Bashkia e Dropullit jep në shkelje të plotë të ligjit dhe jashtë kompetencave një leje të thjeshtë për nxjerrjen e 100 m3 gur të kuq në zonën e quajtur Mushaja dhe në Derviçan.
Sipas ish-kryeinspektorit të ISHPM-së Gjirokastër, Kristaq Thimio, kjo leje i është dhënë shtetasve Vangjel Liçi dhe Grigor Tavo. Por pavarësisht lejes, në dukje për sasi të vogël, dëmi mjedisor i shkaktuar është shumë herë më i madh.
“Fiks Fare” ishte në vendngjarje, ku dallohej me shkatërrimi i bërë aty, ku më parë pretendohet se kishte kullota dhe pyje.
Dy persona, të cilëve në mënyrë të jashtëligjshme u është dhënë kjo leje shfrytëzimi, aktualisht janë në hetim nga policia dhe prokuroria dhe pritet vetëm përgjigjia e Inspektoriatit për të vlerësuar dëmin e shkaktuar, i cili pretendohet të jetë tek 4 hektarë.
Të dy individët, siç ka rezultuar nga verifikimet e bëra, nuk kanë leje shfrytëzimi as nga AKBN dhe as nga Ministria e Mjedisit. Sipas ISHPM-së, ndaj këtyre personave është marrë edhe masa administrative me gjobë nga 5 milionë lekë secili.
Sipas ligjit, për shfrytëzimin e sipërfaqeve deri në 1 hektar leja merret pranë Ministrisë së Mjedisit, me urdhër të ministrit. Ndërsa për sipërfaqe mbi 1 hektar, leja merret pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Në këtë rast ka vetëm një vërtetim dhe një leje të dhënë për përdorim personal nga Bashkia e Dropullit, për nxjerrjen e 100 m3 gur të kuq.
I pyetur nga “Fiks Fare”, kryetari i bashkisë, Ahilea Deçka, i cili nuk pranoi të jepte një intervistë, tha se nuk ka firmosur gjë dhe se firmën e ka hedhur nënkryetari.
“Nuk e dinim që nuk na lejohej! Erdhi KLSH dhe na tha që s’na lejohet”, deklaroi Deçka. Ai theksoi se, dy vjet janë shumë pak që ata t’i dinë ligjet dhe shtoi se për këtë duhet të flasë nënkryetari që edhe e ka firmosur.
“Fiksi” kontaktoi edhe nënkryetarin Mihal Mano, por ai përveç se nuk pranoi të jepte një intervistë, u shpreh i irrituar nga përfshirja e gazetarëve të “Fiksit” në këtë histori. Ai tha se, ajo ka qenë një gurore e vjetër dhe se aty nuk është bërë asnjë shkeljë, apo krim mjedisor.
“Personat që e kanë, thjesht po e shfrytëzojnë për nevoja personale. Ne kemi vepruar, siç bënin edhe komunat. Këtu jemi ne zotër dhe e dimë vetë. Aty nuk ka dëm, apo krim mjedisor”, pohoi Mano.
Ja kulishat e “fiks-uar” te Ram-izit ne lufte ekonomike kundra Minoritetit, kundra gjithckaje Helene.
Hari Lena -Trebeshin, Nikollaq Neranxi – Himar, Dropull, ….. dhe perndjekja vazhdon.
U dashka marrë leje në qeveri për ca gurë për shtëpinë ??
Grigor Tavo eshte vellai i deputetit te LSI Vangjel Tavos. Sekurse kryeinspektori Kristaq Thimjo eshte i LSI i komaduar i Tavos madje eshte pronari i kompleksit te pishinave qe e kishte nxjere fiksi me perpara. Ka qene drejtor i antikorrupsionit ne kohen e Nanos pasi e ka kusheri te pare. Gjithe rruga kallderemni nga Gjirokastra ne qender deri ne virua me gurret e Tavos eshte bere. Kryetari i bashkise eshte po ashtu i komanduari i Tavos. Ne Gjirokaster njerezit e Tavos bejne ligjin, ne bashki, spital, hipoteka, etj etj. Ky Thimjo eshte shok i ngushte me Harri Lenen qe beri “masakren” ne Kelcyre.
kjo eshte maskra qe ka bere LSI qe ka patur edhe Ministrine e Mjedisit per lejen mjedosore po edhe AKBN qe jepte lejet e guroreve mbi 100m2. Besjan Pesha, Dael Dervishi dhe Viktor Tushe duhet te dalin para drejtesise sa me pare qe populli te besoje te ju te Rilindjes.
NUKe kuptoj çjan kta debila njerez qe thon ketu jemi ne zoter ,o katundar o kanibal , zot i kti vendi esht vetem shteti SHQIPTAR nga vermoshi ne konispol , nuk i dhjet njeri tapit qe keni se shteti esht trazhgimtar qe kur esht krijuar njerzimi , se te ter te renet per kto troje kan patur shtet kushdo qe mund te ket qen ai , ju keni vetem ate qe keni neper shal , se shteti esht zot i kti vendi i zgjedhur me voten ton , te tjeret me ato tapi jan vetem perdorus tokash per nje koh te pa caktuar kaq , nuk jemi ne mesjet ktu kafsh njerez dhe ne at koh te vinte kisha apo mbreti ti merte te tera injorant njerez , zbatoni ligjet e shtetit ose ne burg aty , po beni qef se kurr nuk pati shtet kto vite demokracie ne ket vend , vetem rrumpallhane kan qen ka 25 vjet ktu , ku politikan rrugaç ordiner postin e kan çfrytezuar vetem per perfitime personale si pushta . edhe te vetmen koh qe kishim shtet e shajm e denigrojm nga mengjesi ne dark se llumi i kti populli kan zen pikat kyçe ne kte vend , nga politika e gjuqsori deri tek mendjat vizive e te shkruara dhe jan kta te paret qe nuk duan shtet , se jan ordiner qe mendojn vetep per te vjedhur dhe xhvatur sa te munden ne kte vend , sistemi kurves ku mbret behet ai kryekurva i çermes qe fle me tre kater gra si sulltan vari k…t ,ne dor te rrugaçve ra ky vend mir edhe kaq.