VIDEO/ Rama: Krenarë për Shqipërinë? Dakord, po si do i’a bëjmë me plehrat…

22 Nëntor 2017, 18:49Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, për të sensibilizuar njerëzit të mos hedhin plehrat vend e pa vend.

Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

Së bashku t’i japim fund kësaj historie që na turpëron të gjithëve. Tani!”, shkruan Rama.(TemA)

1 komente në “VIDEO/ Rama: Krenarë për Shqipërinë? Dakord, po si do i’a bëjmë me plehrat…”

  1. Ani says:

    Po nafta qe po na ndot mushkerine? Pse nuk ben asgje????? Shiko varrezat e makinave, nja tre i ke buze rruges kur shkon ne shpi cdo dite . Beji keto….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje