Një personazh aspak i panjohur për publikun shqiptar, studenti shqiptar në SHBA, Deni Hoxha ka themeluar për herë të parë organizatën studentore shqiptare në Universitetin Harvard.
Me aspiratën për t’u bërë diplomat, Deni është jo vetëm një student me rezultate të shkëlqyera në Universitetin numër 1 në botë, Universitetin Harvard, por edhe po kontribuon në imazhin e Shqipërisë jashtë kufijve të saj.
I kontaktuar nga ATSH-ja, Deni tregon se “Albanian Students Association” është një organizatë studentore në universitetin Harvard.
Kjo e fundit është themeluar për të bërë bashkë shqiptarët që studiojnë në Harvard dhe për të lidhur studentët jo shqiptarë që janë të interesuar për Shqipërinë e Kosovën.
“Organizatën e kam themeluar unë , së bashku me shqiptarët e tjerë në Harvard. Organizata është krijuar për të lidhur shqiptarët që studiojnë në Harvard dhe për të lidhur studentët jo shqiptar që janë të interesuar për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët”, tha ai për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Por jo vetëm kaq. Deni thotë se organizata do të organizojë evenimente ku do të flitet për problemet sociale, ekonomike dhe politike që hasin shqiptarët. Kjo e fundit do të realizohet nëpërmjet diskutimeve, debateve, forumeve dhe të ftuarve specialë. Me rëndësi të madhe sipas tij, është promovimi i kulturës shqiptare përmes disa evenimenteve të tjera si filma, muzikë, dhe ushqime shqiptare.
“Do të promovojmë kulturën që të ndryshojmë imazhin negativ që mund të kenë shqiptarët nëpër botë. Organizata është e pavarur dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë organizatë tjetër, por jemi të gatshëm për bashkëpunim”, përfundon Deni, që studion në Universitetin Harvard.
Kush është Deni Hoxha?
Deni Hoxha nuk është i panjohur për publikun shqiptar, por jo vetëm. Në muajin janar të këtij viti, si student në Amerikë ai ndau eksperiencën e tij të studimeve, përpara stafit të Departamentit të Shtetit në Washington, DC. Deni ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit.
Në muajin mars të 2017-ës, gazeta amerikane “Telegram.com” sjell historinë e Denit duke përshkruar jetën e tij, si një student shqiptar i cili që prej 2010-ës jeton në Amerikë së bashku me familjen e tij. Po kështu, gazeta foli edhe për dashurinë e tij për të mësuar gjuhët e huaja, si një fuqi e jashtëzakonshme. Deni si moto të tij mban thënien e Nelson Mandelës, ish presidentit të Afrikës së Jugut dhe i njohur ndryshe si luftëtari i lirisë.
Sipas gazetës prestigjoze “Telegram.com”, Deni Hoxha aspiron që një ditë të shërbejë si diplomat i huaj për Departamentin e Shtetit, dhe për këtë shërben edhe mundësia që gëzoi vitin e kaluar duke treguar fuqinë që mbart të mësuarit e gjuhëve të huaja.
Gjatë verës së 2016-ës , ai jetoi dhe studioi arabisht në Jordani, nëpërmjet Departamentit të Shtetit me një bursë që i përfshinte të gjitha dhe në dhjetor u zgjodh një nga 4 studentët që prezantuan eksperiencën jashtë shtetit përpara stafit të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Deni gjithashtu është edhe drejtues i organizatës “Team Albanians” ku promovon vlerat dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë. Që prej 2015-ës, në faqen zyrtare të “Team Albanias” në Twitter-in, shumica e ndjekësve janë shqiptarë nga Amerika, Anglia, Franca dhe disa nga Shqipëria. Në disa projekte ka bashkëpunuar edhe me Eliza Dushkun apo shqiptarë të tjerë me famë botërore.
Pas prezantimit të Departamentit të Shtetit, Deni u vlerësua për studimin në zyrat e American Councils, ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falënderoi për punën si përfaqësues i programit NSLI-Y.
Pershendetje
Shume urime Danit dhe kolegeve te tij ne Harvard.
Eshte ne interes te historise qe krijimi i ketij Klubi nuk eshte hera e pare.
Ne vitin 2005 gjate programit ne Universitetin e Harvardit, se bashku me Margen Cuko, Bora Toska, Dritan Nesho dhe shume koilege te tjere krijuam Klubin e studenteve shqiptare ne Harvard,
Universiteti Harvardit e mbeshteti ngritjen e ketij klubi dhe financoj festimin e dites se Pavaresise.
Kjo ngjarje gjendet e dokumentuar ne Gazeten e Harvardit.
“…Over 30 members of the Albanian community from Harvard and the Greater Boston area donned red—the color of Albania’s flag—and enjoyed food and a movie screening in Adams House on Friday evening to celebrate the official recognition of the Harvard College Albanian Club. The club’s kickoff event also marked Albanian Independence Day, which is observed at the end of November”.
http://www.thecrimson.com/article/2005/12/5/albanians-launch-new-club-over-30/
Ju falenderoj
Arben
Prandaj Beno, te hoqem ty nga rektor i Luarasit !
Ti je “overqualified” , ose shqip ” nuk bo per ate pune “!
Sigurisht Arben, ti je i pari dhe bere shume mire qe per “interes te historise” i shkruajte kete koment “urimi” Denit (Danit sipas teje)!!!
nuk ka Denis Hason Hoxha shqiptar,flitet per fare turke……………..allah uakbar!
Klubi I studenteve Shqiptare ne Harvard ka qene eksistent . Nuk eshte krijuar kete vit nga Dani! lLe te jemi realiste!
le te jemi realiste boll ja fute kot
Duhet bere nje korrigjim me renditjen !
University me i mire ne bote tani per tani,
Eshte Oxford University, pastaj vjen, Cambrigde University, dhe me radhe.
Harvard University, eshte i katerti apo i pesti!
Z. Malaj ka te drejte, Klubi Sdudentor Shqiptar i Harvardit eshte themeluar dhe promovuar zyrtarisht ne Dhjetor 2005. Une nuk dua te pranoj qe kjo eshte “pune shqiptaresh”. Nuk besoj qe keta studentet e sotem ne Harvardin e Madh, te cilet i uroj per kete sukses te vecante, ta kene mohuar qellimisht faktin qe nuk eshte formuar per here te para nga ata kjo organizate studentore shqiptare harvardase. Mbase nuk e dijne apo nuk eshte ruajtur vazhdimesia. Une kam qene i ftuar ne mbremjen e bukur te asaj te Premteje Dhjetori ne Adam’s House ku u promovua themelimi per here te pare i “Klubit te Studenteve Shqiptare” ne kete universitet te shquar. Klubi mori miratimin dhe vulen zyrtare nga Adminbistrata e Universitetit perfshire edhe fonde. Organizatore te asaj kohe ishin studentet e shquar M. Cuko, F. Kasollja. B. Toska, D. Nesho…qe i mbaj mend shume mire. Ne salle kishte rreth 50 pjesmarres dhe te ftuar ku u bene shume aktivitete perfshire edhe shfaqia e filmit shqiptar “Parrullat” qe u duartrokit shume edhe nga shume te huaj qe asistonin ne kete eveniment themelues.
ne nuk po e mohojme dhe nuk po themi qe jemi te paret. flm
Z. Malaj ka te drejte, Klubi Sdudentor Shqiptar i Harvardit eshte themeluar dhe promovuar zyrtarisht ne Nentor/ Dhjetor 2005. Une nuk dua te pranoj qe kjo eshte “pune shqiptaresh”. Nuk besoj qe keta studentet e sotem ne Harvardin e Madh, te cilet i uroj per kete sukses te vecante, ta kene mohuar qellimisht faktin qe nuk eshte formuar per here te para nga ata kjo organizate studentore shqiptare harvardase. Mbase nuk e dijne apo nuk eshte ruajtur vazhdimesia. Une kam qene i ftuar ne mbremjen e bukur te asaj te Premteje Dhjetori para 12 vjetesh ne Adam’s House, ku u promovua themelimi per here te pare i “Klubit te Studenteve Shqiptare” ne kete universitet te shquar. Kjo organizate u be zyrtare duke marre miratimin dhe vulen zyrtare nga Administrata e Universitetit perfshire edhe fonde. Organizatore te asaj kohe ishin studentet e shquar M. Cuko, F. Kasollja. B. Toska, D. Nesho…qe i mbaj mend shume mire. Ne salle kishte rreth 50 pjesmarres dhe te ftuar ku u bene shume aktivitete perfshire edhe shfaqia e filmit shqiptar “Parrullat” qe u duartrokit shume edhe nga shume te huaj qe asistonin ne kete eveniment themelues.
Eshte per t’u pershendetur krijimi i organizatave te tilla, kudo ku ka studente dhe komunitet shqiptar. Informacioni qe jepni ju zoti Arben se ka patur edhe nje organizate tjeter te ketij lloji ne universitetin e Harvardit qe ne vitin 2005, por qe nuk permendet ne shkrim, tregon per nje defekt te madh qe kemi ne shqiptaret, qe vjen sa nga “protagonizmin” ose “individualizmin”, po aq edhe nga “harresa” ose mungesa e “kujteses kolektive”.
Kjo na ben qe ne gjithmone te jemi ne ate rrethin vicioz te fillimit te gjerave nga e para. Sapo protagonisti ose ideatori i nje levizje del nga skena, e gjithe levizja humbet e shuhet. Protagonisti i ri i radhes, nuk merr asgje nga ideja e meparshme as nga forma, as nga permbajtja, as edhe ta permend qofte edhe shkarazi protagonistin e meparshem. Ky individualizem i theksuar na ka bere qe edhe partite te jene parti te 1-shave, dhe dorehqjet apo lenia e stafetes ne momentin e duhur tek te tjeret, eshte e pa imagjinueshme. Edhe kur kane ndodhur, ose kane qene ndarje pas nje “beteje” pa princip, degjeneruese dhe poshteruese ndermjet njeri tjetrit, si ne rastin e Nanos, ose te tipit falco si ne rastin e “Berishes”!
Tani, e ke krijuar ti Arben kete apo Deni, se nuk e kuptoj?
Toska , Nesho , Hoxha , Aliaj , Miska , Carcani , Isai etj …po ti o Arben , me kostum dopjopet dhe kepuce me maj , cdoje atje ?
Urime Deni, por ta kesh parasysh se imazhi negativ i Shqiperise me politikanet qe ka eshte e veshtire te ndryshoje, keta i nxjerin syte njeri-tjetrit vetem per interesat etyre, bejne te pa munduren te marre pushtet behen armiq te vetvetes
Problemi eshte qe Klubi i Studenteve Shqiptare ne Harvard eshte krijuar ne vjeshten e Vitit 2005. Malaj dhe Agimi, si pjesmarres ne diten e inagurimit, japin faktet pet kete, perfshire dhe shtypin e kohes. Klubi eshte i miratuar nga Administrata e Universitetit shoqeruar edhe me vulen zyrtare dhe akordim fondesh. Keta te rinjte e sotem duhet ta pranojne kete dhe te marrin ne dore me krenari vazhdimesine jo autoresine. Sa per renditjen ju garantoj une qe Harvardi prej shume vitesh eshte numeri 1 ne bote, nuk ka konkurente. Mund te shikoni ranglisten ne Google apo kudo tjeter. Eshte Universitet me rreth $5 miliarde dollare buxhet ne vit dhe me mbi 50 cmime Nobel, po aq sa e gjithe Franca.
nuk eshte vazhdimsi. nga ta dinim ne qe dikur kishte patur albanian club? ne 4 vitet e fundit, nuk ka patur albanian club dhe ne nuk po themi qe jemi te paret po themi qe u krijua.
Puna e ketij studentit me duket si ajo: “A doni me per Belulin”. Aty behet nje si lajmerim per themelimin e kesaj organizate, por ne fakt flitet vetem per historite e ketij D. Hoxhes, te cilat nuk jane dhe aq impresionuese, biles shume te zakoneshme per nje student te Harvardit. Qenia student i keti uiversiteti mjaton, eshte vertete sukses i madh, te tjerat jane llafe kot e as qe hyjne ne pune. E dyta, nuk paska protaganiste te tjete ky eveniment, vetem ky Deni e beri kete? Dhe e treta, Klubi Studentor Shqiptar Harvardas eshte krijuar zyrtarisht ne 2005-n, Deni me shoke vetem duhet ta vazhdojne kete, te mos marrin autoresira fallco.
Eshte krijuar be 2005 dhe u mbyll ne 2006. Flm
ne 2005 u krijua Albanian Club dhe u zhduk ne 2006. Kjo nuk eshte Albanian Club, eshte Albanian Students Association.
Klubi mund te jete krijuar ne vitin 2005, por nga e dini ju qe ka qene klubi i pare shqiptar ai? Mund te kete patur te tjera klube edhe para vitit 2005. Ne 4 vitet e fundit, nga te gjithe pjesetaret e organizates qe eshte krijuar tani dihet qe NUK KA PATUR KLUB SHQIPTARESH. E dini ju apo ne qe jemi studenta ne Harvard??Mund te kete patur ne 2005 dhe ne 2006 por klubi nuk vazhdoi .
Rinor,
Aty thuhet tekstualisht qe “i riu shqiptar D. Hoxha themeloi per here te pare…” lexoje artikullin ju lutem. Dhe, e dyta, ju duhet te kishit google ose te pyesnit ne Administraten e
Shkolles, ose organizaten e Shqiptareve te Bostonit “Madalbanlans”, e cila ishte ne mbeshtetje te ketij klubi kur u krijua ne vitin 2005. E treta, nese vertete nuk mundet ta dinit, tani qe e moret vesh me fakte duhet te gjeni kete tradite, ta pranoni dhe te mos merrni autoresi si te paret…
Cfare eshte madalbanlans?? Organizata qe u krijua atehere ka 12 vite qe nuk ekziston dhe kjo eshte tjeter. Kjo esht organizate jo klub. Flm
“Massalbanians”, jo “Madalbanlans” – korigjim. Me fal per kete lapsus Rinor, me paska kaluar krejt padashje. Massalbanians eshte nje organizate e shqiptareve ne Boston me nje aktivitet shume dinamik qe prej 15 vitesh. Nuk po zgjatem me shume sepse besoj ju e dini, por ngaterresa me ate gabimin tim mund te kete krijuar konfuzion.
Pershendetje,
I uroj Denit shume suksese per organizaten e studenteve shqiptare ne Harvard. Eshte nje pergjegjesi teper e madhe te perfaqesosh vendin tend ne nje nder universitet me elite te botes. Pa dashur te nenvleresoj punen e madhe te ketyre studenteve, por me teper per hir te historise, “Harvard College Albanian Club” u krijua dhe dokumentua per here te pare ne nentor te vitit 2005. Une pata fatin e madh te jem president i kesaj organizate ne ate kohe. Sic permendet dhe me lart nder krijusit e tjere te klubit ishin: Bora Toska, Fuada Kasollja, Olend Kondakciu, Ilisia Shuke, Vera Muca, Dritan Nesho, Gjergji Bakallbashi, Arben Malaj, Stefan Koci, etj. Takoheshim cdo jave dhe ne periudhen 2005-2006 krijuam 5 aktivitete qe perfshine komunitetin e Harvardit dhe komunitetin e mbrekullueshem shqiptar ne Boston. Fatkeqesisht, kjo organizate nuk pati vazhdimesi pas 2 viteve te para, dhe me behet qe Deni ka marre inisiativen per rikrijimin e saj. Pune te mbare dhe shume suksese Deni. Shpresoj te jesh ne kontakt me komunitetin shqiptar ne Boston. Jane te mbrekullueshem dhe per ne ishin nje ndihme shume e madhe 12 vite me pare.
Urime dhe shume suksese,
Margen Cuko
Harvard University 2002-2006
Rinor, po te drejtohem ty sepse ti po merr shume persiper ne kete ceshtje. Biles je edhe shume konfuz. Nje here thua qe nuk ka pasur organizate tjeter, nje here thua qe nga ta dinim ne qe ka patur, tjeter here thua qe edhe nese ka patur eshte zdukur shpejt e ku ta di une. Nuk e di nese eshte ky emri tend i vertete apo pseudonim, nuk e di nese je vete D. Hoxha. Por, une do te doja qe vete D. Hoxha te dale me nje prononcim publik dhe te kerkoje falje mbase, kjo i ben nder atij dhe juve si harvardas. Sepse ky ka marre persiper autoresine e krijimit te kesaj organizate sipas artikullit dhe as qe permenden te tjere… Ky djale ka pasur dijeni qe Klubi Studentor Harvardas ka qene i krijuar, po dalin fakte per kete. Por, me shume keqardhje e them, qe ky e ka anashkaluar kete per te qene protagonist, biles as qe permend ndonje bashkepunetor te tij te sotem ne kete nisme. Edhe po te shihni artikullin, aty pak flitet per organizaten , aty flitet per Denin, sukseset dhe biografine e tij te “madhe”. Paska shkuar te mesoje arabisht ne Jordani “good for him”, por kjo eshte nje gje fare e zakoneshme ne kete universitet. Cdo student ne Harvard mund te beje nje ose me shume udhetime mesimore jasht Amerike me financimet e shkolles. Harvardi eshte shume i fuqishem financiarisht. Biles ai ka filiale dhe rezidenca ne shume qendra te Botes. Vete pranimi ne kete universitet te madh, me te famshmin ne Bote, sic e thote me te drejte edhe komentuesi “Z”, eshte sukses teper i vecante, nuk te duhen fare ato gjerat e tjera qe rendit Deni per vehten e tij. Nuk duhet te zgjateshim shume ne kete ceshtje, por kur bie fjala per harvardas e para duhet te jete integriteti dhe besueshmeria, ne kete rast ju e vini ne dyshim ate. Sipas shkrimit organizata juaj merr persiper gjera te medha dhe shume fisnike. Nuk po ve ne dyshim mundesine qe ka kjo organizate, sepse nganjehere mjafton edhe vetem deshira, entusiazmi dhe potenciali juaj rinor si dhe emri juaj “harvardas” per te promovuar gjera te mira, por, sic e thash per kete duhet integritet dhe besueshmeri se pari. Dua te shtoj edhe dicka tjeter. A. Malaj me te drejte dhe me fakte e hapi kete debat. Por disa u perpoqen t”ja mbyllin gojen Benit me fyerje e denigrime te cuditeshme. Cfar etike dhe llogjike eshte kjo? A do te mesojne ndonjehere shqiptaret te komunikojne normalisht, te shkembejne ide e mendime ne te miren e vendit? Pse duhet te futet politika dhe gjerat personale ne kete ceshtje apo ceshtje te tjera me interes per shoqerine. Keq fare, shume keq. Une ndjek interakte te ketij lloji ne disa gjuhe te botes, por nuk e kam hasur kurre ne asnje gjuhe apo komb kete agresivitet dhe qendrim fyes ne komunikimet e njerzve mes tyre.
Mbase pak google search do ti vinte ne ndihme personit qe ka botuar artikullin ne menyre qe te garantoje vertetesine e lajmit dhe profesionalizmin e gazetarise shqiptare.
http://www.thecrimson.com/article/2005/12/5/albanians-launch-new-club-over-30/