FOTOT/ Dita e falenderimeve, Banka Amerikane e Investimeve feston krah njerëzve në nevojë

23 Nëntor 2017, 17:52Sociale TEMA
FOTOT/ Dita e falenderimeve, Banka Amerikane e Investimeve feston krah

Qendra Sociale nr.6 në Tiranë priti në mesditë një sërë vizitorësh që e ngrohën më tepër atmosferën.

Ishte pikërisht Banka Amerikane e Investimeve e cila zgjodhi të festojë Ditën e Falenderimeve pranë njerëzve të pamundur të cilët më shumë se kushdo kanë nevojë për një fjalë të mirë, një përqfim apo edhe ndihma konkrete në shërbime, ushqime dhe veshmbathje.

Një pjesë e stafit “ABI Bank” së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë si dhe të Këshillit rinor të Ambasadës Amerikane, u njohën me ambjentet e qendrës ku shqyrtuan edhe mundësinë për të gjetur përkrahje nga biznese të ndryshme me qëllim shtimin e shërbimeve.

Përfaqesuesja e “ABI Bank” Sonila Beqari u shpreh se populli ynë ka një traditë të mrekullueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes për njerëzit në nevojë. Ajo siguroi se njerëzit në nevojë do të gjejnë tek ABI Bank një mik të përhershëm dhe të papërtuar.

“Dita e Falenderimeve është një nga festat më të rendësishme në kulturën Amerikane. Është një  festë që mbledh bashkë rreth sofrës familje, miq, dhe të afërm të dashur që nuk janë parë prej kohësh. Eshte nje dite ku streset e perditshme zevendesohen nga gezimi dhe kenaqesia e te qenurit pjese e nje komuniteti.
Është mbreselenës fakti qe dhe te rinjte jane perfshire ne kete feste duke treguar vlerat me te mira te vullnetarizmit. Populli yne ka nje tradite te mrekulueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes per njerezit ne nevoje,” tha Beqari.

Më tej ajo  u ndal edhe tek vlerat tona si popull duke siguruar që tek “ABI Bank”, njerëzit në nevojë do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar.

Tradita e beses, apo shprehja “buke e krype e zemer” jane thesare te mrekullueshme qe perputhen plotesisht me frymen dhe vlerat e Dites se Falenderimeve. Falenderojme Bashkine e Tiranës, Dhomën Amerikane të Tregetisë, dhe Këshillin Rinor të Ambasadës dhe vecanerisht punonjësit dhe vullnetarët e Qendrës Sociale nr. 6. Te “ABI Bank” ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe papërtuar,”
u shpreh ajo teksa vizitonte ambjentet e qendrës.

Ndërkohë nga ana tjetër Drejtoresha Ekzekutive e AMCHAM Enida Bezhani u shpreh se Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane po përpiqet që çështjet e përgjegjësisë sociale të jenë në axhendën parësore të çdo biznesi.

Grupi i të moshuarve shpreu falenderime për vizitorët duke ndarë me ta disa çaste nga e tashmja por edhe nga e shkuara e tyre.

Përfaqësuesit e “ABI Bank” dhe të ftuarit e tjerë shërbyen tek pjesëmarrësit drekën tradicionale të “Ditës së Falenderimeve” duke shkëmbyer edhe urime mes njëri tjetrit.

Falenderimi më i madh që bëjnë sot njerëzit e braktisur nga të afërmit e tyre është: “Faleminderit që kjo botë ka edhe njerëz të mirë që mendojnë për ne”.

Lini një Përgjigje