Një sasi prej 71 kg marijuanë është sekuestruar sot në Itali, ku janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar. Lënda narkotike u gjet në një makinë tip “Ford Kuga”, që drejtohej nga një shqiptar 37 vjeç me inicialet A.S.
Në makinën që udhëtonte drejt Milanos ndodhej edhe një 21-vjeçare italiane me inicialet L.C.
Vlera e drogës arrin në 700 mijë euro dhe dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria, pasi në pako u konstatua ujë deti. Hetimet e mëtejshme nxorën se makina ishte marrë me qera. Dy të arrestuarit janë dërguar në burgun e Chieti-t. Pasi është marrë në pyetje, vajza ka thënë se nuk kishte dijeni se në makinë kishte drogë, ndërsa 37-vjeçari shqiptar nuk ka pranuar të flasë.