Bashkëpunimi midis policisë italiane dhe holandeze ka shkatërruar një rrjet të trafikimit të drogës midis Holandës dhe Italisë duke venë në pranga 14 vetë.
Policitë e dy vendeve kanë shkatërruar rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve të drogës dhe sekuestruan mbi 1 ton drogë.
Mediat italiane shkruajnë se droga udhëtoi nga Holanda në Itali ku u rishit dhe ishte gati të futej në rrjetin e shpërndarjes së saj.
Mësohet se qendra nga e cila nisi trafikimi i drogës ishte Shqipëria ku droga erdhi në Itali nëpërmjet Holandës.
Bëhet me dije se operacioni konkludoi me 14 arrestime ku mbi ta rëndon akuza e trafikitmit të drogave ndërkombëtare.
Për momentin, nuk dihet shumë për detajet e operacionit dhe as emrat e të arrestuarëve, të cilët pritet t’i mësojmë më vonë.(TemA)