“RD”: Rama ka bllokuar llogarinë bankare, të simbolit të medias së lirë. Por nuk do të na gjunjëzosh dot…

22 Nëntor 2017, 09:47Sociale TEMA

“Rilindja Demokratike” akuzon kryeministrin Edi Rama, se ka bllokuar llogarinë bankare të kësaj gazette, e cila thotë se është simboli i medias së lirë.

Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentat përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundraligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor. Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë.

Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.

Duke shpjeguar më qartë absurditetin e këtij vendimi me inspirim qeveritar mjafton të sqarojmë vetëm një moment të këtij absurdi. Bëhet fjalë për një vendim të vitit 2003 të Gjykatës në mbrojtje të një ish-ministri të PS të asaj kohe. Pra, janë kujtuar të bllokojnë llogarinë bankare të “RD” plot 14 vite pasi është dhënë vendimi, duke tejkaluar të gjitha afatet ligjore që përcakton ligji për Përmbarimin.

Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur vështirësi në marrëdhëniet dhe detyrimet me të tretët dhe kjo ka sjellë anomali në versionin e printuar të gazetës.

Përfaqësive diplomatike dhe lexuesve që na kanë telefonuar këto ditë për të mësuar të vërtetën e këtyre problemeve që është përballur “RD” u themi se kemi të bëjnë pikërisht me këtë bllokim pas të cilit nuk qëndrojnë bedelët përmbarues, që verbërisht zbatojnë urdhra, por inspirimi qeveritar i tellallit në krye të qeverisë që i konsideron mediat kazanë dhe nuk kursen kërcënimet dhe ofendimet ndaj gazetarëve që përçojnë të vërtetën e degradimit të shtetit shqiptar në një shtet mafioz, ku kreu i organizatës kriminale është në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë.

Bllokimi i llogarisë së gazetës “RD” është një hakmarrje e pastër politike e atij që sot mund të konsiderohet si i Sëmuri i Ballkanit dhe që mendon se mund të shpëtojë këtë pushtet të kthyer në një juntë mafioze, duke mbyllur të gjitha mediat opozitare dhe kritike me të, disa përmes blerjes dhe atje ku nuk arrin që t’i blejë t’u mbyllë gojën përmes instrumentave të një pushteti mafioz, si ky i “RD” me përmbarues.

Vërtet mund të na bllokojnë, por nuk do të munden kurrë të na gjunjëzojnë dhe aq më pak të na pengojë të themi me forcë të vërtetat e një vendi që po përballet me një diktaturë krimi cilado qoftë kosto e saj. Bllokimi i llogarive të gazetës “RD” është një goditje ndaj një simboli të medias së lirë në Shqipëri që lindi bashkë me lirinë në këtë vend dhe po kërkon të përçojë një mesazh frike tek të gjithë opozitarët.

Regjimi po kërkon të tregojë forcë, ndërkohë që është shndërruar në një kufomë, po kërkon të tregojë dhëmbët, ndërkohë që është në panik. Të gjitha këto për të fshirë gjurmët e krimeve që kanë kryer dhe po kryejnë ndaj shqiptarëve si me kanabizimin e vendit ashtu edhe shndërrimin të Shqipërisë sot në delen e zezë të Europës, duke u konsideruar në raportet e Departamentit amerikan të Shtetit si qendra e krimit të organizuar rajonal”, shkruan “RD”.

Të paktën tani jemi të qetë, pasi “RD” thotë se nuk do të gjunjëzohet!(TemA)

15 komente në ““RD”: Rama ka bllokuar llogarinë bankare, të simbolit të medias së lirë. Por nuk do të na gjunjëzosh dot…”

    1. Pse pasta akoma gazette RD ? Ajo eshte mbyllur shume kohe me pare ‘de facto” sic duket shkoj per lesh edhe “de jure “
      Hajde rruge te “mbare” pacavurja e Saleh derman Bashes,

  1. METI says:

    RD- simbol i ndyrësisë.!
    Asnjëherë realist !
    Asnjëherë i pa anshëm.!
    I dhunshëm në të shprehur dhe luftënxitës.!
    Servil dhe fodull.!
    Shërbëtor i verbër i padronit të tijë, por jo i popullit që pretendon se përfaqëson.!
    Rinovohuni dhe bëhuni të denjë ,të përfaqësoni aspiratat e vërteta të demokracisë!!??????

    1. spartaku says:

      Gazeta RD,kj fletushke per te fshire bythen ne wc,kurre nuk ka thene te verteten.Ajo vetem ka shpifur trilluar,genjyer,nxire,dhe ka bere vetem elozhe per kryekapobanden Sali Berisha.Ikni pirdhuni dhe mos na çani bythen me keto akuza.Jini tamam ashyu siç e permend kryeminitri Rama,jini kazan,madje me mut brenda.

  2. fatmir says:

    Nuk e kuptoj se pse ankoheni, paguani parate me te cilat ju ka denuar gjykata dhe cdo gje zgjidhet menjehere. Mos zbatimi i vendimit te gjykates nuk eshte nje opsion i PD, prandaj mos llomotitni kot por zbatoni vendimin.

  3. kasem gahinji says:

    ju mos u gjunjezoni ,por na jepni nje argument qe lidh qeverine me kete bllokim.na thoni cili organ e ka bllokuar,jo per gje,por te jemi te qarte kush e ka bere,mbi cbaze e ka bere,per cqellim,pra ku synon te dale.lajmi eshte tym,dikush,inspirohet nga edi.kjo eshte vetem shmangie nga e verteta.konkluzionet pastaj i nxjerrim vete,nuk kemi pse thithim tymin e renave te dites.

    1. Eri says:

      ????? i nderroni emrin ja vini sala basha noka zeri i se vertetes.

  4. shqiptari says:

    SHKONI paguani taksat e shtetit , se nuk kerkon njeri tju bllokoj ju se gazeten tuaj perveç ndonje injoranti ose idjoti te pa korigjushem se lexon me tjeter njeri , se nuk ka as gje per te msuar nga ajo gazet , rrespektoni ligjin dhe paguani taksat boll abuzuat si ju do qefi , se nuk sensibilizoni kerken me lajmin tuaj .

  5. Sigurimsi pd says:

    Per deri sa u mbyll ZP duhet te mbyllet edhe rd e spiuneve te pedhit

  6. TNT says:

    E vetmja gazeta qe nuk mund te komentosh, RD -ja eshte bo si gazete fshati. Ndryshojani emrin “ Dixhitali” më mire se misioni vertet kesaj gazete ka vite qe ka vdekur, nuk e lexon njeri, vetem komunistat e SHQUPI-t.

  7. xh sulua says:

    Kush e tha qe ky portal eshte simbol? Po eshte simbol i sherreve, genjeswhtrave, shpifjeve, asgje te sakte veçse shtremberim te se vertetes. Dakort me komentuesin sigurimsin pd.
    xha sulua

  8. taraboshi says:

    E verteta eshte se ate gazete nuk e blen kush ma as demokratet dhe jeni ne prak te falimentit kete thoni me mire se te kerceni nga nje dege ne tjetren . Ndoshta nuk jeni ne gjendje te paguani edhe taksat shtetit sepse ata pune i dini ju “se per ato pune taksash shquheni ju ” .

  9. Ali pazari says:

    Harrojeni,ska me qofte te Daja Sala.Paguani detyrimet fiskale si gjithe te tjeret bashke me ate fletushken e Fahriut.Te barabarte midis gjithe te barabarteve.

  10. Toku says:

    Po pse duhet ta mbyll rama kete gazet??? Rama nuk eshte budalla te mbyll nje gazet qe i lehteson punen. Mjafton te lexosh titujt e rd dhe kupton me cfar mostrash ke te besh ajo gazet vetem shpifje dhe idiotlliqe shkruan. Pra Rama jo vetem qe nuk do qe ajo gazet te mbyllet, po besoj qe eshte gati te paguaj detyrimet qe rd ka ne shtet qe te shkruaj te njejtat gjera e te na bind qe ata njerez qe jan mbas asaj gazete te mos vin kurr ne pushtet.

  11. sancopanco says:

    Azem Hajdari ( 1996 ): ” Gazeta RD eshte nje gazete terroriste ” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje