grupeve kriminale, sekuestrim aseteve të tyre

15 Nëntor 2017, 18:49Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme ka përshëndetur mbrëmjen e sotme nisjen e operacionit “Forca e Ligjit” që vuri në pranga tre persona. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fatmir Xhafaj shprehet se sot kemi një grup më pak nga listat e krimit.

“Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: Një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!

Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre” – shkruan Xhafaj Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar sot goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.

Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale.

Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:

– Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe:

– 4 automjete, njëra e blinduar;

– 2 armë gjahu;

– 1 dedektor valësh;

– shkop gome;

– 2 thika me përmasa të ndryshme;

– 8 telefona celularë;

– 900 euro.

10 komente në ““Forca e ligjit” nisi nga Fieri, Xhafaj: Spastrim të plotë grupeve kriminale, sekuestrim aseteve të tyre”

  1. Elez Kurti says:

    Nje shprehje thot qe 2 shqiptar ne nje mendje nuk i ben dot por ne kte rast vallaj dyshoj se do jet ndonje kundra.

  2. Gezim Pajaziti says:

    Eshte veprimi me i zgjuar dhe me kurajoz qe mund te kete mare ndonjeher ministria e brendshme dhe ministri i saj per asgjesimin e krimit ne vend

  3. Shaban astriti says:

    Siguria dhe rendi kaq shume i munguar po i kthehen qytetareve te ketij vendi me ne fund.
    Ky eshte veten fillimi

  4. Klara sadiku says:

    E keni filluar nga fieri ku grupet kriminale jane te shumta. Me plan dhe strategji, nuk besoj se ka shqiptar qe nuk e mbeshtet kte aksion. .

  5. Teodor Demiraj says:

    Kaq vite kemi pritur per ta degjuar kete gje.
    Koha e te forteve ka ikur tashme.
    Forca e ligjit do beje punen e saj

  6. Aldo Malkaj says:

    E mbeshteten nderkombetaret dhe qeveria si nisme dhe e shau opozita. Populli eshte me i qarte sot se kush punon e kush ben gam gam kot.

  7. Dash Ndreu says:

    nuk kishte si te ndodhte ndryshe… ja dhe task forca i dha frytet dhe rezultatet e veta

  8. ILIRET says:

    Ata qe u arrestuan ne Fier jane vetem, lemizhde, bezhdila, therrime, ushtare. Kokat dhe bosat jane shoket e Armandos qe menaxhojne tenderat, se kush firme do te mare kete tender dhe kush ate.
    Keta qe u arrestuan nuk i njeh askush ne Fier. Ndersa ……. kujt ja mban bytha t’u thote emrat… !!!???

  9. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    hahaha,u cituan si ”kriminel” se mbanin me vete nje dyfek,shkop gome e 900evro……..!!!???

  10. Bardhi Tolabi says:

    Pergezime policise te shtetit,per kete fillim te mbare per asgjesimin e grupeve kriminale!
    Mbeshtetni policine o popull,mos degjoni fallxhoret e opozites,qe kurre nuk bene nje pune te mbare,por vetem vjedhje,krime dhe mburrje pa buke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje