Një sondazh i kryer nga PNUD tregon se shqiptarët sa më shumë kontakte kanë me gjyqësorin, aq më pak besim kanë te drejtësia.
Sondazhi i kryer mbi një kampion prej rreth 1.800 personash sjell në vëmendje se 78% e banorëve të kryeqytetit nuk kanë besim te gjykatat.
“I pyetem njerëzit nëse kanë besim te sistemi i drejtësisë dhe shifrat janë shumë të mëdha. rreth 70% e të anketuarve thanë se nuk e kanë besim te sistemi.
Rreth 78% e të anketuarve në Tiranë u përgjigjën se nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë. Të njëjtën përgjigje kanë dhënë edhe rreth 74% e të anketuarve në zonat jashtë Tiranës. Dhe të shohim një prej rezultateve më interesantë dhe të çuditshëm të sondazhit.
Mendohet gjerësisht se njerëzit nuk i besojnë sistemit pasi nuk e njohin, por e vërtetë është e kundërta. Sa më shumë e njohin sistemin, aq më shumë qytetarët nuk i besojnë atij.
81% e personave që kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë, nuk kanë besim te ai. Ndërkohë që shifra e atyre që nuk kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë por shprehen mosbesues ndaj tij është 66%,” tha Sinisha Miatoviç, përfaqësues i PNUD
Sondazhi i PNUD ka qëllim të masë aksesin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, veçanërisht atë të shtresave në nevojë.
Gjetjen e tij do të merren parasysh në projektligjin për ndihmën juridike, i cili do të kalojë se shpejti në Kuvend.
セックス ロボット OfficeLadyスタイルのスージーについての小さな逸話本物のシリコーンセックス人形男性のための素晴らしいセックスレビュー購入する前にセックス人形で何を検索するのですか?ダッチワイフはあなたの繰り返しの生活にエネルギーを運びます
Vetem 78%?
Une mendoja se ishte 99 %.
Në rast se 81%e qytetarve nuk besojnë tek sistemi drejtësis,atherë nuk funksionon shteti apo partia që është në pushtet,por quhet thjesht një bandë apo Klan i caktuar për vjeljen e mjeljen e qytetarve?
O rrypa, cdo shqiptar qe shkon ne gjykate shkon me mendjen qe ai ka te drejte e jo pala tjeter e kur gjyqtari vendos ndryshe mendojne se ja u kane bere me hile, nderkohe qe cdo vendim gjykate bazohet ne ligj, ne ato ligje qe ka aprovuar dhe aprovon parlamenti shqiptar pra deputetet. Sonadazhi eshte subjektiv dhe tendencioz. Nuk po them qe gjykatat jane te kulluara apo gjykatesit te ndershem por nqs nje gjykates jep nje vendim te gabuar qe edhe mund te ndodhi ai ka mbi koke ministrine e drejtesise dhe te tjera mekanizma kotrolli plus qe jane disa shkalle deri ne gjykaten e larte. Por cdo njeri te jete i qarte, vendimet qe japin gjykatesit jane te bazuara ne ligjet qe ka aprovuar parlamenti shqiptar, ne kodin civili dhe ate penal, te cilat masa popullore as e ka haberine fare se cfare jane e cfare kane brenda. Impresioni apo perceptimi i X apo Y mbi sistemin gjyqesor bazuar mbi pervojen dhe gjykimin personal nuk vlejne fare pasi jane te ndertuara e perftuara mbi baza subjektive e si rrjedhim edhe opinioni qe japin eshte subjektiv. Keto sondazhet me dicituren “Ne emre te popullit” i bente shoku Enver kur donte ti fuste fshesen ndonjerit.